Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informoi LAMM në raportin ditor për gjendjen e rrugëve. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë,…
Author: almakos
Kathy Kite nisi të përgatiste mëngjes për disa fqinjë pasi një pikë lokale ndaloi së shituri ushqim pas pandemisë. Në fillim ishin vetëm disa persona. Sot ajo u shërben rreth 25 njerëzve çdo ditë. Gjyshja zgjohet që në orën 03:30 për të përgatitur burrito, vezë dhe bacon. Njerëzit nuk shkojnë vetëm për ushqim: shumë prej […] The post Gjyshja u jep çdo mëngjes ushqim falas fqinjëve – autoritetet i thonë të ndalojë, ajo refuzon appeared first on InfoKosova.
Një ngarkesë prej më shumë se gjysmë toni kokainë është zhdukur gjatë transportimit nga Portugalia drejt një vendi tjetër europian, duke shkaktuar një zinxhir kërcënimesh, rrëmbimesh dhe hakmarrjesh mes personave të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Në qendër të ngjarjes është një 47-vjeçar, i cili u mbajt i rrëmbyer për më shumë se një javë, u dhunua vazhdimisht dhe, sipas Policisë spanjolle, po transportohej drejt një zone të izoluar në provincën e Barcelonës, ku dyshohet se do të ekzekutohej. Sipas hetimeve, pas ngarkesës së kokainës qëndronte një klan narkotrafikantësh me origjinë shqiptare, i cili kërkonte të gjente me çdo…
Gresa Gashi është aktorja që u bë e njohur nga seriali “O sa mirë”, e më pas edhe nga pjesëmarrja në “Big Brother VIP Kosova”. Ndër vite, Gresa kishte shtuar në peshë dhe po përpiqej të largonte kilogramët e tepërt. Tashmë ajo po duket në formë shumë më të mirë, ndërsa mënyrën se si ka arritur këtë ndryshim e ka treguar vetë përmes postimeve në Instagram. Gresa ka thënë se ecën mbi 10 kilometra në ditë, të alternuara me ushtrime fizike, si dhe ndjek një dietë mjaft të balancuar. Përveç angazhimeve në aktrim, Gresa është bërë e njohur për publikun…
Izraeli po e përdor pjesëmarrjen e tij në qendrën e koordinimit civilo-ushtarak për Gazën, të udhëhequr nga SHBA-ja, për të ndëshkuar vendet që kritikojnë politikat e tij, veçanërisht zgjerimin e paligjshëm të vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze, transmeton Anadolu. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tetorin e kaluar njoftoi krijimin e Qendrës Ndërkombëtare të Mbështetjes për Gazën (IGSC) në qytetin Kiryat Gat, në jug të Izraelit. Qendra ka për detyrë të koordinojë përpjekjet për stabilizimin e Gazës, të monitorojë zbatimin e një marrëveshjeje armëpushimi dhe të lehtësojë dërgimin e ndihmave humanitare. Objekti shumëkombësh përfshin një sallë operacionesh ku personeli mund…
Partia për Veprim Demokratik (PVD), Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Partia Demokratike (PD) në Luginën e Preshevës kanë dalë me deklaratë të përbashkët, duke shprehur mbështetjen për kandidaturën e Faton Bislimit për President të Republikës së Kosovës. Në deklaratë, partitë shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë thënë se e shohin Bislimin si figurë “mbipartiake, […] The post Tri parti politike në Luginë përkrahin kandidaturën e Faton Bislimit për president të Kosovës appeared first on InfoKosova.
Këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu, ka ndarë një fotografi të veçantë familjare, ku shfaqet bashkë me djalin e saj, Amerin dhe dy prindërit e saj, Lulin dhe Shyhreten. Fotografia është realizuar në ditëlindjen e babait të saj, Lulit, ku Engjëllusha shihet duke mbajtur në krahë të birin, ndërsa pranë saj janë edhe prindërit e saj, raporton ORAinfo. Kjo është një nga paraqitjet e para publike të Engjëllushës me djalin e saj, ndërsa fotografia ka marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. “Urime ditëlindjen babi”, ka qenë përshkrimi qe Engji i ka bërë fotografisë. Në imazh, familja duket e bashkuar në…
Rreth 165.000 fëmijë dhe adoleshentë në Meksikë mund të kenë një prind të zhdukur, sipas një vlerësimi paraprak nga organizata për të drejtat e njeriut Tejiendo Redes Infancia, transmeton Anadolu. Organizata publikoi një raport të titulluar “Bijat dhe bijtë e personave të zhdukur në Meksikë”, duke nxjerrë në pah ndikimin e zhdukjeve te fëmijët, të cilët mbeten kryesisht të padukshëm në të dhënat zyrtare. Juan Martin Perez Garcia, koordinator rajonal i Tejiendo Redes Infancia, tha se vlerësimi nuk ishte një numërim i saktë, por synon të nxjerë në pah mangësitë në të dhënat zyrtare mbi lidhjet familjare të personave të…
Është mbyllur protesta e 90-të qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje me marshim në rrugët e Tiranës, thirrje kundër qeverisë dhe mesazhe për ndryshim politik. Gjatë marshim janë dëgjuar thirrjet: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”, “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” dhe “Shqipëri e rinisë, jo e partisë!” Një pjesë e rëndësishme e protestës kanë qenë edhe pankartat, ku protestuesit kanë ironizuar nismat e reja të kryeministrit Rama, “Besa” dhe “Prania Besnike”. Një prej mesazheve të shpalosura në shesh ishte: “90 ditë, tre muaj. Një kërkesë: llogaridhënie”. Gjatë protestës, qytetarët kanë kërkuar gjithashtu largimin jo vetëm të qeverisë, por…
Dita e 29 e protestës dhe qëndresës së banorëve të Divjakës kundra projektit të reformës administrative territoriale të PS që shkrin bashkinë Divjakë me Lushnjen. E vetmja folëse e ditës së sotme, e ka quajtur farsë dëgjesat e parashikuara nga bashkia Divjakë dhe njësitë administrative. “Këto dëgjesa nuk kanë më asnjë vlerë në këto momente, por duhet të ishin bërë para se projekti të kishte parashikuar shkrirjen e bashkisë Divjakë me Lushnje dhe nuk është marrë mendini i qytetarëve”, tha ajo. Protesta u mbyll me marshimin në rrugët e qytetit me thirrjet për pjesëmarrje më të madhe ku nuk munguan…
Magnezi është një mineral thelbësor për organizmin dhe merr pjesë në më shumë se 300 reaksione biokimike. Ai luan një rol të rëndësishëm në funksionimin normal të muskujve dhe nervave, shëndetin e kockave, rregullimin e sheqerit në gjak, prodhimin e energjisë dhe mbështetjen e sistemit imunitar. Një mënyrë e thjeshtë për të siguruar sasinë e nevojshme të magnezit është përmes ushqimit. Ky mineral gjendet natyrshëm në shumë produkte, disa prej të cilave mund të përfshihen lehtësisht në vaktet e përditshme. Më poshtë janë 10 ushqime natyrale të pasura me magnez që mund të bëhen pjesë e dietës suaj. 1. Farat…
U bë e njohur pasi djali i saj, Kevini ishte pjesë e Big Brother Vip Kosova. Ajo mori shpejt vëmendje për shkak të linjave të saj bombastike. Përkundër moshës, nëna e Kevinit po arrin të jetë në top formë. Melita ka mahnitur ndjekësit me format trupore, raporton ORAinfo. Ajo ka publikuar një fotografi nga dhoma e gjumit, ku shfaqet super joshëse. Në këtë imazh ajo vë në pah gjoksin e saj gjigant. /ORAinfo/

