Rezistenca qytetare vijon për të 91-in mbrëmje radhazi, ndërsa pas fjalimeve dhe mesazheve të përcjella para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin drejt sheshit Nënë Tereza. Pjesëmarrësit në protestë kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilën e konsiderojnë të panegociueshme. Me pankarta, thirrje dhe slogane kundër qeverisë, qytetarët janë zhvendosur nga sheshi përpara Kryeministrisë drejt rrugëve të kryeqytetit. Gjatë fjalimeve, protestuesit kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe se vijimi i protestave për 91 ditë është dëshmi, sipas tyre, e vendosmërisë për të kërkuar ndryshim politik. The post “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”/…
Author: almakos
Protesta e 91-të kundër qeverisë është shoqëruar edhe me pankarta me mesazhe ironike dhe kritike ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës. Protestuesit kanë zgjedhur sërish pankartat për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe mënyrës së ushtrimit të pushtetit. Ndër pankartat e shfaqura në shesh janë: “Ju mbylleni nëpër vila e thurni plane me hile, ne në shesh përballë zullumit me pankarta civile”. Një tjetër mesazh përcjell vendosmërinë e protestuesve për të vijuar aksionin: “Koha nuk na lodh, na forcon”. Ndërkohë, një tjetër pankartë ironizon reagimin e pushtetit ndaj protestave: “Na shisni ‘prani besnike’ dhe trimëri në rrjet, por frika nga…
Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova, Dolce se është e dashuruar kokë e këmbë më nuk e fsheh. Me anë të paraqitjeve të ndryshme në rrjete sociale, ajo na dëshmon se po kalon ditët më të mira në jetën e saj, kjo pasi ka gjetur personin e zemrës, shkruan IndeksOnline. Pak më parë, ajo ka bërë paraqitjen e radhës ku duket shumë e lumtur, derisa gjithë këto emocione i përcjellë me një interpretim të Elvana Gjatës, e që i këndon dashurisë. Por, nëse romanca e saj po ecën mirë … cila është arsyeja që Dolce po e fsheh partnerin…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe. Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, 40-vjeçari S. P. roje ne nje lokal ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalNdërkohë, 46-vjeçari D. D. elektricist ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr ndihmë mjekësore. Vau i Dejës/Informacion paraprak Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, dyshohet se…
Një 48-vjeçar britanik është bërë personi i parë në botë që i është hequr një tumor në tru me ndihmën e Al. Rhys Hibbert iu nënshtrua operacionit në National Hospital for Neurology and Neurosurgery në Londër. Gjatë ndërhyrjes, një sistem i Al identifikoi struktura shumë të vogla të trurit dhe i shënoi me ngjyra, duke ndihmuar kirurgët të shmangnin zonat kritike. Mjekët theksuan se në tru edhe një gabim prej vetëm një milimetri mund të shkaktojë pasoja serioze, veçanërisht për nervat që lidhen me shikimin. Hibbert tha se ndërhyrja i shpëtoi shikimin dhe se tashmë është rikthyer në punë. Teknologjia…
Një konflikt mes katër personash ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 8 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si Radaneci. Sipas të dhënave paraprake, dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt me dy fqinjët e tyre, për motive të dobëta. Përplasja ka nisur për shkak të fëmijëve që po luanin në lagje, ndërsa më pas situata ka degraduar në përleshje fizike. Si pasojë, dy vëllezërit kanë mbetur të plagosur lehtë në kokë. Ata janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, dy vëllezërit dhe dy personat e tjerë janë…
Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon sot për të 91-ën ditë radhazi. Në protestën e zhvilluar sot ka folur edhe një psikologe, e cila e ka cilësuar lëvizjen si një protestë të paprecedentë dhe ka theksuar se pjesëmarrësit janë bashkuar nga një kauzë që është më e madhe se dallimet mes tyre. Psikologia komentoi edhe faktin që protesta ka vijuar pa episode dhune, duke argumentuar se pjesëmarrësit kanë menduar për pasojat e veprimeve të tyre. “Protesta është e paprecedentë, kjo është ajo që pushtetin e ka kapur të papërgatitur. Besoj se ka një frymë të qenit bashkë. Ajo…
Kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama ka zhvilluar një takim me deputetët dhe drejtuesit e njësive organizative të PS-së në Qarkun Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se gjatë takimit u diskutua për organizimin e strukturave të partisë, metodologjinë e “Besës” dhe sistemin e ri “PasqyrAlbania”. “Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike metodologjinë e BESËS dhe sistemin e ri të PasqyrAlbania duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë…
Trembëdhjetë shoferë janë privuar nga liria gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, tetë prej shoferëve kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes. Katër raste janë evidentuar në Shkup, ndërsa nga një rast në Kumanovë, Tetovë, rajonin e Likovës dhe Kërçovë. Një shofer në Kavadar është ndaluar pasi ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa në Veles një tjetër ka drejtuar automjetin pavarësisht masës së ndalimit për drejtimin e automjetit motorik. Policia ka privuar nga liria edhe…
Kreu i PD Klos Artur Elezi ka denoncuar një skandal të madh ne Klos. Në një postim në faqen e tij në facebook ai shpjegon se reforma territoriale po përdoret për të marrë ujin e liqeneve të Klosit për të furnizuar me ujë fshatin e lindjes s ëish kreut të bashkisë Mat dhe tashmë deputet i rilindjes Agron Malaj. SKANDAL! Në vitin 2020, kur Bashkia Mat drejtohej nga Agron Malaj, parashikohej ndërhyrja në liqenet e Balgjajt, përfshirë liqenin e “Hysen Beut” dhe Liqenin e Dhive, si dhe ndërtimi i një kanali ujitës 15.6 km drejt Lisit. Klosi qenka shumë i…
Një vatër zjarri është regjistruar pak më herët në zonën mes Kroit të Madh dhe fshatit Çudhë, në Malësinë e Krujës. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe pemë të ndryshme, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era. Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse nga toka. Sipas banorëve në zonë, mënyra e vetme për të frenuar përhapjen e flakëve është ndërhyrja nga ajri. Deri në këto momente, nuk raportohet për ndërhyrje nga strukturat zjarrfikëse, ndërsa vatra vijon të zgjerohet dhe situata mbetet shqetësuese. Banorët kanë ngritur shqetësimin për përhapjen…
Çdo glorifikim i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend në Bashkimin Evropian (BE), e as në vendet kandidate për anëtarësim në këtë bllok. Kështu është shprehur Komisioni Evropian, në përgjigje të një pyetjeje të gazetës “Vijesti” se si e komentojnë mesazhet e disa politikanëve lidhur me vdekjen e Ratko Mlladiqit, përmes të cilave glorifikohet krimineli i luftës. “Ratko Mlladiq po vuante dënim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Srebrenicë. Ai ishte kriminel lufte”, deklaruan nga Komisioni Evropian. Komisioni Evropian rikujton se Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë e shpalli…

