Author: almakos

Marshimi i qytetarëve vijon në rrugët e Tiranës në ditën e 90-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë parakalimit nëpër kryeqytet, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe drejtuesve të saj, duke kërkuar veprime nga institucionet e drejtësisë. Mesazhet e tyre janë shoqëruar me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” dhe “Shqipëri e rinisë, jo e partisë!”. Qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksojnë se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës së tyre. The post Marshimi në kryeqytet në ditën e 90-të të protestës, qytetarët thirrje: Arrestoni Ramën dhe Ballukun! Shqipëri…

Lexo më Shumë

Ambientalisti Sazan Guri ka marrë fjalën në protestën e 90-të para Kryeministrisë, duke e cilësuar lëvizjen qytetare si një shprehje të frymës dhe shpirtit shqiptar. Guri tha se, pavarësisht titujve apo roleve që mund të kenë individët, pjesëmarrja në protestë përbën një nga format më të larta të përgjegjësisë qytetare. Sipas Gurit, kjo lëvizje nuk ka nevojë për komandantë apo drejtues, pasi forca e saj buron nga qytetarët. Ai tha se shqiptarët po protestojnë për të mbrojtur vendin dhe vlerësoi mënyrën paqësore të zhvillimit të protestës. Në vijim, Guri akuzoi qeverinë për politikat e saj ndaj qytetarëve, duke e cilësuar…

Lexo më Shumë

64 zjarre pyjore kanë vazhduar të jenë aktive në 10 provinca të Algjerisë, shumica e tyre në provincën lindore Jijel, pasi autoritetet shuan 110 nga 174 zjarret që shpërthyen në mbarë vendin gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu. Sipas një deklarate të Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes Civile, Jijel kryesonte listën e provincave me zjarre aktive me 20 të tilla, e ndjekur nga Skikda me 14, El Tarf pranë kufirit me Tunizinë me 10, Guelma me gjashtë, Annaba me pesë dhe Bejaia me katër. Ndërkohë, Bouira vazhdon të përballet me dy zjarre, ndërsa Tebessa, Constantine dhe Mila po luftojnë…

Lexo më Shumë

Egli Tako është një nga moderatoret dhe këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Bukuroshja nga Shqipëria, krahas angazhimeve profesionale, është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, raporton ORAinfo. Egli së fundmi ka publikuar disa fotografi ku shfaqet buzë detit. E veshur shkur në bikini, Egli vë në pah asetet e saj bombastike. /ORAinfo/

Lexo më Shumë

Në ditën e 90-të të protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë sjellë si çdo ditë në shesh pankarta me mesazhe kritike dhe ironike ndaj qeverisë. Në fokus janë vendosur edhe nismat e reja të prezantuara nga kryeministri Rama, mes tyre “Besa” dhe “Prania Besnike”, të cilat janë paraqitur si mekanizma për përmirësimin e qeverisjes dhe komunikimit me qytetarët. Një prej pankartave shkruan: “‘Besa’ e Ramës ka vetëm një drejtim, sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim”. Në një tjetër protestuesit ironizojnë dy nismat e reja të qeverisë: “‘Besa’ dhe ‘Prania Besnike’ u thyen që në…

Lexo më Shumë

VLEN ka reaguar ashpër ndaj glorifikimit të çetnikëve dhe veçanërisht të Ratko Mlladiqit, të dënuar për gjenocid dhe krime të tjera të rënda, duke kërkuar përgjegjësi të menjëhershme nga drejtuesi i institucionit që ka për detyrë mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. Nga VLEN thonë se shqetësimi bëhet edhe më i madh kur përmbajtje të tilla publikohen nga një zyrtar që drejton një institucion përgjegjës për të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera. „Kjo nuk është çështje shijesh apo bindjesh personale. Është çështje e standardeve të një zyrtari publik dhe e mesazhit që institucionet ua dërgojnë qytetarëve“, thuhet në…

Lexo më Shumë

Një moment spektakolar është regjistruar në Mekë, teksa një stuhi e fuqishme përfshiu qytetin e shenjtë mysliman dhe një rrufe goditi Kullën ikonike të Sahatit. Pamjet, të shpërndara me shpejtësi në rrjetet sociale, dokumentojnë çastin kur një rrufe e fuqishme ndriçoi qiellin e errët, ndërsa kulla madhështore dominonte sfondin. Sipas astronomit saudit, Mulham Hindi, gushti dhe shtatori janë muaj kur stuhitë janë dukuri e zakonshme në Mekë dhe në rajonet perëndimore të Arabisë Saudite. Moti i keq preku edhe zonën përreth Xhamisë së Madhe, ku pelegrinë dhe besimtarë u panë duke kryer namazin e Jacisë nën shi, sipas pamjeve të…

Lexo më Shumë

Zbardhen disa nga porositë që kryeministri Edi Rama u ka dhënë drejtuesve politikë dhe ministrave gjatë takimit të zhvilluar sot në rezidencën qeveritare në fshatin SOS. Në fokus të takimit ka qenë organizimi politik në territor dhe forcimi i komunikimit me qytetarët. Rama ka kërkuar ndërtimin e një skeme të personalizuar për të gjithë drejtuesit politikë, ministrat, zëvendësministrat dhe deputetët, e cila do të jetë e dedikuar për territorin dhe qytetarët që ata mbulojnë. Kryeministri ka kërkuar gjithashtu që takimet në bazë me qytetarët të zhvillohen në mënyrë sistematike, çdo javë, me qëllim dëgjimin nga afër të problematikave dhe shqetësimeve…

Lexo më Shumë

BDI-ja ka reaguar ashpër pas publikimit nga një subjekt politik pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të një mesazhi që glorifikon ish-komandantin serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i dënuar përfundimisht për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Në reagimin e saj, BDI-ja e cilëson këtë si „mega skandal“ dhe thotë se bëhet fjalë për një parti që është partner qeveritar i VLEN-it. „Partia që sot është pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut publikon një tekst në të cilin i thur elozhe Ratko Mlladiqit, person i dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte,…

Lexo më Shumë

Juliana Nura, e njohur për publikun si “Xhuli”, vazhdon të jetë një nga femrat më të komentuara në mediat rozë. Modelja e njohur bëri bujë të madhe pasi zbuloi se kishte mbetur shtatzënë përmes fertilizimit të asistuar (IVF). Tashmë, teksa ndodhet në javët e fundit të shtatzënisë, Xhuli po përballet me probleme shëndetësore, transmeton ORAinfo. Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet nga spitali duke marrë infuzion. “Full off energy”, e ka përshkruar ajo këtë pamje. /ORAinfo/

Lexo më Shumë

Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtues dhe përfaqësues të Partisë Socialiste, ku të pranishëm kanë qenë edhe ministrat e kabinetit qeveritar. Takimi, i cili nisi pak para orës 18:00, u zhvillua në rezidencën e qeverisë pranë fshatit Sos, pasi fillimisht ishte njoftuar se do të mbahej në selinë e Partisë Socialiste. Zhvendosja e takimit mësohet se është bërë për të shmangur përplasjet me protestuesit, të cilët pritej të mblidheshin në zonën e selisë së PS-së, për të përshëndetur me vezë socialistët. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe kishte karakter politik dhe organizativ. Gjatë takimit pritet…

Lexo më Shumë

Edhe një kupolë e nxehtësisë po zhvillohet në Evropë, vala e gjashtë e fuqishme e të nxehtit të këtij sezoni. Motori kryesor atmosferik pas kësaj rritjeje të temperaturave në fund të verës është një sistem i qëndrueshëm i presionit të lartë, i pozicionuar mbi Mesdheun Qendror dhe Evropën Jugore. Kjo valë e zgjatur e të nxehtit do të sjellë pak lehtësim gjatë natës, pasi temperaturat minimale pritet të mos zbresin nën 22°C deri në 26°C në korridoret kryesore urbane. Temperaturat në Itali dhe Ballkanin Qendror pritet të arrijnë nivelet e 40-gradëshit gjatë kësaj jave, me vlerat më të larta nga…

Lexo më Shumë