Seanca kryesore për rastin “Lotaria Shtetërore”, ku janë të akuzuar tetë persona, mes tyre edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes. Avokatët thanë se nuk e kanë marrë aktakuzën dhe se nuk kanë pasur qasje në të gjitha provat e Prokurorisë. Gjyqtarja Biljana Shuplinovska Jolevski sqaroi se dosja është e madhe dhe përmban 231 prova materiale dhe shtatë prova verbale. Për shkak të vëllimit, provat janë vendosur në kuti në gjykatë, ku avokatët mund t’i marrin dhe t’i shqyrtojnë. Edhe mbrojtja e Perpetim Bajramit, i cili ndodhet në arrati, deklaroi se nuk e ka marrë aktakuzën. Gjykata…
Author: almakos
Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë nga një vend që eksporton fuqi punëtore, në një treg që po tërheq punonjës nga jashtë. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë një rritje të fortë të numrit të të huajve që jetojnë ligjërisht në vend, ku punësimi është tashmë arsyeja kryesore e qëndrimit, ndërsa India dhe Filipinet po zënë një peshë gjithnjë e më të madhe në flukset e reja. Në fund të vitit 2025, në Shqipëri rezultonin 32.163 të huaj me leje qëndrimi, me një rritje prej 46,6% krahasuar me vitin 2024. Vetëm një vit më parë numri i…
Një rast jashtëzakonisht i pazakontë nga Brazili ka tronditur opinionin pasi një grua 38-vjeçare u dënua për mashtrim, pasi ishte shtirur si një vajzë vetëm 12 vjeçe dhe kishte jetuar për më shumë se një vit me një familje që besonte se po ndihmonte një fëmijë të pambrojtur. Amanda Maria Souza de Oliveira kishte bindur […] The post 38-vjeçarja u shtir si 12-vjeçare dhe jetoi 14 muaj me një familje kujdestare appeared first on InfoKosova.
Ushtria izraelite ka përdorur në më pak se tre vjet luftë po aq municion sa kishte përdorur gjatë tri dekadave të mëparshme, raportoi të dielën gazeta izraelite Maariv, duke theksuar rritjen e presionit mbi personelin, pajisjet dhe financat e saj, transmeton Anadolu. Aktiviteti i Forcave Ajrore Izraelite gjatë kësaj periudhe ishte gjithashtu i barasvlershëm me rreth nëntë vjet operacionesh në kushte normale, ndërsa tanket dhe transportuesit e blinduar të personelit kanë konsumuar mijëra motorë, tha gazeta. Maariv tha se pajisjet ushtarake mund të zëvendësohen ose riparohen, por paralajmëroi se pasojat mbi personelin janë shumë më të vështira për t’u rikthyer.…
Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka shprehur mbështetjen për qytetarët e Divjakës që po protestojnë kundër ndryshimeve të ndarjes administrative. Baçi kërkon që Divjaka të vijojë të jetë bashki dhe vlerëson angazhimin e ish-deputetes Ilda Dhori në mbështetje të qytetarëve. Reagimi i plotë: Divjaka duhet te qendroj Bashki! Qytetaret e Divjakes çdo dite ne proteste. Qendrese, perballje, asnje hap pas, nga ana e tyre! Mbeshtetje per qytetaret kurajoz dhe guximtare te Divjakes! Vleresim, mbeshtetje dhe respekt per kolegen e nderuar, mjeken dhe qytetaren model te Divjakes, ish deputeten Ilda Dhori, (qe ne fakt duhet te ishte, si perfaqesim dinjitoz ne…
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nis gjykimin ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe shtatë personave të tjerë për rastin e “Lotarisë Shtetërore”. Ata akuzohen se gjatë viteve 2023 dhe 2024 kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe i kanë shkaktuar dëm “Lotarisë Shtetërore” prej rreth 507.6 milionë denarësh. Aktakuza është ngritur më 13 gusht nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup. Të gjithë të akuzuarit dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, për të cilën parashihet dënim me burg deri në pesë vjet. Lënda do të gjykohet nga gjyqtarja Biljana Shuplinovska-Jovevski. Ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami, i cili është…
Rreth 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore të moderuar ose të rëndë në periudhën 2023-2025, vlerëson FAO. Ndonëse treguesi ka shënuar përmirësim të lehtë, ai mbetet shumë më i lartë në Europë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO). Në harkun e një viti, treguesi është ulur me 1.2 pikë përqindjeje. Pavarësisht përmirësimit, niveli në Shqipëri është rreth 4.3 herë më i lartë se mesatarja europiane prej 7.4% dhe rreth 5.5 herë mbi mesataren e Europës Jugore, prej 5.8%. Shqipëria paraqitet gjithashtu shumë më keq se vendet…
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në disa pjesë të vendit janë regjistruar 33 zjarre në ambiente të hapura. Situata më serioze paraqitet në zonat ku zjarret janë përhapur në pyje. Sipas QMK-së, zjarre aktive janë raportuar pranë Moranës, Vrtekicës dhe Ramni Gaber, me një degëzim drejt Paligradit dhe mbi Vrazhalen, ku po digjet pyll i përzier. Zjarri është aktiv edhe në zonën e Vidushit, pranë Dragov Dol dhe Lokvicës në Makedonski Brod, ku po digjen bimësi e ulët, pyje me kërcell të ulët dhe shkurre. Në Kërçovë, zjarr aktiv është regjistruar në…
Kompania konçesionare, që po ndërton Aeroportin e Vlorës po përgatit një padi kundër qeverisë shqiptare në gjykatën e Arbitrazhit të Londrës. Por ndryshe nga arbitrazhet e tjera të ngritura ndaj Shqipërisë, kjo padi nuk ka të bëjë me kërkesë për kompesim apo pagim dëmesh. Kapitali ka mësuar se Vlora International do t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar bllokimin e prishjes së kontratës konçesionare. Pra, një masë sigurimi mbi njoftimin e ministrisë së Infrastrukturës për zgjidhjen e kontratës. Aktualisht VIA drejtohet nga Vegim Hoxha, administrator i vendosur nga kompania 2A group e Valon Ademit pas ngrirjes së aksioneve të Mabcos nga…
Sot shënohet dita e 86-të e protestës qytetare. Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend. Protesta pritet të nisë organizimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas do të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujore, e cila do të përgatiste vendin për…
NASA tregon përmasat e valës së të nxehtit që ka përfshirë Evropën gjatë muajve të fundit. Pamjet, të përpunuara nga të dhënat satelitore, paraqesin temperaturat maksimale të regjistruara në kontinent nga 1 maji deri më 19 gusht, duke treguar qartë shtrirjen dhe intensitetin e të nxehtit. Sipas NASA-s, Evropa Perëndimore është përballur me pesë valë të të nxehtit deri në mesin e gushtit, ndërsa në disa vende temperaturat kanë kaluar 40 gradë Celsius. Nxehtësia ekstreme ka thyer rekorde temperaturash dhe, në shumë raste, ka zgjatur për ditë ose edhe javë të tëra. Temperaturat e larta gjatë natës kanë shtuar më…
Një anije mallrash me flamur të Panamasë është fundosur në brigjet e shtetit Odisha, në lindje të Indisë, ndërsa vetëm dy nga 24 anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar deri tani. Anija MV Ocean Winner kishte në bord 24 persona, mes tyre 20 shtetas kinezë, tre nga Mianmari dhe një nga Bangladeshi. Sipas Rojës Bregdetare Indiane, Qendra e Koordinimit të Shpëtimit Detar në Sri Vijaya Puram nisi operacionin e kërkim-shpëtimit të shtunën, pasi mori sinjalin e emergjencës nga anija dhe më pas humbi kontaktin me të. Dy anëtarë të ekuipazhit u gjetën dhe u shpëtuan nga gomonet e shpëtimit. Ndërkohë, autoritetet…

