Author: Jeta almakos

Kuvendi, në kuadër të punës së sotme, sipas rendit të ditës së seancës së 115-të, përfundoi shqyrtimin e përgjithshëm të propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësim, sipas procedurës së shkurtuar, e cila është pjesë e ndryshimeve në pesë zgjidhjet ligjore të nevojshme për realizimin e kontratës me “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d. Votimi do të përcaktohet më tej. Në seancën plenare, Lidija Petkoska nga VMRO-DPMNE tha se sot vazhdon debati për ligjet që nënkuptojnë paligjshmëri, ndërsa miratohen me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtuar. “Nuk e dimë se çfarë…

Lexo më Shumë

Fuqizimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë në fushën e gjyqësorit, si dhe ngritja e kapaciteteve për zhvillimin e negociatave në pjesën e Kapitullit 23,  “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, ishin temat kryesore për të cilat biseduan në Shibenik, ministri i drejtësisë, Krenar Lloga dhe ministri i drejtësisë dhe administratës i Kroacisë, Ivan Mallenica. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe ide lidhur me çështje të ndryshme nëpërmjet të  cilave vendi ynë mund të përfitojë përvoja praktike dhe të dobishme nga Kroacia, të cilat janë të rëndësishme për procesin eurointegrues. Po ashtu, u bisedua…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me akuza të reja ndaj pushtetit, se me ndryshimet kushtetuese po synon ridefinimin e shtetit. Mickoski thotë se partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI po punojnë që Maqedoninë ta shndërrojnë në shtet binacional, paralelisht me futjen e bullgarëve në kushtetutë nën diktatin e Bullgarisë. “Deri tek unë kanë ardhur informacione se nuk bëhet fjalë për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë, por flitet edhe për redefinim të plotë të Maqedonisë si shtet, të bëhet shtet binacional, ku do të ekzistojnë dy popuj, pastaj do të ketë disa bashkësi etnike të cilat tani janë pjesë të popujve…

Lexo më Shumë

Integrimi më i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në BE mund të ndodhë kur vendi t’i përmbushë të gjitha detyrimet e saja, përfshirë ndryshimin e Kushtetutës dhe respekton të drejtat e njeriut, tha mbrëmë ministri i jashtëm bullgar, Ivan Kondov, pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, ku mori pjesë edhe ministri i jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani. Në takim, disa nga ministrat evropianë për punët e jashtme këmbëngulën për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas shefit të diplomacisë bullgare, për të ndodhur kjo, siç thotë ai, fillimisht Shkupi duhet…

Lexo më Shumë

Eksperti serb i sigurisë, Darko Trifunoviç, ka thënë se Rusia ka tentuar të bëjë një puç në Maqedoni të veriut, si dhe të tërheq incizimet inkriminuese që tregonin se fëmijët shqiptarë nuk ishin fajtorë për vrasjen e fëmijëve maqedonas. Sipas tij, rusët nuk kanë guxuar ta humbnin Maqedoninë e veriut, dhe për këtë ata kanë ndërmarrë disa hapa. “Rusët nuk kanë guxuar ta humbin Maqedoninë. Për këtë shkak ata kanë dashur të bëjnë një puç. Për atë janë nisur me dhunë që të hyjnë në parlamentin e Maqedonisë, kanë dashur ta djegin e të bëjnë atentat në Zoran Zaevin, si…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informatat për pagesën e pensioneve për muajin maj 2023, të propozuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përcjell KlanMacedonia. Fondi për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat e pensioneve t’ua dorëzojë bankave komerciale më së voni deri më 26.05.2023. Rekomandohen bankat komerciale që nga data 29.05.2023 të sigurojnë që pensionistët të mund të disponojnë pensionet e majit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar. Rekomandohet që bankat komerciale, përmes degëve dhe filialeve të bankave, të sigurojnë pagesën e pensioneve me para në…

Lexo më Shumë

Në lagjen Vraçar të Beogradit janë regjistruar krisma me armë zjarri, ku siç raportojnë mediat në Serbi, është gjuajtur ndaj dy personave të botës së krimit. Të dy janë plagosur, por që sipas informatave janë jashtë rrezikut për jetë përcjell Klan Macedonia. Sulmuesi, sipas raportimeve është në arrati, ndërsa gjithashtu nuk dihen as motivet e ngjarjes. Sipas mediave serbe njëri nga të plagosurit është një 21 vjeçar nga Maqedonia. “Shtetasi maqedonas D.L. (21), i cili u plagos në shpinë sonte në orën 19:40 në cep të rrugëve Car Nikolaja II dhe Maksim Gorki, ka shumë të ngjarë të jetë viktimë aksidentale…

Lexo më Shumë

Në pikën kufitare “Tabanoc”, dje në orën 12:30 nëpunës policor nga stacioni policor për pikën kufitare dhe mbikëqyrje kufitare “Tabanoc”, kanë privuar nga liria N.K (65) nga Republika e Greqisë dhe H.F.M. (46) nga Austria. Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, gjatë kontrollit në automjetin e udhëtarëve “Mercedes” me targa të Austrisë e cila drejtohej nga N.K., ndërsa shoqërues ka qenë edhe H.F.M., është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, epruveta të lëngut ngjyrë kafe dhe gjësende të tjera. ersonat i janë dorëzuar nëpunësve policor nga Njësia për trafikim të paligjshëm të drogës pranë SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka akuzuar sot qeverinë se po bën luks në kurriz të shtetit dhe të qytetarëve në kohë krize. Sipas kësaj partie, përmes Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë qeverisë, është kryer furnizim në vlerë prej rreth 3 milionë denarëve për pije të shtrenjta dhe luksoze alkoolike. “Kur nuk ka para për të sëmurët me fibrozë cistike, kur nuk ka para për insulinë apo lloje të tjera terapie, duhet të kujtojmë se Kovaçevski përmes Shërbimit blen pije të shtrenjta dhe luksoze për 2.950.000 denarë”, deklaroi zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva. Sipas Mitevës, kontrata mes Shërbimit qeveritar dhe…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21 duke biseduar për zhvillimet e fundit në BDI, tha se Grupi i zjarrit ka qenë kundër Korridorit 8, me vërejtje dhe kritika të vazhdueshëm kundër këtij projekti. “Grupi i zjarrit ka dalë kundër programit të partisë, kundër rezolutave, ka dalë bile edhe kundër Korridorit 8. Të shprehesh në forma me vërejtje, me kritika, kundër një projekti që e realizon qeveria, BDI-ja, në këtë moment, mendoj se mjafton për të qenë kundër tij. Grupi i zjarrit duhet të kishte vazhduar me atë që kërkuan në…

Lexo më Shumë

Në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës, Shoqata e shkrimtarëve “OENEUM” mbajti orë poetike dhe portet letrar kushtuar shkrimtarit nga diaspora Skender Sherifi. Është nder dhe kënaqësi e veçantë për Universitetin e Tetovës, që pati të pranishëm në auditorët e tij një figurë nderi të kulturës shqiptare, Skender Sherifin, njërin prej shkrimtarëve më të njohur bashkëkohorë, dhe gjithashtu një prej figurave më emblematike të letërsisë shqiptare. Emra si shkrimtari ynë i nderuar kanë spikatur edhe në arenën ndërkombëtare, duke e lartësuar emrin e kombit tonë përpara kombeve të qytetëruara. Në këtë manifestim i pranishëm ishte edhe Rektori Universitetit të Tetovës,…

Lexo më Shumë

Në spitalin klinik të Tetovës do të vendosen ashensorë të rinj, premton drejtori Pëllumb Vela. Sipas tij, dy nga shtatë ashensorët do të sigurohen nga buxheti i spitalit, ndërsa pesë ashensorë tjerë do t’i sigurojë Ministria e Shëndetësisë. “Përfundimisht me pesë ashensorë të rinj do të na ndihmojë Ministria Shëndetësisë, ndërsa dy ashensorë do i marrin në kuadër të furnizimeve publike që i kemi në kuadër të spitalit. Do vendosen dy ashensorë në pjesën internistike, katër në pjesën kirurgjike dhe një në pjesën e urgjencës, tek pjesa urgjencës që edhe do të hapet së shpejti. Një punon dhe është në…

Lexo më Shumë