Një rast i rëndë ndodhi në familjen Bytyqi të dielën në mesditë.
Rrufeja goditi disa persona në Prevallë të Prizrenit dhe për pasojë një grua vdiq.
E ndjera nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe fatkeqësisht humbi jetën. Për vdekjen e saj ka njoftuar Policia, por edhe familjarët.
Sinjali mëson se e ndjera, Halime Bytyqi, ishte 64-vjeçare nga komuna e Ferizajt.
Lamtumira e fundit do t’i jepet sot dhe për këtë kanë njoftuar familjarët në rrjete sociale.
“Të dashur familjarë, miq e dashamirë, me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta më e dashura jonë Halime Bytyqi, në moshën 64 vjeçare.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër me datë 19.08.2024, pas namazit të ikindisë.”
Prevalla është një vendpushim skijimi dhe fshat turistik, i cili është afërsisht 30 kilometra larg Prizrenit./Sinjali/