Çdo glorifikim i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend në Bashkimin Evropian (BE), e as në vendet kandidate për anëtarësim në këtë bllok. Kështu është shprehur Komisioni Evropian, në përgjigje të një pyetjeje të gazetës “Vijesti” se si e komentojnë mesazhet e disa politikanëve lidhur me vdekjen e Ratko Mlladiqit, përmes të cilave glorifikohet krimineli i luftës. “Ratko Mlladiq po vuante dënim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Srebrenicë. Ai ishte kriminel lufte”, deklaruan nga Komisioni Evropian. Komisioni Evropian rikujton se Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë e shpalli…
Author: almakos
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për situatën me mbetjet në Tiranë, duke akuzuar qeverinë për dështim në menaxhimin e tyre dhe për shpërdorim të parave publike. Përmes një reagimi, Bardhi shprehet se shqiptarët vijojnë të paguajnë për një incenerator që, sipas tij, nuk ekziston, ndërsa kryeqyteti po përballet me një situatë të rënduar nga mbeturinat. “Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston, ndërsa Tirana po mbytet nga plehrat”, deklaron Bardhi. Ai e cilëson këtë situatë si një shembull të “qeverisjes së papërgjegjshme”, duke argumentuar se paratë e qytetarëve paguhen, ndërsa shërbimi…
Ratko Mlladiq, një emër që shumë njerëz nuk duan as ta dëgjojnë, mbetet temë e diskutimit edhe tri ditë pasi ndërroi jetë. I dënuari për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, si dhe për vrasjen e mijëra civilëve të pafajshëm, ndërroi jetë të enjten në Hagë, teksa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Megjithatë, për dikë, ai vazhdon të mbetet “gjeneral”. Figura e tij ende perceptohet në disa qarqe nacionaliste serbe si një simbol ushtarak dhe hero, pavarësisht dënimit për disa nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Të tillë e konsideron…
Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ngritur shqetësimin e ndjekësve të saj gjatë ditëve të fundit për shkak të mungesës dhe pasivitetit të saj në rrjetet sociale. Pyetjeve të shumta “Pse nuk po poston?”, ajo i është përgjigjur me një postim të fundit në InstaStory. Disa ditë më parë, Selin kishte treguar për ndjekësit se nuk po kalonte ditë të mira me shëndetin, duke përmendur se ishte prekur nga temperatura e lartë. Ajo shprehu shqetësimin për gjendjen e saj fizike që e kishte detyruar të shkëputej përkohësisht nga përditshmëria. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto nga…
Qeveria ka reaguar ndaj qëndrimit të Dalibor Kitanoviqit, drejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve. Në reagimin e saj, Qeveria thekson se qëndrimi i saj është i qartë dhe bazohet në faktet juridike të përcaktuara ndërkombëtarisht. “Ratko Mlladiqi është dënuar me vendim të formës së prerë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga gjykata kompetente ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e Qeverisë. Sipas Qeverisë, qëndrimi i Dalibor Kitanoviqit është personal dhe nuk përfaqëson qëndrimin e Qeverisë. “Qëndrimi i Dalibor Kitanoviqit është qëndrim i tij personal. Qeveria i ndërton qëndrimet e saj në bazë të interesit të…
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke bërë të ditur se deri në orën 14:00 të 29 gushtit janë raportuar 12 vatra zjarri. Katër prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa tre të tjera janë nën mbikëqyrje. Për përballimin e situatës janë angazhuar gjithsej 214 forca operacionale, 6 automjete zjarrfikëse, 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë. Situata më problematike paraqitet në Dajt, në drejtim të Qafë-Priskës, përballë Farkës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe përhapje e flakëve. Në zonë po operojnë 25 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, 20 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa…
Protesta e qytetarëve hyn sot në ditën e 91 të rezistencës së saj. Qytetarët e shumë mblidhen si çdo ditë para kryeministrisë për të kërkuar largimin e Qeverisë dhe të kreut të saj, Edi Rama. Në rrjetet sociale, Instagram dhe TikTok një nga videot që vijon të shpërndahet dhe te komentohet është ajo e fjalimit të mjekut, Ermal Pashaj në ditën e 14 të protestës. @jehonacreator♬ Originalton – Jehona Ademi Në fjalën e tij, mjeku Pashaj ka theksuar se qëllimi i protestës nuk ishte për të marrë pushtetin, por qytetarët kërkojnë që në Shqipëri të ketë shtet. “Protestojmë nga…
Dy palestinezë, përfshirë një fëmijë, u plagosën sot nga zjarri i ushtrisë izraelite në qytetin Al-Bireh, në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, transmeton Anadolu. Shoqata tha në një deklaratë se ekipet e saj trajtuan dy persona të plagosur me municion të vërtetë në kampin e refugjatëve Al-Amari në Al-Bireh. Njëri nga të plagosurit ishte një fëmijë 15-vjeçar, ndërsa tjetri, një i ri, u qëllua në këmbë, thuhet në deklaratë, në të cilën njoftohet se të dy janë dërguar në spital. Forcat izraelite kryejnë inkursione ushtarake pothuajse çdo ditë në gjithë Bregun Perëndimor të…
GJKKO ka lënë në burg ish-policin Uljan Shpatarakun. Shpataraku u arrestua nga autoritetet, ndërsa u kap në makinë me Ergys Agasin. Ndërkohë SPAK pritet të vijojë hetimet. Ish-zyrtari i policisë akuzohej për veprën penale “të përkrahjes së autorit të krimit”. Ndërsa më herët u raportua se ish-zyrtarit Uljan Shpataraku, iu mor arsenali që mbante në banesë, gjithashtu iu hoq edhe leja e armës. Gjithashtu kujtojmë se Shpataraku ishte shpallur në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi teksa ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, dyshohet se ka kërcënuar me jetë kamarierin dhe administratorin, pasi nuk i…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në një intervistë për gazetën izraelite “The Jerusalem Post”, gjatë vizitës së tij të parë në Izrael në cilësinë e ministrit, theksoi potencialin e Maqedonisë së Veriut për t’u pozicionuar si një pikë e rëndësishme hyrëse drejt Evropës për turistët, kompanitë dhe investitorët izraelitë. Një nga çështjet kryesore të diskutuara gjatë vizitës ishte mundësia e vendosjes së një linje ajrore direkte ndërmjet Tel Avivit dhe Shkupit, ose Tel Avivit dhe Ohrit. Sipas Mucunski, një lidhje e tillë do të kontribuonte në rritjen e shkëmbimit turistik, forcimin e kontakteve afariste…
Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar lidhur me situatën në Repartin e Pediatrisë në Tetovë, duke bërë të ditur se brenda vetëm 48 orëve janë paraqitur gjithsej 139 fëmijë, ndërsa 12 prej tyre janë hospitalizuar. Sipas ASH-së, fëmijët kanë paraqitur simptoma të ndryshme, përfshirë temperaturë, të vjella dhe diarre. Partia opozitare kritikon institucionet shëndetësore dhe drejtuesit politikë për atë që e cilëson si standarde të dyfishta në trajtimin dhe komunikimin e shifrave shëndetësore. Nga ASH kërkojnë që të njëjtat kritere dhe standarde transparence të zbatohen edhe në Tetovë, ashtu siç, sipas tyre, është vepruar në rastin e Gostivarit. “Gjithsej 139…
Një ditë më parë Erion Veliaj nga qelia shkarkoi kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. Kreu i PD, Sali Berisha ndërsa foli për këtë çështje në një bashkëbisedime në Facebook me qytetarët, tha se ky akt i Veliajt tregon dobësinë e kryeministrit Edi Rama dhe se sipas tij sa vjen kryeministri po dobësohet politikisht. “Akti i djeshëm i Erion Veliajt dëshmon që Edi Rama po bëhet një kalë i ngordhur që dalin tani të ja heqin edhe patkojtë. Nëse qytetarët e kanë konstatuar e kanë ndjekur, ai është një person në rrethim që për të mbrojtur shkon…

