Qëndrimi i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është shumë i qartë – të përmbushë detyrimet e dakorduara dhe të pranuara në korrik 2022, tha zëvendëskryeministrja bullgare dhe shefja e diplomacisë Maria Gabriel. Bullgaria do të vazhdojë të mbrojë qëndrimin e saj shumë qartë, për të kujtuar se ne qëndrojmë prapa përmbushjes së të gjitha kushteve në lidhje me kompromisin e korrikut 2022, për të kundërshtuar qartë përpjekjet për informacion të rremë dhe dezinformim se Bullgaria ka kushte të reja, dhe në ndërkohë ne qartë të qëndrojmë në gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë, tha Gabriel në përgjigje të saj në seancën…
Author: Jeta almakos
Nën ndikimin e valës së lagështisë gjatë natës drejt të hënës dhe të hënën do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje të përkohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e fuqishme veriore (mbi 60 kilometra në orë), e cila do të kushtëzojë ulje të dukshme të temperaturës ditore për pesë deri tetë gradë. Nga e martja do të mbizotërojë mot mesatar me vranësira me kushte për shi të lehtë lokal dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.…
Fatmir Mexhiti ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook rreth aksionit të djeshëm në Klinikën për Onkologji në Shkup. “Mbështetje të fortë për aksionin e prokurorisë dhe policisë në Klinikën e Onkologjisë. Si ministër, dënoj fuqishëm të gjitha tentativat dhe veprimet e individëve apo grupeve, të cilët, nëpërmjet kompetencave diskrecionale dhe mënyrave të marrjes së vendimeve në favor të tyre, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin dhe jetën e pacientëve, qytetarëve dhe shtetit. Pres që institucionet të marrin një vendim sa më të shpejtë në raport me hetimin” – ka shkruar Mexhiti Ndryshe policia dje kishte aksion…
Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur Departamenti Amerikan i Shtetit e futi në “Listën e zezë” kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, për shkak të korrupsionit dhe ndërhyrjeve të supozuara në çështje gjyqësore, organet e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ende nuk bëjnë të ditur asgjë, raporton Zëri i Amerikës. Nuk dihet se çka po ndodhë me akuzat e ngritura pasi që u tha se gjithsejt 30 kallëzime penale janë ngritur kundër Merkës nga viti 2006 – 2023, , nga të cilat 16 janë aktive dhe 14 janë të vjetruara. Nuri Bajrami, anëtar i Komisionit Antikorrupsion thotë…
Dy policë janë rrahur gjatë orarit të punës në në pikën kufitare Qafë Thanë me Shqipërinë. Rrahja ka ndodhur para syve të personave që prisnin të kalonin kufirin. Në përleshje kanë marrë pjesë dy policë, të cilët pas padurueshmërisë dhe keqkuptimeve të ndërsjella janë përplasur fizikisht me grushte dhe shkelma, në seksionin ku bëhet kontrolli i pasaportave. Ngjarja është parë edhe nga kolegët e tyre nga Shqipëria, të cilët punojnë në të njëjtat ambiente, pasi kontrolli i pasaportave tashmë është i integruar në një pikë. Rastin e ka marrë kontrolli i brendshëm i MPB-së, e cila tashmë po përcakton përgjegjësinë…
Të dhënat personale të qytetarëve vitet e fundit kanë qenë të rrezikuara shumë shpesh, ose përmes sulmeve të shumta kibernetike në disa institucione, ose përmes procedurave kontestuese të tenderit për zgjedhjen e kompanive, të cilat ndër të tjera duhet të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale. Megjithëse asnjë institucion deri më tani nuk është prononcuar që të dhënat personale të qytetarëve vërtet kanë qenë të rrezikuara, të keqpërdorura, apo si rezultat i një kompanie të zgjedhur në mënyrë të papërshtatshme është vënë në pikëpyetje qarkullimi i tyre, mbeten dyshimet nëse institucionet kushtojnë vëmendje të mjaftueshme për mbrojtjen e të dhënave…
Një bastisje mbrëmjen e të premtes në Shkup ka përfunduar me arrestimin e një 32 vjeçari, tek i cili u gjet drogë dhe sasi e majme parash, përcjell KlanM. “Zyrtarët policorë nga SPB Shkup – Njësia për trafikim të paligjshëm të narkotikëve, pasi paraprakisht kanë marrë informacione operative dhe një urdhër të siguruar gjyqësor nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e D.D (32) nga Shkupi. Gjatë kontrollit u gjetën 30 qese me marijuanë dhe 6 qese me lëndë pluhuri të bardhë, si dhe një sasi e madhe parash”, thonë nga MPB. Personit është privuar nga liria dhe është…
Pas alarmimit në media se në Klinikën e Onkologjisë ka dyshime se po bëhen keqpërdorime me ilaçet dhe terapitë e pacientëve, mbrëmjen e kaluar është kryer kontroll nga ana e policisë dhe prokurorisë në këtë klinikë, përcjell KlanM. “Gjatë ditës së djeshme në bazë të urdhëresës së gjykatës, pas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer kontrolle në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione të tjera në banesa private në Shkup.Në këtë mënyrë janë sekuestruar kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacion tjetër, të cilat do t’i nënshtrohen analizës dhe ekspertizës. Prokuroria…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sot vizitoi njësinë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në Manastir, ku u konstatua se punëtorët punojnë në kushte substandarde. Në ndërtesën ku është e vendosur zyra nuk ka ashensor dhe punonjësit të cilët janë me ndonjë invaliditet nuk kanë qasje në vendin e punës, i cili është në katin e pestë të ndërtesës. Mungojnë mobilje të zyrës, dyert dhe dritaret janë të dëmtuara dhe paraqesin rrezik për palët që vijnë për të kërkuar ndihmë juridike falas. Me anëtarësim në BE, nëpërmjet të fondeve do të sigurohen mjete për qasje më të lehtë në drejtësi për…
Në cilat lëndë seancat gjyqësore janë anuluar më shumë herë për shkak të mungesës së prokurorit publik të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ose të Prokurorisë Themelore Publike? Në cilat data janë caktuar seancat e anuluara në secilën lëndë veç e veç dhe me çfarë arsyetimi prokurorët kompetent e kanë arsyetur mungesën? Këto janë dy pyetjet për të cilat kryeprokurori republikan Lubomir Joveski kërkon përgjigje urgjente nga Këshilli Gjyqësor. Ndërsa kjo vjen si pasojë e raportit të fundit të punës së Gjykatës Themelore Penale Shkup, në të cilën antarët e Këshillit kishin konstatuar se…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe i shoqëruar nga banorët e Konјares, para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kërkoi që të ndërpritet gërmimi i rërës në këtë fshat. Ai tha së gërmimet në këtë fshat po rrezikon jetesën e banorëve dhe dëmton ambientin ekologjik. Snopçe theksoi se kompani e cila bënë gërmimin e rërës “EURO PROGORES” Dooel, ka kërkuar nga deputeti Snopçe që të kërkojë falje, për siç thonë ata, akuzat dhe shpifjet rreth kompanisë, në të kundërtën do të përballen me deputetin Snopçe përmes rrugës gjyqësore. Halili Snopçe, deputet i ASH-së “Ish këndi i lojërave për fëmijë në…
VMRO-DPMNE i përngjan papagallit, çfarëdo që t’i pyesni, thonë zgjedhje. Kështu e komentoi kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, kërkesën e VMRO-së opozitare për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, nëse i shikoni pozicionet e VMRO-DPMNE-së për momentin, nuk mund të gjeni asnjë politikan evropian apo amerikan që qëndron në atë vijë. I vetmi politikan nga BE, sipas Kovaçevskit që i mbron pozitat e tyre është, ish kreu i tyre, Nikolla Gruevski nga Hungaria. Dimitar Kovaçevski, “VMRO-DPMNE më duket se i ngjan papagallit. Ata, çfarëdo që t’i pyesësh, thonë zgjedhje. T’i pyesi se sa është ora- thonë zgjedhje. A keni plan-…

