Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon sot për të 91-ën ditë radhazi.
Në protestën e zhvilluar sot ka folur edhe një psikologe, e cila e ka cilësuar lëvizjen si një protestë të paprecedentë dhe ka theksuar se pjesëmarrësit janë bashkuar nga një kauzë që është më e madhe se dallimet mes tyre.
Psikologia komentoi edhe faktin që protesta ka vijuar pa episode dhune, duke argumentuar se pjesëmarrësit kanë menduar për pasojat e veprimeve të tyre.
“Protesta është e paprecedentë, kjo është ajo që pushtetin e ka kapur të papërgatitur. Besoj se ka një frymë të qenit bashkë. Ajo që na bën bashkë është më e madhe sesa ajo që na ndan. Një nga arsyet se pse protesta nuk është e dhunshme nuk kanë menduar për vetëm apo për të shprehur zemërimin, por kanë menduar për pasojat e atij veprimi. Është një ortek social që nuk kthehet më prapa”, tha psikolgia.
The post “Protesta, një ortek që nuk kthehet prapa”, 91 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, psikologia: E ka kapur pushtetin të papërgatitur appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


