Author: almakos

NTP Shkup njofton përdoruesit e transportit publik se nga 1 shtatori 2026 do të nisë zbatimi i orarit dimëror për transportin publik urban. Nga ndërmarrja u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen me kohë për oraret e linjave që përdorin, me qëllim që të shmangin vonesat dhe paqartësitë gjatë udhëtimit. “U këshillohet përdoruesve të transportit publik të informohen me kohë për oraret e linjave që përdorin”, thuhet në njoftimin e NTP Shkup. Orari i përditësuar i linjave mund të konsultohet në faqen zyrtare të internetit të JSP Shkup. The post Nga 1 shtatori nis orari dimëror i transportit publik në…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë 25-vjeçarja Ana Dyrmishi, e cila pësoi djegie të rënda nga zjarri që ra disa ditë më parë në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ndërsa ishin me pushime. E reja u dërgua drejt Turqisë dy ditë pas zjarrit që përfshiu hotelin në Vlorë, për shkak se pësoi djegie të rënda. Fillimisht Dyrmishi u dërgua në një spital në vendin tonë, por më pas u dërgua drejt shtetit turk, për një mjekim më të specializuar. Gjendja e saj ishte kritike dhe nuk ka arritur t’ju mbijetojë plagëve të marra nga zjarri. The post Pushimet u kthyen në tragjedi/ Pësoi djegie…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar për rezultatet e pranimit të nxënësve në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji”, duke shprehur shqetësim për përfaqësimin e shqiptarëve. Sipas ASH-së, nga 310 nxënës të pranuar, vetëm 9 janë shqiptarë, që përbën më pak se 3 për qind. Partia thekson se mësimi në këtë shkollë zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase. ASH kërkon transparencë për konkursin, numrin e kandidatëve shqiptarë që kanë aplikuar dhe mënyrën e vlerësimit të tyre. Nga partia thonë se përbërja e kësaj shkolle është e rëndësishme, pasi ajo përgatit kuadro për policinë dhe të diplomuarve u garantohet punësim në Ministrinë…

Lexo më Shumë

Dikur, Sabri Fejzullahu ishte aktiv si në aktrim, ashtu edhe në muzikë. Ai u dallua në të dyja fushat dhe ka qenë pjesë e projekteve të ndryshme artistike. Fejzullahu ka aktruar edhe në filmin “Kur pranvera vonohet”. Nga ky film është shkëputur një fotografi ku këngëtari dhe aktori shfaqet me pushkë në krah, shkruan Kosovarja. Kjo paraqitje sjell një kujtim nga periudha kur Sabri Fejzullahu ishte aktiv edhe në kinematografi. Sot ai njihet kryesisht për kontributin e tij të gjatë në muzikë, ndërsa rolet e tij në film mbeten pjesë e veprimtarisë së tij artistike.

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar në total 288 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet nga ajri me 2 helikopterë, të angazhuar në 3 operacione. Vatrat aktive janë: Mali i Dajtit, Tiranë – vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës. Në operacion u angazhuan 20 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, si dhe 1 helikopter i…

Lexo më Shumë

Një pyetje e thjeshtë në internet ka prodhuar dhjetëra rrëfime që kanë bërë mësuesit të ndihen të parehatshëm edhe vite më vonë. Pyetja ishte: “Cila është gjëja më e frikshme që një nxënës ju ka thënë ndonjëherë?” Një mësuese tregoi për një vajzë të klasës së parë që i tha se kishte një foshnjë në […] The post Mësuesit tregojnë gjërat më të frikshme që nxënësit u kanë thënë – disa histori duken si filma horror appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Palestinezët shënojnë të enjten Ditën Kombëtare për Rikthimin e Trupave të Dëshmorëve Palestinezë dhe Arabë, ndërsa numri i trupave palestinezë të mbajtur nga Izraeli ka arritur nivele të paprecedenta, me vlerësimet izraelite që e vendosin shifrën në rreth 1.700, raporton Anadolu. E shënuar çdo vit më 27 gusht, kjo ditë vë në pah luftën disa dekadëshe të familjeve palestineze për të rikthyer trupat e të afërmve të tyre të mbajtur në morgjet ushtarake izraelite ose të varrosur në varreza ushtarake të mbyllura, të njohura si “varrezat e numrave”. Çështja është përshkallëzuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës së Izraelit në…

Lexo më Shumë

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku të ndodhur dje në autostradën bregdetare, pranë Unecit, në Slloveni. Sipas të dhënave fillestare, aksidenti ka ndodhur pasi një kamion, për shkak të një defekti, ishte ndalur në hapësirën e paraparë për ndalim. Për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, automjeti në të cilin udhëtonin pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut është përplasur me pjesën e pasme të majtë të rimorkios së kamionit. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë humbur jetën në vendngjarje. Vdekja e tyre…

Lexo më Shumë

Më 27 dhe 28 gusht 2026, deri në orën 07:30, në vend janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambient të hapur. Prej tyre, 4 zjarre janë ende aktive, 3 janë vënë nën kontroll, ndërsa 24 janë shuar. Katër zjarret aktive janë regjistruar në disa komuna: Komuna e Sarajit – në fshatin Kopanicë, ku është përfshirë bimësi e ulët. Komunat e Gostivarit dhe Makedonski Brodit – zjarri ka nisur pranë fshatit Tërnovo në Komunën e Gostivarit dhe është përhapur në drejtim të fshatrave Bitovë, Zagrad dhe Strajane, në territorin e Komunës së Makedonski Brodit. Zjarri ka përfshirë pyll të ulët, bimësi të ulët, kullota dhe…

Lexo më Shumë

Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve me pakicë ka rikthyer ndërhyrjet e qeverive të vendeve të rajonit për uljen e akcizës te nafta, përveç Shqipërisë, ndonëse kjo e fundit ka çmimin më të shtrenjtë në rajon. Në Shqipëri, prej rreth një jave nafta po tregtohet me çmim prej 219 lekë për litër. I konvertuar në euro, çmimi i naftës është rreth 2.3 euro për litër nga 2.06 euro për litër që ishte çmimi në muajin korrik, ndërsa benzina po tregtohet me rreth 2.1 euro për litër. Në vend krahasuar me muajin korrik çmimi është rritur me rreth 0.24 euro për litër…

Lexo më Shumë

Dita e sotme nisi për mua me dy lajme që, në pamje të parë, duket sikur nuk kanë fare lidhje me njëri-tjetrin. Lajmi i parë ishte nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti Donald Trump nxori një urdhër ekzekutiv që administrata amerikane ta quajë Liqenin Ontario me emrin e ri, “Liqeni Amerika”. Lajmi i dytë vinte nga Shqipëria dhe kishte të bënte me shitjen e makinave të reja. Shifrat tregonin jo vetëm një rritje shumë të madhe të tregut shqiptar gjatë këtij viti, por edhe një ndryshim interesant: në vendet e para të shitjeve janë vendosur makinat kineze. Në korrik, makina më…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri në mesatare në disa zona. Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për zhvillim të jostabilitetit të izoluar, i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e fortë, kryesisht nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të lëvizë nga 15 deri në 24 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i…

Lexo më Shumë