Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në disa pjesë të vendit janë regjistruar 33 zjarre në ambiente të hapura. Situata më serioze paraqitet në zonat ku zjarret janë përhapur në pyje.
Sipas QMK-së, zjarre aktive janë raportuar pranë Moranës, Vrtekicës dhe Ramni Gaber, me një degëzim drejt Paligradit dhe mbi Vrazhalen, ku po digjet pyll i përzier.
Zjarri është aktiv edhe në zonën e Vidushit, pranë Dragov Dol dhe Lokvicës në Makedonski Brod, ku po digjen bimësi e ulët, pyje me kërcell të ulët dhe shkurre.
Në Kërçovë, zjarr aktiv është regjistruar në zonën e fshatit Tajmishte, në pjesën e Dardës, ku po digjet pyll ahu me kërcell të lartë.
Një tjetër zjarr aktiv është raportuar në Gorna Gjonovicë, në komunën e Gostivarit, ku po digjet bimësi e ulët.
Autoritetet vazhdojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet në zonat e prekura nga zjarret.
The post Katër zjarre aktive dhe katër nën kontroll appeared first on TV-SHENJA.


