Author: Xhevdet

Nga Xhevdet Pozhari Pavarësisht zhvillimeve të shumta politike në një shtet të vogël që prodhon shumë ngjarje, shpeshherë edhe qëllimshëm, për ta laguar mendjen e popullatës nga realiteti, ajo që mbetet si frikë e fshehur tek secili shqiptar i Kosovës, është ndryshimi i qëndrimeve amerikane në raport me ndarjen e Kosovës. Ose, ndryshe thënë, shpalosja e planeve të vërteta të cilave u ka ardhur koha të vihen në zbatim duke shpalosur të vërtetën se hartat e Ballkanit ende nuk kanë përfunduar. Tash, kur opinioni vetëm është njohur me këtë mundësi, ka filluar edhe loja e njohur e liderëve politikë të…

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhevdet POZHARI Jeta e Adem Demaçit ishte e zhurmshme, s’kishte si të jetë ndryshe as vdekja e tij! Debati midis Adem Demaçit dhe Fehmi Aganit ka qenë një prej debateve që e kam ndjekur pa frymë, si fëmijë. Ndonëse asokohe pak çka kuptoja nga përmbajtja, e di se me javë ishte përfolur ai debat. Njëri mbronte kauzën e “durimit”, tjetri shkrepëtinte si rrufe dhe thërriste për mobilizim. I prerë dhe i shpejtë, pa kalkulime e ekuivoke, Demaçi e dominonte debatin dhe provokonte emocionet e të rinjve. Por, Agani e gëzonte simpatinë e popullit. Simpatinë e një populli që i…

Lexo më Shumë

Gazetari Xhevdet Pozhari i ka reaguar ish gazetares Arbana Xharra e cila në një shkrim autorial ka kërkuar që ta lënë të qetë Skënderbeun dhe Nënë Terezën pasi sipas saj, askush nuk ua fyen myslimanëve profetin. Ndonëse Pozhari nuk e ka apostrofuar me emër, në shkrimin e tij është nënkuptuar se porosia është për Xharrën. Jo shumë kohë më parë, Xhevdet Pozhari kishte shpallur produkte serbe të gjithë ata opionistë shqiptarë që nxisin grindje dhe përçarje ndërshqiptare në baza fetare. Më poshtë e gjeni postimin e tij të plotë: “Debila mendjehapur” me urretje fetare Me dëshirë fare nuk do të…

Lexo më Shumë

Xhevdet POZHARI Edhe pleqtë e shtyrë në moshë, kryesisht me bicikleta apo motoçikleta ishin pjesë e “turizmit evropian” në Shqipëri. Njëri barte një bidon benzinë, tjetri një bocë plini në temperatura rreth 40 gradë. Një tjetër që mezi mbante timonin e biçikletës, me një dorë e ngiste e me tjetrën barte një komplet me vezë. Këto dhe pamje tjera të ngjashme, fillimisht të pazakonta, gradualisht nisin e bëhen rutinë në aksin rrugor që lidh qarkun e Shkodrës me atë të Lezhës. Më në thellësi shtrihen zonat turistike, aty ku bregdeti shqiptar pret turistët e shumtë nga Kosova. Dritat, shëtitoret, lokalet,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi është parë përkrah kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e inaugirimit të presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan. Në këtë ceremoni u raportua se ftesë pranuan një numër i vogël burrështetasish shqiptarë. “Sot pata nderin të marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan. Uroj që sistemi presidencial për Turqinë të hapë një faqe të re të stabilitetit, prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik. Fuqizimi dhe thellimi i mëtejshëm i raporteve me shtetin mik të Turqisë dhe mikun e madh të shqiptarëve, z. Erdoğan, padyshim që është në dobi…

Lexo më Shumë

Xhevdet POZHARI 7 vdekje në vendin e punës në Kosovë vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2018. Ky është një lloj i ri i krimit që punëdhënësit janë duke e kryer ndaj punëtorëve. Vend pune apo front lufte?! *** Seldin Alija, 17 vjeçari që humbi jetën në vendin e punës u bë viktima e shtatë që vdes në vendin e punës brenda 6 mujorit të parë të vitit 2018. U tha se i ndjeri punonte për t’i vetefinancuar studimet. E, sa e sa të rinj të tjerë janë të detyruar të punojnë në rrethanat që iu desht të…

Lexo më Shumë

Xhevdet POZHARI Shpend Ahmeti ka filluar parapërgatitjet e tij për realizimin e synimit final: të bëhet kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Mandati i tij i dytë si kryetar i Komunës së Prishtinës, në fakt është vënë në shërbim të realizimit të ambicies së tij, e jo në shërbim të qytetarëve që e votuan. Së fundmi ai nënshkroi bashkëpunimin me partinë e Mimoza Kusari – Liles, për bashkëqeverisje në kryeqytet. Asaj iu premtua udhëheqja e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale. Gradualisht, qoftë edhe në miniaturë, Shpend Ahmeti është duke e kopjuar qeverinë e Haradinajt për sa i përket numrit të lartë të…

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhevdet POZHARI Nëse bën ujdi me “dreqin”, mos u shit melaqe! Hoxhë Halil Kastrati, i njohur për aktivitetet e tij bamirëse, paska zgjedhur Kadri Veselin si politikan që ta shoqërojë në familjet e varfra. Personalisht, gjithmonë kam qenë kundër bamirësisë që bëhet publike. Por, me këtë veprim të këtij hoxhe dëshmohet se sa lehtë mund t’i humbësh të gjitha sevapet! Kadri Veseli është i rrethuar me anti-kombëtarët dhe antiislamistët më të rrezikshëm. Ky veprim i Halil Kastratit, zgjon dyshime se “bamirësia” e tij në fakt ka qenë veç marketing. Dhe kjë është e turpshme. Kurrë s’më ka penguar e…

Lexo më Shumë

Xhevdet Pozhari Edi Rama paska theksuar se e admiron punën e Erdoganit, si dhe i paska shpallur islamofobët njerëz të paditur. Në thelb të kësaj interviste, Rama nuk bën tjetër pos që shpërfaq rëndësinë e partneritetit të popullit shqiptar me Turqinë ku jetojnë miliona shqiptarë. Deklarime të tilla për rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro – turke nuk ka bërë asnjë burrështetas tjetër shqiptar, qoftë nga Kosova apo Maqedonia. Në të shumtën e rasteve këta politikanë, pranonin nga Turqia fonde milionëshe për ndërtimin e çerdheve, shkollave, spitaleve dhe heshtnin… ndërsa falënderonin USAID-in edhe kur e ndërtonte një WC publike! Krejt kjo, me…

Lexo më Shumë

Mustafa Bajrami  (Reagim ndaj një shkrimi të Bardhyl Mahmutit me titull “Jerusalemi kryeqytet i Izraelit, është e drejtë legjitime e popullit hebre” që ishte botuar pak ditë më parë nëpër disa portale shqiptare. Në atë shkrim ku emri im është përmendur disa herë, autori ishte çuditur përse unë Kudsi Sherifin nuk e quaj Jerusalem!) Edhe më parë Bardhyl Mahmuti ka dëshiruar të më kap për gjuhe për debat me te rreth disa temave që me sa shihet, nuk i di sa duhet. Dorën në zemër, ai nuk është i padijshëm. Ai është një penë e mprehtë shqiptare dhe me përvojë…

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhevdet POZHARI Njohja e shtetësisë së Kosovës vazhdon të luhatet midis interesave të Lindjes dhe Perëndimit. Kryeministri Haradinaj, njëjtë sikundërse presidenti Hashim Thaçi një vit më parë, u kthyen “bisht-ulur” nga Vatikani. Papa u raportua se tha të njëjtat fjalë, copy – paste, në të dy takimet – jeni popull tolerant, punoni në forcimin e bashkëjetesës fetare! Njëjtë si Vatikani, mendojnë edhe shumë shtete arabe. Veçanërisht ato që janë një “mish-mash” i çuditshëm interesash. Të copëtuara dhe politikisht të çoroditura, shumica prej tyre nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit që është promotor i trinisë fetare, me dominancë myslimane.…

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhevdet POZHARI Jo domosdoshmërisht duhet të jesh i ndershëm! Nuk ke as pse beson në Zot, nëse obligimet nuk të lejojnë t’u përmbahesh ritualeve fetare. Thjesht, jeto! Mos e vrit kokën. Jeto të sotshmen, se të nesërmes nuk i dihet. Me të kaluarën nuk ia vlen të merresh se edhe ashtu nuk mund ta korrigjosh. Eventualisht, mund të nxjerrësh ndonjë mësim prej saj… Gradualisht, kështu është duke funkcionuar shoqëria në Kosovë. Në emër të “lirisë”, “demokracisë”, “pro-perëndimores”, kemi përqafuar vlera të panjohura deri më dje, e sot rrekemi të paraqitemi sikur nuk kemi pasur asnjë lidhje me atë që…

Lexo më Shumë