Author: Xhevdet

“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, veçanërisht të nderuar artdashës, kompania “Cima Construction” shpreh shqetësimin e saj lidhur me apostrofimin e saj gjoja për dëmtimin e muraleve në “Rrugën B”. Njëkohësisht, shfrytëzojmë rastin të njoftojmë opinionin se në pjesën ku kanë qenë të vendosura reklamat e kompanisë “Cima Contstruction” nuk ka pasur murale, rrjedhimisht nuk është dëmtuar puna e artdashësve, pavarësisht se kjo na është atribuar pa të drejtë. Shprehim indinjatën tonë lidhur me këtë veprim të pamenduar të vendosjes së reklamave, e ritheksojmë – në një hapësirë boshe, në një pjesë ku nuk ka pasur murale, që është realizuar pa…

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhevdet POZHARI Problemi më i madh i Kosovës nuk është pse ajo nuk ka det dhe vende malore për skijime që ta zhvillojë turizmin. Madje, problemi parësor i Kosovës nuk janë as të papunët e as mungesa e zhvillimit industrial. Problemi më i madh i Kosovës është se këtë shtet në etablim e sipër e ka mbuluar injoranca politike si dhe e vërteta se është shumë shtet i vogël për të ushqyer aq shumë hajdut për tua plotësuar ambiciet aq shumë politikanëve mendjemëdhenj. Për ata që kanë sy të shohin dhe mendje të vlerësojnë nuk është e vështirë që…

Lexo më Shumë

Xhevdet Pozhari Nuk ka zyrtarizim të gjuhës shqipe në Maqedoni, por avancim të përdorimit të saj. Një “sukses” ky i arritur pas 4 mandatesh të bashkëqeverisjes së BDI – së me mandatarët maqedonas. Qysh në mandatin e parë, partia që i përfaqësonte shqiptarët e dinte se nuk mund të krijohet qeveri në Maqedoni pa palën shqiptare. Dhe ky kusht për bashkëqeverisje do të mund të vendosej qëmoti. Pse u desht të pritej gjithë këto vite dhe pse në fund u vetmjaftuan vetëm me avancim, këta mbase e shpjegon udhëheqja e LSDM – së e cila synon votat e shqiptarëve dhe…

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhevdet Pozhari Jo prej tani, por qëmoti, në shoqëritë shqiptare, politika është shndërruar në profesionin më fitimprurës dhe që të sjellë shumë privilegje. Andaj, thuajse të gjithë – që nga rrugaçi e deri tek profesori e akademiku – duan, o të bëhen politikanë, o të kenë partinë e vet, e cila do u ofroj përfitime dhe ecje drejt majave karrieriste. Dhe duke qenë se jemi mjedise ku për çdo gjë vendos partia dhe i pari i partisë, ndodhi edhe e pashmangshmja: partizimi i shoqërive shqiptare. Ose thënë edhe më qartë: shoqëritë shqiptare u bënë pronë e partive, kështu që…

Lexo më Shumë

Xhevdet Pozhari Shqiptarët e Maqedonisë as që i kujtojnë gjitha partitë që i kanë themeluar deri me tani. Edhe atë gjithmonë sipas të njëjtit parim: duke i bërë nga një parti e keqe, dy të këqija. Kështu, për shembull, pasi që Partia për Prosperitet Demokratik e harxhoi gjithë vrullin politikë shqiptarë, ajo u copëtua thuajse në aq parti sa kishte individ me ambicie lideri në radhët e saj. Dhe u bë nënë nga e cila lindën të gjitha partitë e mëvonshme, me në krye PDSH, e cila duhej ta rikthente shpresën se nuk ishte çdo gjë e humbur. Edhe nga…

Lexo më Shumë

Xhevdet POZHARI Editorial i Sakte.net “Koalcioni dhe qeveria e territ” Fundi i vitit 2017 do të mbahet mend për përpjekjen e orëve të vona që koalicioni aktual qeverisës në Kosovë e ndërmori për të shfuqizuar Gjykatën Speciale, të njëjtat parti që lidhën koalicion 5 minuta para mesnatës që mezi të dilnin koalicioni fitues, apo siç do të njihej “koalicioni i territ”. Dhe, kjo nofkë thuajse e përcjellë edhe vetë këtë qeverisje e cila paralajmëroi krizën energjetike, me çka kosovarëve do t’ua kthejë reduktimet. Paralelisht me mungesën e energjisë elektrike, u paralajmërua edhe shtrenjtimi i saj; e që në fund Kryeministri…

Lexo më Shumë

Xhevdet POZHARI Pulëbardhat vinin nga pas, e ndiqnin anijen me përplot udhëtarë. Kërkonin ushqim edhe pse me bollëk e kishin në deti. Por, njerëzit i kishin mësuar me vesin e përtacisë. E në ndërkohë frynte erë e lehtë në dimrin e hershëm që nuk ia zbehte bukurinë Stambollit. Ndërkaq mua nuk me shkëputej nga mendja kujtimi për pulëbardhat që zëvendësonin fluskat e borës së largët kur për herë të parë, 15 vite më parë, vizitova qytetin që fshehte në vete histori të ndryshme, nga ato të rrëfyerat dhe të pashkruarat. I bukur, hijerëndë, Stambolli që nga shumëkush ngatërrohet si kryeqyteti…

Lexo më Shumë

Xhevdet POZHARI Paguajmë rrymën e serbëve në veri. Paguajmë pagat e më shumë se 70 zv/ministrave. Paguajmë ilaçet e prindërve të penzionuar. Paguajmë arsyetimet e politikanëve, cilësdo parti qofshin. Me heshtjën tonë paguajmë shtrenjtë atë që një ditë do të dëmtojë rëndë dhe pakthyeshëm të ardhmen e fëmijëve tanë. Me heshtjen tonë legjitimojmë tekstet skandaloze shkollore, plan programet e deformuara dhe eksperimentale. Legjitimojmë masakrën në shëndetësinë publike. E, ndonjëherë kur zgjedhim të flasim, të përkrahim parimisht cilëndo ide apo edhe të shprehim një qëndrim të caktuar, prapë thuajse është i pashmangshëm zhgënjimi që vjen nga ata që përkohësisht shtiren se…

Lexo më Shumë

Xhevdet POZHARI Në fushatën e zgjedhjeve lokale, me ose pa dëshirë, u përfshimë edhe ne që s’na takonte gjithaq të shprehim haptazi përkrahjen e kandidaturave të caktuara, – gazetarët. Në këto rrethana, të përkrahësh kandidaturën e një kandidati të Vetëvendosjes rrezikon që më lehtë të identifikohesh si “partiak” shkaku i toneve të forta që ka kjo parti. Mirëpo, në anën tjetër, kjo të jep edhe satisfaksion sepse dihet që e bën me bindje dhe me zemër, e jo për thellësi të xhepit. Shumë gazetarë të tjerë u rreshtuan në tabore të kundërta dhe direkt apo indirekt favorizuan grupe të tjera…

Lexo më Shumë

Xhevdet Pozhari I dënuan me 21 vjet burg. Frashëri, Atdheu, Adea, Egzoni do të jenë të detyruar ta vuajnë jo vetëm dënimin që iu shqiptua, por edhe heshtjen kolektive. Në rrethana të zakonshme, një subjekt politik si Lëvizja Vetëvendosje – e cila thirret në aktivizëm qytetar, nëse vërtetë do të ishte e bindur në pafajësinë e bashkëpartiakëve të tyre, asnjëherë nuk do ta toleronte që një vendim i tillë të kalojë në qetësi, aq më pak në heshtje. Por, shpallja e verdiktit të gjykatës dy ditë para balotazhit, mungesa e transparencës gjatë tërë procesit gjyqësor lidhur me rastin e sulmit…

Lexo më Shumë

Xhevdet POZHARI Mjafton një vizitë ta bësh një Gjakovë dhe posa të shkelësh në kalldërëmin e çarshisë të ndjehesh se ndodhesh në një qytet me një histori të lashtë dhe të begatë kulturore. Pavarësisht tentimit për ta shkatërruar këtë trashëgimi të çmuar duke e djegur pjesën më të madhe të saj në luftën e fundit, Gjakova u rindërtua dhe ruajti të njëjtin portret që atë e shquan nga qytetet e tjera, fizionominë e qytetit ku zë fill toleranca ndërfetare. Qyteti me tre muze, xhamitë, teqetë dhe katedralen është simbol i një atdhedashurie e cila kultivohet me fanatizëm. Nuk e di…

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhevdet POZHARI Me mbajtjen e rrethit të tretë votues në një njësi zgjedhore të Komunës së Çairit (ku vetëm budallenjtë politik nuk e dinin se do të fitojë BDI’ja) përfundimisht u mbyll procesi i zgjedhjeve vendore në Maqedoni. Me këtë rast u mbyll dera katërvjeçare e “sunduesve” lokal, të cilët do të vendosin për fatin e qytetarëve si dhe mund të thuhet se morri fund periudha e vjedhjes dhe blerjes së votave, ndërsa tani fillon katërvjeçari i plaçkitjes së qytetarëve dhe i kthimi të investimit që bëri Bashkimi Demokratik për Integrim për t’i mposhtur partitë opozitare shqiptare. Kur bëhet…

Lexo më Shumë