Vajza 13 vjeçare, Aulona Kurti nga Vushtrria e cila u raportua e zhdukur që nga dita e hënë është gjetur sot në sheshin e Prishtinës.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur babai i saj, Gëzim Kurti i cili tha se ende nuk e ka parë pasi është brenda në stacionin e Policisë në Prishtinë.
“Veç sa e kemi gjet vajzën. E ka pa dikush të sheshi në Prishtinë. Ende se kam pa… jam me një dhëndër, ky e ka pa mas pari.
Është shumë mirë dhe për momentin Aulona është brenda në stacion policor dhe për pak do shkojmë në Vushtrri. Faleminderit shumë prej të gjithëve që kontribuuan në gjetjen e Aulonës”, tha babai i vajzës që u raportua e zhdukur që nga dita e hënë në Vushtrri. /Telegrafi/