Kancelari gjerman, Friedrich Merz, është takuar me pesë krerë të tjerë qeverish evropiane për të krijuar një aleancë kundër planeve për një rritje masive të buxhetit afatgjatë të BE-së, transmeton Anadolu. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Merz në Berlin tha se grupi, i përbërë nga Gjermania, Holanda, Danimarka, Austria, Finlanda dhe Suedia, pajtohet se buxheti duhet të shkurtohet me disa qindra miliardë euro krahasuar me propozimin e Komisionit Evropian. “Dhe këto shkurtime do të duhet të prekin të gjitha fushat. U dakorduam që të hyjmë në konsultimet në Bruksel me një qëndrim të përbashkët, buxheti i BE-së duhet të…
Author: almakos
Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të publikuara së fundmi në Instagram. Interpretuesja e hitit “Le Mama” ka ndarë me fansat disa momente nga pushimet e saj në jug të Shqipërisë, duke zgjedhur të shijojë ditët e verës pranë bregdetit. Në disa prej fotografive, Nora shfaqet me bikini, ndërsa ka vënë në pah format e saj trupore dhe paraqitjen në formë. Me stilin dhe sigurinë që e karakterizon, këngëtarja ka dëshmuar edhe një herë se vazhdon të kujdeset për pamjen e saj, duke marrë vëmendjen e fansave në rrjetet sociale. Komplimentet…
Ish-banorja e BBVK, Ana Ejupi është një nga emrat me të përfolur të mediave roze, raporon IndeksOnline. Ajo tani është në pritje për tu bërë nënë për herë të parë. E pak javë para se të bëhet nënë, Ana dhe Kevini kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës. Ata po presin të bëhen prindë të një vajze.
Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) ka bërë të ditur se të paktën 10.000 familje vlerësohet se kanë humbur shtëpitë e tyre nga përmbytjet shkatërruese të befasishme në Nepal, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i IFRC-së, Tommaso Della Longa, për CNN tha se “situate është katastrofike”. Ai tha se të paktën 10.000 familje vlerësohet se kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa përpjekjet për të arritur tek ato vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht të vështira, pasi rrugët dhe urat janë shkatërruar, komunikimet janë ndërprerë dhe në disa komunitete mund të arrihet vetëm me helikopter. Duke folur për BBC-në,…
Një 48-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmë pas denoncimit se ka sulmuar djalin e tij të mitur, pasi paraprakisht kishte tentuar të sulmonte bashkëshorten e tij “Më 27.08.2026 në orën 00:15, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria Z.N.(48) nga Kumanova, duke vepruar sipas denoncimit se në shtëpinë familjare në Kumanovë ka tentuar të sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij 48-vjeçare, e më pas ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur”, informojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme. Siç shton policia, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj Z.N. do të dorëzohet kallëzimi përkatës. The post Privohet nga…
Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, ku deri në orën 20:00 të mbrëmjes së 27 gushtit janë raportuar 8 vatra zjarri. Sipas ministrisë, 5 vatra mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 1 është shuar plotësisht. Për përballimin e situatës janë angazhuar strukturat operacionale vendore dhe qendrore, përfshirë MZSH-në, Forcat e Armatosura, ADZM/AZM, shërbimin pyjor, Policinë e Shtetit, strukturat bashkiake dhe vullnetarë. Në mbështetje të ndërhyrjeve tokësore janë aktivizuar edhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura. Në Malin e Dajtit, pas riaktivizimit të tre vatrave, janë angazhuar 20 forca zjarrfikëse dhe të…
Të paktën dy persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në një qytezë në veri të Francës, pasi një makinë përplasi një grup njerëzish. Ngjarja ndodhi pranë stacionit hekurudhor të lokalitetit Kaen, ku sipas autoriteteve lokale, drejtuesi i mjetit vërshoi qëllimisht ndaj grupit të këmbësorëve. Shoferi u arrestua pasi policia vendase ndërmori një operacion madhor për kapjen e tij në të gjithë rajonin e Normandisë. Kryetari i Bashkisë së Kaenit, Aristide Olivier tha se hetuesit po punojnë për të zbardhur motivet e veprimit të drejtuesit të mjetit. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes deklaruan se personi kishte pasur një…
Në protestën e 89-të qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë sjellë në shesh pankarta me mesazhe të forta dhe ironike, duke shënjestruar qeverinë, korrupsionin dhe zhvillimet e fundit në vend. Një pjesë e pankartave i referohen edhe arrestimit të Ergys Agasit, ndërsa në disa prej tyre përmendet roli i SPAK-ut dhe hetimet e fundit ndaj personave të lidhur me pushtetin. Mesazhet e shfaqura gjatë protestës janë të ndryshme, por në thelb përcjellin kritika ndaj qeverisë dhe kërkesa për përgjegjësi për korrupsionin. Ndër pankartat e protestuesve spikasin mesazhe si: “Asnjë pasqyrë digjitale nuk e fsheh dot vjedhjen reale,…
Familja e Jasharit duket se ka mirëpritur një nuse të re. Motra e Jasharit, Fatimja, ka ndarë publikisht momente me kunatën e saj, duke treguar raportin e mirë që kanë mes tyre. Pas largimit të Hatixhes nga ajo shtëpi, nusja e re duket se tashmë është bërë pjesë e familjes së Jasharit, shkruan Kosovarja.
Sot shënohet dita e 89-të e protestës qytetare. Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend. Protesta pritet të nisë organizimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas do të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujore, e cila do të përgatiste vendin për…
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Fushë-Krujë–Borizanë, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën. Mësohet se automjeti që drejtohej nga Vath Leka, 62 vjeç, banues në Borizanë, ka dalë nga rruga, është përplasur me një avlli dhe më pas ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, i cili udhëtonte i vetëm, ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi…
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, inspektoi sot punimet për ndërtimin e “Sallës Universale” në Shkup dhe u informua për ecurinë e projektit. Sipas Ministrisë, punimet po zhvillohen sipas planit dinamik dhe deri tani janë realizuar gërmimet në nivelin e bodrumit, ndërtimi i shtyllave dhe aktivitetet për mbrojtjen e konstruksionit, ndërsa po punohet edhe në përpunimin dhe montimin e elementeve të çelikut. “Sot inspektova punimet në punishten e Sallës Universale, objekt me rëndësi të veçantë për qytetin, në prani të drejtuesit të punimeve “Megaron Engineering” Shkup, organit mbikëqyrës “EOS E.E Consulting” – SHPK Shkup dhe kontraktorit “Universal Balkan” SHPK…

