Author: Xhevdet

Shkruan: Xhevdet Pozhari Vinte në drejtim të komunës së Prishtinës i buzëqeshur, si rëndom. I vetëdijshëm se qytetarët e vlerësojnë një kryetar që reflekton pozitivitet dhe dashamirësi, Shpend Ahmeti e kishte zotëruar mirë artin e aktrimit. Disa thonë se për këtë meritor është edhe babai i tij i ndjerë, aktori Ali Ahmeti që dikur e merrte përdore në shfaqje të shumta teatrale. Sidoqoftë, atë pasdite, buzëqeshja iu ngri në fytyrë! – Shpend, Liburni e rrahu një asamblesit të PDK -së, i thashë kur e takova në hyrje të Komunës, derisa vija nga restoranti ku kishte ndodhur zënka. – Si, qysh,…

Lexo më Shumë

Autor: Xhevdet Pozhari Debati për 6 gylenistët e dëbuar vazhdon në Kosovë. Përfundimisht, me deportimin e 6 shtetasve turq e kuptuam se jeta e tyre për disa opinionistë e media që ngritën pluhur, ishte shumë më me vlerë sesa jeta e dhjetëra shqiptarëve të Maqedonisë që iu dorëzuan, në të kaluarën, regjimit të Gruevskit. Sigurisht, të njëjtit, kanë menduar se shqiptarët e Maqedonisë – kryesisht ish luftëtarë të UÇK’së, i kanë dërguar në ekskursione…, e jo në duart e ish ministres monstruoze, Gordana Jankullovska. Mund të ketë shpjegime të ndryshme se pse dhe si është e mundur një gjë e…

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhevdet POZHARI Nëse mendoni se do të lexoni një tekst për burrështetasit tanë, atëherë bëni mirë të ndaloni. Qëmoti kam rreshtur së shpresuari se një ditë mund të ndodh “mrekullia” dhe ata do të shkundin pluhurin e librave në bibliotekat e tyre që më tepër shërbejnë si dekor, sesa në kënd të dijes. Mjerisht, jetojmë në shtet që drejtohet kryesisht nga burrështetas që ta krijojnë bindjen se nuk kanë lexuar asgjë më shumë sesa abetaren dhe të cilët librat më të dashur i kanë menytë e restoranteve ku majmen në llogari të popullit. Dhe, mbase, për këtë arsye shtetet…

Lexo më Shumë

Xhevdet Pozhari Sot, pas 19 viteve, ish luftëtarët e dikurshëm – politikanë të tanishëm, diskutojnë për meritat e luftës dhe akuzohen për fonde. Akuza për keqpërdorime të ndryshme të buxhetit dëgjuam edhe gjatë këtyre dy dekadave të pasluftës, nga të njëjtit të cilët uniformën e luftëtarit e zëvendësuan me kollaren e politikanëve. Një votues 18 vjeçar, nuk do ta pranonte kurrë se ju keni qenë heronjë e dikurshëm. Në sytë e brezave që vijnë dhe në kujtesën e neve që ishim dëshmitar të asaj kohe, do ngeleni vetëm njerëz që zhvlerësuat të kaluarën dhe e shpërdoruat të ardhmen e vendit.…

Lexo më Shumë

Xhevdet Pozhari Ndoshta edhe nuk e mbani mend kur ia pari pata raportuar se Liburn Aliu mund të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prishtinës. Asokohe, ende ishin larg zgjedhjet lokale. Ndonëse u desht reagim edhe nga qendra e Prishtinës që asokohe udhëhiqej nga Ylli Hoxha, shqetësimi mbeti pezull. Të gjithë donin ta zbulonin burimin. Ose, thënë më saktë, e dinin, por nuk mund ta thonin haptazi ngaqë i kishte pushtuar frika se ai “burim” ua kishte demaskuar lojën dhe prej kohësh ishte në dijeni për prapaskenat që ia përgatisnin, të verbuar për pushtet, ata që do të…

Lexo më Shumë

Analizë nga Xhevdet Pozhari/SAKTE.NET 7 vite në Vetëvendosje duket se aspak nuk kanë ndikuar në bindjet politike të ish anëtarëve të FER-it që ia bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që nuk arritën ta kalojnë pragun. Rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, krijuan iluzionin e ish FER-istëve se kanë një forcë politike që në fakt nuk është reale. Sepse real nuk ishte as rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje, elektorati i së cilës u rrit jashtë çdo parashikimi pas koalicionit “të gjysmës së natës”. Sidoqoftë, në paraqitjen e parë mediatike si shef i GDP-së, Dardan Sejdiu dëshmoi se koncept i vetëm politik i “të pakënaqurve”,…

Lexo më Shumë

Xhevdet Pozhari … – Më fal, Xhevdet -, mu drejtua një burrë që dukej se sapo kishte kaluar të 50-tat. I nxitur nga pasiguria nëse do të ndalem apo vetëm do ta kaloj me një përshëndetje të shpejtë këtë njeri që e shihja për herë të parë në jetë, nxitoi të më thoshte: a e din sa byrekun e kam përgatitur për ty! Ndalova. Nuk e kisha idenë kënd kam përballë, e më së paku më shkonte medja se pas këtij takimi do të largohesha me një barrë të rëndë në shpirt. – Urdhëro -, iu përgjigja ndërkohë që mundohesha…

Lexo më Shumë

Xhevdet Pozhari Gjuha shqipe në Maqedoni të paktën 4 herë është “zyrtarizuar” deri më tani nga Ali Ahmeti! Në fakt bëhet fjalë vetëm për miratimin e ligjit për avancimin e gjuhëve, derisa maqedonishtja mbetet e vetmja gjuhë zyrtare. Për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, duhet ndryshim i kushtetutës. E, ndryshimi i kushtetutës do të ndodh domosdo kur të vjen koha e ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Këta që thonë se u zyrtarizua gjuha shqipe, vetëm duan ta mbulojnë pafuqinë e tyre që vërtetë gjuhën shqipe ta bëjnë gjuhë zyrtare kur shkaku i ndryshimit të emrit – kusht ky i Greqisë, do…

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhevdet POZHARI Rëndom, përpiqem t’i shmangem shkrimeve ku apostrofohen me emër dhe mbiemër protagonistë të caktuar. Më me dëshirë parapëlqej të shkruaj për fenomenet që shpërfaqen në shoqëritë tona dhe të cilat kryesisht ngjajnë në episode të njëjta me protagonistë të rinj. E ngjashme, me pak modifikime, është edhe situata në Vetëvendosje. Pa hyrë në detaje ku secila palë mund të pretendojë se ka të drejtë, vëmendja është përqendruar në pozicionimin që do të merr Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës. Si figurë popullore dhe kryetar që është përpjekur të sjellë një frymë të re qeverisëse, me të…

Lexo më Shumë

Xhevdet Pozhari Thuajse çdo gjë është kapur peng nga heshtja. Dhe të gjithë ne bëhemi gjithnjë e më të heshtur. Mbase edhe nuk e kemi kuptuar se jo çdo heshtje është atë që thotë proverbi popullor – ar! Ar është vetëm heshtja që e lufton gënjeshtrën, që e pengon përhapjen e fjalëve të rrejshme për ndonjë ngjarje apo ndonjë personalitetit publik. Pra nuk është ari ajo heshtje që e fsheh të vërtetën. Nuk është ari as heshtja që arsyeton dhe amniston krimin, korrupsionin, që ia mundëson hajdutit ta fshehë fytyrën e vërtetë e të pasurohet nga djersa e të tjerëve.…

Lexo më Shumë

Shkruan: Kim Mehmeti Me përmbledhjen e tij të dytë me tregime ‘Ankth’, Xhevdet Pozhari vetëm e ka rivulosur atë që e dëshmoi me librin e tij të parë me tregime, ‘Engji”: se bëhet fjalë për tregimtarë të lindur, se është një prozator që do e begatojë thesarin tonë letrar. Për tregimet e botuar në librin e tij të parë pata thënë se janë si pasqyrë ku thyhen dritat e përditshmërisë rinore, ku përzihen ngjyrat e jetës, përjetimet, ndjesitë, këndvështrimet…, e që të gjithë së bashku, përbëjnë mozaikun dhe tërësinë e ndërthurur nga një shkrimtar me dhunti të veçantë rrëfyese, nga…

Lexo më Shumë

Xhevdet Pozhari 600 mijë euro ndan qeveria për flamuj të Kosovës, shtëpia e Adem Jasharit duke u shembur! Largohet krejtësisht edhe flamuri kombëtar. Ne jemi veç evropianë! Nuk kemi identitet, komb, kulturë, traditë. Kemi tenderë, nga 600 mijë euro për zbukurime. Dhe kështu burrështetasit e Kosovës duan të na mësojmë ta duam shtetin tonë dhe t’i respektojmë simbolet shtetërore. Simbolet që cilindo që i sheh ia rikujtojnë shtetin që megjithatë ‘emblemë’ njohëse ka keqqeverisjen dhe korrupsionin. Shtetin, që shkaku i burrështetasve që dinë të na sundojnë neve, por jo edhe grykësinë e vet, u shndërrua në gropë nga e cila…

Lexo më Shumë