Author: almakos

Kanadaja do t’i rifillojë bisedimet tregtare me SHBA-në kur Washingtoni të tregojë “qëndrimin e duhur”, tha të hënën kryeministri Mark Carney, transmeton Anadolu. Duke folur në një konferencë për media ku njoftoi planet për ndërtimin e gjashtë akullthyeseve të reja në një kantier detar në Quebec, Carney mbajti një qëndrim sfidues pas ndërprerjes së negociatave për një marrëveshje të re tregtare mes dy vendeve të premten. “Kur amerikanët të ulen fillimisht në tryezën e negociatave me qëndrimin e duhur ndaj industrisë sonë dhe me një frymë të vërtetë partneriteti, sigurisht që edhe ne do të ulemi në tryezën e negociatave”,…

Lexo më Shumë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht për brezat e rinj si Gen Z dhe Gen Alpha. Koha e gjatë para ekranit, njoftimet e vazhdueshme dhe presioni për të qenë gjithmonë online kanë shtuar shqetësimet për ankthin, stresin dhe mirëqenien mendore. Për këtë arsye, gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin të rikthehen te teknologjia retro, si telefonat me kapak, kamerat dixhitale të viteve 2000, iPod-ët, kufjet me kabllo dhe konsolat klasike. Për ta, këto pajisje janë një mënyrë për të reduktuar kohën para ekranit dhe për t’u shkëputur nga rrjetet…

Lexo më Shumë

Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Bashkohuni me ne”, mbyllet protesta e 86 kundër Ramës. Për të 86 ditë me radhë, qytetarët kanë vijuar protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj situatës politike në vend dhe duke kërkuar ndryshime në drejtimin e vendit. Pas fjalimeve të mbajtura pranë Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët kryesore të Tiranës. Gjatë gjithë tubimit, ata kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit dhe zyrtarëve të qeverisë, duke kërkuar largimin e tyre nga detyra.   Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë marshimit ishin: “Rama, jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi!”, “Arrestoni Ramën!”, “Rama në…

Lexo më Shumë

Prezantuesja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të veçanta, ku shfaqet pranë vjehrrës së saj, nënës së regjisorit Eduart Grishaj, Diellës. Në imazhet e publikuara, Arbana dhe vjehrra e saj shfaqen pranë njëra-tjetrës, të buzëqeshura dhe në një atmosferë të ngrohtë familjare. Pamjet kanë sjellë një moment të rrallë të dyjave së bashku, pasi Arbana nuk është parë shpesh në publik duke ndarë fotografi me vjehrrën e saj. Krahas fotografive, moderatorja ka zgjedhur të shoqërojë publikimin edhe me një dedikim të shkurtër, por mjaft të ëmbël për të. “Buzëqeshja e…

Lexo më Shumë

Rregullat e reja për veshjen në Komunën e Mitrovicës së Jugut duket se nuk vlejnë njësoj për të gjithë. Ministrja Fitore Pacolli sot është paraqitur në komunë me një fustan të zi, të shkurtër dhe pa mëngë, ndonëse këto veshje ndalohen në njoftimin e vendosur në hyrje të objektit. Sipas njoftimit, qytetarëve dhe vizitorëve u […] The post Fitore Pacolli “thyen” rregullin e Faton Pecit – hyn në komunë me fustan të shkurtër pa mëngë appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Eksperti i IT-së Gent Progni ka deklaruar se zëri i protestuesve shqiptarë duhet të dëgjohet edhe në Bruksel dhe në Parlamentin Europian, duke përsëritur kërkesat për shfuqizimin e ligjeve që dëmtojnë interesin kombëtar dhe për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, një kërkesë që sipas protestuesve është e pa negocieshme. Progni iu drejtua edhe partnerëve ndërkombëtarë, duke i bërë thirrje të tregohen të kujdesshëm me marrëveshjet që lidhin me qeverinë shqiptare. Sipas tij, çdo marrëveshje që cenon interesin kombëtar apo pasurinë publike duhet të rishikohet. Në përfundim, ai theksoi se shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën europiane, por kërkojnë…

Lexo më Shumë

Rezerva valutore ka arritur një rekord të ri historik në mesin e këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës arriti në rreth 7.9 miliardë  euro, në rritje me 7.9% që nga fillimi i vitit 2026 dhe me 17.2% me bazë vjetore. Rritja e vazhdueshme e vlerës së rezervës valutore po mbështetet nga blerjet e konsiderueshme të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për tre muajt e parë të vitit 2026 Banka e Shqipërisë bleu rreth 140 milionë euro në tregun e…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, vazhdon të mbetet një nga artistet më të pëlqyera dhe më të komentuara nga publiku shqiptar. Me paraqitjet e saj, stilin e veçantë dhe aktivitetin në rrjetet sociale, ajo shpesh arrin të tërheqë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa edhe publikimet e saj të fundit nuk kanë bërë përjashtim. Këto ditë, Nora ka nisur pushimet në një destinacion luksoz, prej nga ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit disa imazhe. Përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, këngëtarja ka treguar disa momente nga qëndrimi i saj, duke sjellë një atmosferë relaksi dhe luksi. Në pamjet e publikuara,…

Lexo më Shumë

Situata e zjarreve në vend paraqitet e përmirësuar, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Deri në orën 20:00 janë evidentuar 26 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive, 6 janë nën mbikëqyrje dhe 14 janë shuar. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se forcat operacionale vijojnë punën në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave. Ministria e Mbrojtjes, përditësim mbi situatën e zjarreve (24 Gusht 2026 – ora 20:00) Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë ditës së sotme, deri në orën 20:00, situata e zjarreve paraqitet e përmirësuar dhe pa rrezik për zonat e banuara.   Janë…

Lexo më Shumë

Rezervat e naftës bruto në Rezervën Strategjike të Naftës (SPR) të SHBA-së kanë rënë nën 290 milionë fuçi javën e kaluar, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 1982, treguan të hënën të dhënat zyrtare, transmeton Anadolu. Rezerva u ul me rreth 3,7 milionë fuçi, në 289,7 milionë fuçi më 21 gusht, nga 293,4 milionë fuçi një javë më parë, sipas Departamentit amerikan të Energjisë. Inventari i fundit përbëhej nga 98,7 milionë fuçi naftë bruto të ëmbël dhe 191 milionë fuçi naftë bruto të thartë. Rezerva tani është e mbushur në rreth 41 për qind të kapacitetit të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kërvasari të Malishevës, ku 25-vjeçarja Jetlira Foniqi ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, ndërsa bashkëshorti i saj, 26-vjeçari siç ka mësuar Insajderi, Egzon Bytyqi, është i plagosur rëndë dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Gazeta Insajder ka mësuar […] The post Detaje të reja nga rasti në Malishevë – burri dyshohet se vrau gruan, pasi…. appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Protesta e 86-të vijon në Tiranë, ndërsa qytetarët shprehin pakënaqësinë e tyre për situatën politike dhe sociale në vend. Një prej protestuesve tha se janë të shumta arsyet që e kanë sjellë në protestë, duke renditur problematikat që, sipas tij, prekin qytetarët në të gjithë vendin. “Janë 101 mijë arsye që na sjellin në protestë. Nuk ka asnjë të drejtë të shqiptarëve. Janë rrënuar rrethet dhe fshatrat, janë mbyllur shkolla e spitale”, u shpreh qytetari. Ai kritikoi gjithashtu situatën në vend, duke deklaruar se qytetarët përballen me pasiguri dhe probleme të shumta. “Këtu është të ikësh natën në terr e…

Lexo më Shumë