Vazhdon të komentohet vetura e djegur e zv/kryeministrit Artan Grubi, gjatë mëngjesit të së shtunës. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, thotë se i gjithë rasti duhet të hetohet në detaje, sipas tij, autorët të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë dhe se publiku ka të drejtë të dijë nëse ka apo jo pasuri të fshehur. HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE “Por ajo që dihej edhe për oponionin është se automjeti nuk ishte në pronësi të zotërisë që përmendëm, por ishte në pronësi të ndonjë personi tjetër juridik që ishte i lidhur me disa aktivitete të tjera afariste në të…
Author: Jeta almakos
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi rezultatet e Konkursit për akomodimin e nxënësve në konvikte në vitin shkollor 2023/2024. Në ueb faqen e MASH janë publikuar listat e nxënësve të pranuar në nëntë konvikte: “Profesor Mijallkov” në Kumanovë, “Lazar Llazarevski” në Veles, “Vanço Pitoshevski” në Ohër, “Koço Racin” në Shën Nikollë, “Mirka Ginova” në Manastir. Katër nga nëntë konviktet janë në Shkup: “Dr. Pançe Karagjozov”, “Zdravko Cvetkovski”, “Partenija Zografski”, dhe konvikti “Dimitar Vllahov”
Diandra Krivanjeva është një nga mijëra shqiptarët që pas shumë viteve pritje e probleme byrokrarike, fitoi shtetësinë falë ligjit të inicuar nga Aleanca për Shqiptarët. Kjo fitore si duket i ka dhënë asaj motiv për tu aktivizuar edhe më shumë në të mirë të shoqërisë dhe vendlindjes. E reja nga Tetova, Diandra Krivanjeva është aktivizuar në Aleancën për Shqiptarët dhe së fundmi ka shprehur ambicje për të qenë edhe në krye të proceseve, duke paraqitur edhe kandidaturën e saj për kryetare e Forumit Rinor të ASh-së në Tetovë, shkruan Top24 Postimi i plotë: Të nderuar qytetarë, e dashura rini! Sapo…
Një stuhi e madhe me reshje të dendura shiu dhe erë ka goditur sot pasdite Shkupin. Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik, Shkupi dhe disa rajone të tjera të vendit janë përfshirë nga një masë e paqëndrueshme që është zhvendosur nga Kosova në orët e pasdites. Stuhia ishte jetëshkurtër, por jashtëzakonisht e fortë. Deri më tani nuk ka raportime për dëme. Në viset verilindore të vendit, pasditja e sotme është e paqëndrueshme me paraqitje lokale të stuhisë e shoqëruar me shkarkime elektrike, reshje të forta të rrëmbyeshme, breshër dhe erë të fortë. Me procese më intensive u përfshinë zonat e Kratovës, Probishtipit,…
Autobusi i kompanisë transportuese “Arditi Tours”, është përfshirë nga flakët, këtë të diel. Rasti ka ndodhur rrugës Prishtinë- Podujevë. Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se nga ky inident nuk ka persona të lënduar. “Sot rreth orës 16:30, është raportuar se në rrugën Prishtinë -Podujevë, një autobus është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti. Tutje theksoi se Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë…
Pas ditëve me mot të nxehtë dhe temperatura të larta në Maqedoninë e Veriut, sot pasdite ka pasur rreshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të fortë. Ku në disa vende të Çairit ka shkaktuar edhe dëme, duke rrëzuar disa drunjë dhe dalje të kanalizimeve.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shfaqur edhe një herë rezervat e tij për nismën rajonale, Ballkani i Hapur, gjatë një vizite në Shqipëri, të dielën. Udhëheqësi maqedonas u takua me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, në Pustec, ku jeton minoriteti maqedonas në Shqipëri. Të dy presidentët folën më 23 korrik për marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian, por interesi i gazetarëve bëri që deklarata e tyre për mediat të përqendrohet te Ballkani i Hapur. Presidenti maqedonas tha se mungesa e tri prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në nismën…
Çështja e djegies së makinës së zëvendëskryeministrit Artan Grubi është folur edhe në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij, BDI, e cila u mblodh në Tetovë, ku u folën edhe çështje të tjera. Zëdhënësi i integristëve Bujar Osmani, tha se kryetari Ali Ahmeti para Këshillit ka dhënë raport për ekzistimin e të ashtuquajturës “qendër hibride politiko-ekonomike”, e cila siç tha Osmani, është krijuar në vendin tonë nga qendra politike partiake, si dhe nga qendra ekonomike dhe të biznesit, të cilët vlerësojnë se barazia dhe humbja e monopoleve etnike është kërcënim për shtetin dhe me çdo kusht tentojnë të bëjnë…
Në lidhje me zjarret e mëdha që përfshinë Greqinë fqinje, sipas informacioneve të fundit nga përfaqësitë diplomatike-konsullore të Maqedonisë së Veriut në Greqi, deri më tash nuk është paraqitur asnjë shtetas i yni, që ndodhet në zonat e rrezikuara dhe as nuk është kërkuar ndihmë për evakuim. Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë dhe Konsullata e Përgjithshme në Selanik janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Greqisë. Mijëra turistë në ishullin Rodos ndodhen në një vend të sigurt, por tani për tani shtetësia e personave të evakuuar nuk mund të konfirmohet. Ministria e Punëve të…
Pas vendimit të Izet Mexhitit për të krijuar subjektin e tij politik, partia ku ai shërbeu së fundi si nënkryetar ka vendosur që ta zëvendësojë me Bujar Osmanin, zëdhënësin aktual të partisë. Vendet si anëtarë të Kryesisë Qendrore të BDI-së u janë zëvendësuar edhe Visar Ganiut dhe Saranda Imerit. Në vend të tyre do të jenë Bekim Neziri, Ilir Hasani dhe Arta Bilalli-Zendeli. Ndryshimet në BDI vijnë pas një periudhe të gjatë kur mexhiti që përkrahej edhe nga Musa Xhaferi, Blerim Bexheti e Nevzat Bejta, krijuan një fraksion brenda partisë, i cili kërkonte kryetarit Ali Ahmeti që të shkarkonte nga…
Transparenca e Qeverisë dalëngadalë po vdes, po zvogëlohet edhe qasja në informata, po vështirësohet puna e gazetarëve, e përveç kësaj kur afrohen zgjedhjet, rreziku i sulmeve dhe presioneve ndaj tyre po rritet. Kështu ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve, Pavle Bellovski, në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë. Bellovski thotë se transparenca e Qeverisë si një nga elementët mbështetës kur u prezantua si program dhe ofroi një reformë nga një sistem partiak-politik deri më sot, sipas tij, ai term transparencë ka humbur. PAVLLE BELLOVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS SË PAVARUR TË GAZETARËVE “Kur kërkojmë akses në informacionin…
”Këtu nuk janë Maldivet. Këtu nuk është Skocia apo Norvegjia, as Zvicra. Kjo është Shqipëria. Vendi që i ka të gjitha këto dhe më shumë se kaq. Një nga sekretet e ruajtura më mirë në Europë.” Me këto fjalë e nis dokumentarin e saj rreth e rrotull Shqipërisë gazetarja e Dojçe Veles, Astrid Benolken. Ajo vë në dukje se për një kohë të gjatë Shqipëria nuk shihej me sy të mirë nga të huajt. Konsiderohej si një vend i varfër, i pazhvilluar dhe me kriminalitet. Por gjatë viteve të fundit, gjithnjë e më shumë turistë po vijnë në këtë vend.…

