Author: Rilinda

Partitë politike në Maqedoni vazhdojnë garën mes tyre për zgjedhjet që pritet të mbahën më 11 dhjetor. Lëvizja “BESA”, do të mbajë sot një tubim në Pallatin e Kulturës në Kumanovë në orën 19. Sipas agjendës së kësaj partie, të pranishëm në këtë tubim do të jenë kryesia e Lëvizjes “Besa” dhe RDK-së, si edhe kandidatët për deputet në njësinë zgjedhore numër 2 duke përfshirë edhe bartësin e listës Afrim Gashi.

Lexo më Shumë

Shkrimtari i njohur Kim Mehmeti ka komentuar raportimet e mediave se kryetari i BDI’së më në fund ia ka dalë ta ‘pushtojë’ Kumanovën, por i përcjellë nga autoblinda dhe forca të mëdha policore?! “Dhe kush mund ta paramendonte se në Kumanovë, aty ku u shënua kalendari i rezistencës, i krenarisë dhe i trimërisë së shqiptarëve të Maqedonisë, do përjetonim diçka që nuk e kishim parë as në kohët e ‘Morinave’ tanë: që një politikan shqiptar të ketë frikë t’i kthehet popullit i pambrojtur nga policia maqedonase! Dhe ku ta dish, mbase e gjitha kjo na ndodh pse e tradhtuam gjakun…

Lexo më Shumë

Televizioni më i shikuar shqiptar Top Channel vjen sonte me një emision ekskluziv mbi zgjedhjet në Maqedoni. Liderët e partive relevante në Maqedoni dhe analistë e gazetarë flasin për skenarët e mundshme paszgjedhore dhe fatin e këtij vendi të vogël të Ballkanit. Këtë herë duket se nuk do të ketë anulim loje. Maqedonia po përmbyll fushatën për zgjedhjet parlamentare që nuk i mban dot prej kohësh, pasi është mbërthyer nga kriza të njëpasnjëshme. Partitë maqedonase dhe ato shqiptare po kërkojnë votën, por a do të dorëzohet këtë herë Gruevski, që qeveris prej 10 vitesh? A do të jenë këto votime…

Lexo më Shumë

Pa ujë nesër prej orës 9 deri në përfundimin e punëve do të mbeten shfrytëzuesit nga rruga “Viç” kulla 24 dhe 26 në komunën Karposh. Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të defektit në rrugën “Viç” 8.

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kutar Tabanovc janë zbuluar rreth tetë kilogramë bimë e llojit kanabis sativa, në një veturë “Smart” me targa të Shqipërisë. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se automjeti drejtoheshe nga shtetasi shqiptar 56 vjeçari me inicialet B.O, ndërsa droga e llojit kanabis sativa ishte fshehur në shasinë e makinës nga ana e djathtë dhe e majtë e saj. Po ndërmerren masa të mëtejshmë nga ana e policisë për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Në qoftëse bëhet krahasim mes trajtimit të ish-të burgosurve politik maqedonas dhe atyre shqiptarë, atëherë vërehet se në Maqedoni jo që nuk është avancuar çështja shqiptare por ajo është degjeneruar edhe më shumë. Kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë një vizite të Shoqatës së ish-të burgosurve dhe të dëmtuarve politik shqiptarët në Maqedoni. Kasami ka nënvizuar se gjendja e ish-të burgosurve politik tregon edhe më qartë se shqiptarët si komb, janë të diskriminuar në çdo aspekt, vetëm sepse jemi shqiptar, ndërsa ka potencuar se në të ardhmen prioritet i shqiptarëve duhet të jetë edhe çështja e…

Lexo më Shumë

NUK KA SQARIM LOGJIK PËR AFËRSINË E REÇICËS ME ATHINËN “AQ SA KAM UNË INFO ASNJË DEPUTET APO POLITIKANË I RËNDËSISHËM I TIRANËS PASI DO SHIKOJ KËTO TAKIME TË NGROHTA TË ALI AHMETIT ME BAKOJANIN DHE KOTZIAS NUK DO RESPEKTOJMË MË ALI AHMETIN. PËR SERBINË NUK KAM SHUMË INFO DHE NUK DUA TË DAL KEQ SEPSE SE NJOH AS GJUHËN SERBE DHE PSIKOLOGJINË E TYRE”, THEKSON PËR GAZETËN LAJM, HISTORIANI I NJOHUR, LLALLA Nga ana tjetër, Historianët nga Shqipëria thonë për Gazetën Lajm, se nuk e kanë të qartë sot e kësaj dite, pse kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është…

Lexo më Shumë

Në tubimin e mbrëmshëm të Aleancës për Shqiptarët në Strugë, me ovacione të fuqishme “UÇK UÇK” u prit kryetari i partisë UNITETI, Gjenerali i tre luftërave çlirimtare kombëtare, Gëzim Ostreni. “Fatkeqësisht, përcaktimet për të cilat dhanë jetën bijtë dhe bijat e shqiptarëve, derdhën gjakun, sakrifikuan më t’mirën, ngelën në gjysmë të rrugës. BDI-ja bashkë me VMRO-në gati se i paralizoi. Tash partitë maqedonase po luajnë cik-cak me të drejtat e shqiptarëve” – deklaroi Gjeneral Ostreni në tubimin e Aleancës për Shqiptarët në Strugë. Gjeneral Ostreni apeloi fuqishëm se duhet të gjithë shqiptarët të bashkohen ashtu siç u bashkuan tre partitë…

Lexo më Shumë

Murtezan Idrizi, ish-kandidati për kryetar të komunës së Likovës përmes një mesazhi ka komentuar vizitën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në Kumanovë. Ja porosia e plotë: “Me dhimbsen ca Kumanovare qe i njoh per njerez te mire. Me dhimbsen te gjith ato qe neser duhet ta arsyetojne vehten para miqve te tyre Kumanovar duke thene se nuk pata rruge tjeter pervec se te prezentoj ne tubim sepse do t’me nxjerrin nga puna. Nje kercovar na e solli ujkun ne torishte dhe iku te pushoje ne torishten e vet ne Zajaz. Ai,ka interesin e tij, per ti hidheruar mes veti…

Lexo më Shumë

Koalicionet dhe partitë politike – pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot vazhdojnë me aktivitetet në kuadër të fushatës. Bashkimi Demokratik për Integrim organizon Konferencë ekonomike, ku do të shpalos një ndër shtyllat më të rëndësishme, atë për Barazi dhe Progres Ekonomik. Partia Demokratike Shqiptare, sipas agjendës së tyre, do të mbajë tubim në komunën e Çairit në Shkup. Rilindje me BESË do të mbajë tubim në Kumanovë tek Shtëpia e Kulturës Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” paralajmëroi tubime në Qendër Zhupë dhe në Dibër. VMRO-DPMNE dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” do të mbajnë tubime në Radovish dhe në…

Lexo më Shumë

Koalicioni VMRO për Maqedoninë sonte mbajti tubim në Qendrën e Kulturës “Anton Panov” në Strumicë. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Lupço Georgievski tha se nuk e kupton, siç theksoi, frikën e dy partive më të mëdha në skenën politike nga Koalicioni VMRO për Maqedoninë. “Edhe njëri edhe tjetri kërkojnë 62 deputetë për Qeveri stabile. Qëndrimi im është se ne pas këtyre zgjedhjeve duhet që të kemi Qeveri jostabile që të kemi shtet stabil. Nuk duhet askush të ketë më pushtet absolut. Deputetët tanë në Parlament do të jenë për balancim, do të jenë granci që të mos ketë revanshizëm drejt firmave tona…

Lexo më Shumë

Rilindja me BESË dënon ashpër kërcënimet dhe presionet që janë duke u bere në këtë fushatë parazgjedhore në adresë të intelektualëve shqiptarë. Bashkimi Demokratik për Integrim, i përkrahur edhe nga struktura të caktuara të policisë ka shtuar presionet ndaj të gjithë intelektualëve të pavarur, që nuk bëjnë tjetër pos ngrenë zërin kundër padrejtësive dhe përbuzjes që iu bë shqiptarëve të Maqedonisë gjatë gjithë këtyre viteve. Kërcënimet huligane ndaj profesor Ali Pajazitit, thirrja në polici dhe marrja në këtë pyetje e botuesit të Gazetës Lajm, publicistit Fejzi Hajdari dëshmojnë të vërtetën se elitat kriminale pushtetmbajtese me çdo kusht përpiqen ta heshtin…

Lexo më Shumë