Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski ka komentuar pretendimet e ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, se sot është afati i fundit për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Kovaçevski tha se Qeveria nuk i menaxhon seancat e Kuvendit, por atë e bën kryetari i Kuvendit, dhe kjo çështje i takon atij. Gjithashtu, Kovaçevski deklaroi se seanca plenare e Kuvendit për miratimin e ndryshimeve kushtetuese ka filluar dhe do të vazhdojë kur të krijohen kushtet e duhura, respektivisht kur të sigurohet numri i deputetëve që do ta përkrahin një proces të tillë. I pyetur nëse mund të pritet zgjatja e seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese…
Author: Jeta almakos
250 mijë nxënës i janë rikthyer sot bankave shkollore dhe rreth 20 mijë prej tyre kanë filluar klasën e parë. Sot ka filluar zyrtarisht viti i ri shkollor 2023-2024 i cili do të zgjasë deri më 17 qershor dhe për herë të parë do të ketë edhe pushim pranveror nga 29 data prill deri në 5 maj, deklaroi ministri i Аrsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri. Ai tha se krahasuar me vitin e kaluar shkollor, fillimi i këtij viti është më i suksesshëm pasi që në harkun kohor prej një viti kanë arritur të aprovojnë dhe njëkohësisht shtypin dhe dorëzojnë në…
Me Kris Pajn, Mishel Rodrigez, Rege-Zhon Pejxh, Xhastis Smith, Sofia Lilis dhe Hju Grent Shiko këtu reklamën e filmit: https://youtu.be/GhnbJXAxQK0 Imazhet gjenden këtu: https://we.tl/t-Fw0n4AAb8x Dungeons & Dragons: Honour Among Thieves, filmi epik aksion-aventurë bazuar në lojën legjendare të tavolinës nga Hasbro, do të transmetohet ekskluzivisht në SkyShowtime nga 31 gushti Një hajdut joshës dhe një bandë aventurierësh të pazakontë ndërmarrin një grabitje epike për të gjetur një relikt të humbur, por situata bëhet e rrezikshme kur përplasen me njerëzit e gabuar për një aventurë argëtuese plot aksion. Në filmin e sjellë nga Paramount Pictures në bashkëpunim me eOne, luajnë Kris…
Në tremujorin e dytë të vitit 2023, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.62%, përkatësisht numri i tyre është 8.059, tregojnë të dhënat e Enti Shtetëror për Statistikë. Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka në sektorin B – Miniera dhe nxjerrja e gurorëve 3.33%, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorët D – Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar e cila është 0.25%. Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 3-9 kanë shkallë më të lartë të vendeve të punës, që shënon 2.25%. Numër më të madh të…
“Është një nder i jashtëzakonshëm për mua të vizitoj vendprehjen e përjetshme të Nënë Terezës. Shtëpia ku ajo kaloi 47 vjet simbolizon një jetë të kaluar në shërbim vetëmohues, duke na frymëzuar të përqafojmë trashëgiminë e saj të dashurisë dhe dhembshurisë”, shkroi ministri i Brendshëm Bujar Osmani në rrjetet sociale pasi vendosi lule në prehjen e saj të përjetshme në Kalkuta të Indisë. Osmani ia kushtoi një pjesë të fjalimit të djeshëm edhe Nënë Terezës, duke theksuar se pavarësisht largësisë, India dhe Maqedonia e Veriut janë të lidhura ngushtë me Nënë Terezën. “Edhe pse të largëta gjeografikisht, dy vendet tona…
Seanca gjyqësore për “Zhan Mitrev” që ishte caktuar për 4 shtator, është shtyrë për shkak se i akuzuari Zhan Mitrev nuk mund të marrë pjesë në seancë për shkaqe shëndetësore, informojnë nga Gjykata Themelore Penale – Shkup. “Për hir të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare që ndjekin seancën kryesore për rastin me K. nr. 349/23 lidhur me Spitalin Klinik ISHP “Zhan Mitrev” me datë 04.09.2023, njoftojmë opinionin se seanca është revokuar duke pasur parasysh se në gjykatë është dorëzuar parashtresë me dokumentacion të bashkangjitur mjekësor se i akuzuari Zh.M. është penguar objektivisht të marrë pjesë në seancë për shkaqe…
Ministria e Punëve të Jashtme ka dorëzuar në Komisionin kundër korrupsionit dhe në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dokumentacionin për furnizimin publik në të cilën përfshihet kompania Eurovia, shkruan Alsat. Nga atje ftojnë institucionet ta trajtojnë lëndën me prioritet, duke pasur parasysh, siç komunikojnë nga ky institucionet, spekulimet në opinion. “Nuk ka parregullsi në procedurën e nevojshme për mbajtjen në Shkup të ngjarjes më të madhe të politikës ndërkombëtare, në kuadër të kryesimit të vendit me OSBE-në”, thuhet në komunikatën e tyre. Eurovia ka fituar tendin 1.8 milion eurosh të Ministrisë së Jashtme për adoptimin e hapësirave…
“Ndryshe nga viti shkollor i kaluar, ky vit shkollor do të jetë më i sukseshëm”, tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri kur u pyet për vlerësimin e vitit shkollor 2023/2024, duke pasur parasysh vonesën e teksteve për klasën e gjashtë dhe paqartësisë rreth bashkimit të disa lëndëve në këtë klasë. “Në periudhën prej një viti, ne kemi menaxhuar të miratojmë dhe të shtypim dhe të dërgojmë më shumë se 50 tituj tekstesh në arsimin fillor. Për këtë vit shkollor ne i kemi përfunduar të gjithë procedurat për brenda nëntë muajve nga dorëzimi i të gjithë programeve të reja…
Studentët e viteve të dyta dhe më të larta, të cilët kanë humbur afatin e parë të aplikimit për realizimin e të drejtës së racionit të subvencionuar studentor për vitin akademik 2023-2024, mund të dorëzojnë aplikimin prej datës 1 deri më 5 shtator. “Aplikimi bëhet përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe pas përfundimit të afatit për regjistrim kandidatët do të marrin njoftim. Mandej, nga Sparkase Bank, si bankë me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje jofinanciare për realizimin e masës, studentët do të thirren për të lidhur marrëveshje për hapjen e llogarisë së veçantë, në lidhje me kartelë…
Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi vazhdon të jetë ende në paraburgim në Hagë, pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale dhe fillimit të gjykimit ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së. E për kalimin e ditëve në çelin e burgut, Krasniqi ka vendosur që të shkruaj vargje poetike. Së fundmi ai shkruar disa vargje për jetën dhe gjendjen e tij në atë çeli. Këto vargje i ka publikuar vajza e tij, Gresë Krasniqi. “Burgu im qenka një vrimë. Qiell e diell i shoh copë-copë. Aty ku bie e zgjohem përditë. Për mua është vetëm një gropë. Veçmas për këtë…
Aleanca për Shqiptarët në Strugë ka derdhur një sërë akuzash drejt kryetarit të Komunës Ramiz Merko, përcjell TV21. Thonë se problemet në arsimin në Strugë nuk kanë të mbaruar dhe dita-ditës shtohen edhe më shumë. Akuzojnë se arsimi në Strugë është peng i veprimeve keqdashëse dhe kundërligjore të NON GRATA – Ramiz Merkos, i cili, sipas ASH, pa asnjë lloj përgjegjësie emëron dhe shkarkon drejtorë që nuk i plotësojnë kushtet elementare ligjore. Nga ASH kërkojnë që Ministria e Arsimit, Komunës së Strugës t’ia marrë ingerencat në sferën e arsimit fillor, sepse Inspektorati i Arsimit ka konstatuar shkelje ligjore të Kryetarit.…
Mesazhi i dërguar nuk është asgjë e re. Kështu presidenti Stevo Pendarovski e komentoi deklaratën e presidentit francez Emanuel Makron i cili tha se së pari duhet të bëhen reforma brenda vetë BE-së e pastaj të bëhet zgjerimi. Pendarovski tha se konfirmim për zgjerimin janë fjalët e Sharl Mishelit që është “miku më i lartë politik i Makronit”. Në lidhje me afatin për vitin 2030 komentoi se është i arritshëm nëse nuk ka obstruksione të brendshme. “Nëse për shkaqe të brendshme kërkoni arsyetim se pse nuk votoni për vazhdimin e rrugës së Maqedonisë drejt BE-së dhe thotë se ne jemi…

