Rilindja me BESË dënon ashpër kërcënimet dhe presionet që janë duke u bere në këtë fushatë parazgjedhore në adresë të intelektualëve shqiptarë. Bashkimi Demokratik për Integrim, i përkrahur edhe nga struktura të caktuara të policisë ka shtuar presionet ndaj të gjithë intelektualëve të pavarur, që nuk bëjnë tjetër pos ngrenë zërin kundër padrejtësive dhe përbuzjes që iu bë shqiptarëve të Maqedonisë gjatë gjithë këtyre viteve. Kërcënimet huligane ndaj profesor Ali Pajazitit, thirrja në polici dhe marrja në këtë pyetje e botuesit të Gazetës Lajm, publicistit Fejzi Hajdari dëshmojnë të vërtetën se elitat kriminale pushtetmbajtese me çdo kusht përpiqen ta heshtin secilin zë që iu kundërvihet, pa zgjedhur mjete dhe metoda. Kur BDI e pa se askush nga Lëvizja BESA nuk i trembet edhe përkundër provokimeve të shumta, ata tentojnë të kërcënojnë edhe intelektualët shqiptarë. Ia kujtojmë Bashkimit Demokratik për Integrim se bart përgjegjësinë për çdo shantazh, presion dhe shkelje të drejtave të njeriut, siç është përgjegjës për shumë raste të montuara viktima të të cilave ishin shqiptarët. Por, 11 dhjetori është afër dhe populli shpejt do të çlirohet nga bandat kriminale partiake, ndërsa urdhëruesit e tyre do të vihen para të gjitha përgjegjësive ligjore.
Data 18.11.2026
Aktuale
- Xi dhe bashkëshortja e tij shtrojnë banket mirëseardhjeje për pjesëmarrësit në Takimin e Liderëve Ekonomikë të APEC-ut
- Velkovski pas takimit me Filipçen: Është koha të bashkohemi sërish, të besojmë dhe të fillojmë nga e para
- GTA VI: Pritshmëritë e mëdha për një revolucion në botën e lojërave
- Kurt Volker për Independence Avenue Media: Administrata Trump e ka lejuar Moskën t’i zhvendosë bisedimet nga ndalimi i luftës së Rusisë te arkitektura e sigurisë së Europës
- Alarm për motin: Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta mbi 80 km/orë
- Kërcënim me armë pas një konflikti në një këmbimore në Gostivar
- Shtëpia Botuese “Shkupi” i bashkohet nismës së Merhametit për “Librarinë e Çarshisë” me libra falas
- Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

