Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka vizituar Komunën e Haraçinës, ku është takuar me kryetarin e komunës, Daut Beqiri. Në takim është diskutuar për bashkëpunimin institucional, zhvillimin rajonal, si dhe realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e mirëqenies dhe cilësisë së jetës së qytetarëve. “Biseduam për bashkëpunimin institucional, zhvillimin rajonal dhe realizimin e projekteve me rëndësi për mirëqenien e qytetarëve”, ka deklaruar Gashi. Një pjesë e veçantë e diskutimeve i është kushtuar forcimit të komunikimit me qytetarët dhe funksionalizimit të zyrave të deputetëve në Komunën e Haraçinës. Sipas Gashit, këto zyra do të shërbejnë si një…
Author: almakos
Adem Jashari, nipi i familjes legjendare Jashari, është shfaqur më i lumtur se kurrë pranë të fejuarës së tij. Dyshja kanë marrë pjesë së fundmi në një event familjar, ku kanë tërhequr vëmendje me paraqitjen e tyre elegante. Ademi është shfaqur i veshur me shumë stil, duke shkëlqyer në një kostum elegant, ndërsa pranë tij nuk ka munguar as e fejuara. Çifti duket se po shijon momente të bukura së bashku, teksa në paraqitjen e tyre kanë rrezatuar lumturi dhe harmoni.
Një 39-vjeçar nga Suedia është ndaluar në Pikën Kufitare Tabanoc, pasi gjatë verifikimit policor është konstatuar se ishte evidentuar për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, më 27 gusht 2026, rreth orës 16:00, në dalje të vendit. Nëpunësit policorë kanë kryer kontrollin e një automjeti të markës “Volkswagen”, me targa kombëtare serbe, të cilin e drejtonte M.S. (39) nga Suedia. Gjatë verifikimit përmes sistemit “Safe City”, policia ka konstatuar se M.S. ishte i evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, “drejtim i pakujdesshëm i…
Bashkë me vapën e gushtit që ikin, shtohen edhe ethet në radhët e ministrave të kabinetit “Rama 4”. Edhe pse nuk ka ende një datë zyrtare për mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, pritet që ajo të zhvillohet brenda javës së parë të shtatorit që përkon edhe me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Më saktë në datën 5 shtator. E në mos nuk ka fare asamble, pak po e sigurt që do të kemi ndryshime në qeveri. Burime afër kryeministrit Rama, kanë mësuar se deri më tani preken të paktën 5 ministri. Andis Salla që u katapultua si model…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi sot në Berovë se gjatë dy viteve të fundit, përkatësisht nga tremujori i tretë i vitit 2024 deri në tremujorin e dytë të vitit 2026, në vend janë krijuar 17 mijë vende të reja pune. Sipas Mickoskit, numri i të punësuarve është rritur nga 691 mijë në 708 mijë gjatë kësaj periudhe. “Para dy ose tre ditësh, Enti Shtetëror i Statistikës publikoi shifrën se kjo qeveri, gjatë dy viteve të fundit, nga tremujori i tretë i vitit 2024 deri në tremujorin e dytë të vitit 2026, ka krijuar 17.000 vende të reja…
Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, një i rritur dhe dy të mitur, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në autostradën A1 në Slloveni. Aksidenti ka ndodhur më 27 gusht, pranë Unecit, ndërsa dy persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtin automjet kanë mbetur të lënduar. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit të ministrisë, Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Lubjanë është informuar zyrtarisht nga autoritetet policore sllovene për aksidentin e rëndë. “Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë ka marrë…
Numri i të papunëve në Gjermani mbeti mbi 3 milionë në gusht, ndërsa stanjacioni në tregun e punës vazhdoi pavarësisht sinjaleve të fundit pozitive ekonomike, transmeton Anadolu. Numri i të papunëve u rrit me 54.000 krahasuar me korrikun dhe me 36.000 krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 3,061 milionë, sipas Agjencisë Federale të Punësimit.. Shkalla e papunësisë u rrit në 6,5 për qind nga 6,4 për qind sa ishte në korrik. Kryetarja e Agjencisë Federale të Punësimit, Andrea Nahles, tha se tregu i punës nuk shfaqi ndonjë dinamikë të dukshme në gusht, përtej efekteve të zakonshme sezonale.…
Partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE, ka akuzuar LSDM-në dhe kryetarin e saj, Venko Filipçe, se po krijojnë pa argumente frikë dhe panik në opinion lidhur me mundësinë e ndërtimit të qendrave të të dhënave në Maqedoninë e Veriut. Nga VMRO-DPMNE thonë se çdo herë që paralajmërohet një projekt i ri, i cili, sipas tyre, mund të kontribuojë në modernizimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së vendit, opozita reagon me mesazhe negative dhe paralajmërime që, sipas partisë, nuk mbështeten në fakte dhe analiza të mjaftueshme profesionale. “Filipçe sërish doli publikisht me qëndrime kategorike për ndërtimin eventual të qendrave të të dhënave në…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar lidhur me debatin për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e sigurisë, në veçanti për konkursin e Akademisë Policore, e cila pritet të rikthehet pas 26 vitesh. Përmes një statusi në Facebook, Iseni ka deklaruar se përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e sigurisë është një çështje që duhet trajtuar me seriozitet, ndërsa çdo proces që ndikon në këtë përfaqësim, sipas tij, duhet të zhvillohet në mënyrë transparente dhe mbi bazën e fakteve. “Por sot duhet të flasim me fakte, jo me propagandë”, ka shkruar Iseni. Ai ka theksuar se që nga fillimi…
Shqipëria përballet me kërcënimin e dy proceseve të veçanta të arbitrazhit ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës, ndërsa konflikti për koncesionin dhe vonesat në përfundimin e projektit po hyn në një fazë të re ligjore. Një nga projektet më të shumëpërfolura të infrastrukturës shqiptare po përballet me një krizë të dyfishtë juridike. Sipas revistës ‘Global Arbitration Review’, Shqipëria rrezikon të përballet me dy pretendime të ndara arbitrazhi që lidhen me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Në njërin front është MABCO Constructions, kompania zvicerane e lidhur me biznesmenin dhe ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli. Kompania ka paralajmëruar nisjen e një procedure investimi kundër…
NTP Shkup njofton përdoruesit e transportit publik se nga 1 shtatori 2026 do të nisë zbatimi i orarit dimëror për transportin publik urban. Nga ndërmarrja u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen me kohë për oraret e linjave që përdorin, me qëllim që të shmangin vonesat dhe paqartësitë gjatë udhëtimit. “U këshillohet përdoruesve të transportit publik të informohen me kohë për oraret e linjave që përdorin”, thuhet në njoftimin e NTP Shkup. Orari i përditësuar i linjave mund të konsultohet në faqen zyrtare të internetit të JSP Shkup. The post Nga 1 shtatori nis orari dimëror i transportit publik në…
Ka ndërruar jetë 25-vjeçarja Ana Dyrmishi, e cila pësoi djegie të rënda nga zjarri që ra disa ditë më parë në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ndërsa ishin me pushime. E reja u dërgua drejt Turqisë dy ditë pas zjarrit që përfshiu hotelin në Vlorë, për shkak se pësoi djegie të rënda. Fillimisht Dyrmishi u dërgua në një spital në vendin tonë, por më pas u dërgua drejt shtetit turk, për një mjekim më të specializuar. Gjendja e saj ishte kritike dhe nuk ka arritur t’ju mbijetojë plagëve të marra nga zjarri. The post Pushimet u kthyen në tragjedi/ Pësoi djegie…

