Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Azir Aliu po qëndron në një vizitë zyrtare në Ankara ku ka takuar Ömer Özkan dhe Şhevket Ünal përfaqësues të kompanisê HAVELSAN ompani e cila ka punuar për një kohë për të zhvilluar mjete tokësore, ajrore dhe detare pa pilot për konceptin e “unitetit digjital”. Gjatë takimit diskutuam dhe për bashkëpunim në fushat që ndodhen projektet e sigurisë kibernetike, teknologjisë së informimit, sistemeve të komandës dhe kontrollit, trajnimeve dhe të teknologjive të simulimit. “Gjatë vizitës zyrtare në 🇹🇷Republikën e Turqisë, me kënaqësi zhvillova takim me Ömer Özkan dhe Şhevket Ünal përfaqësues të kompanisê HAVELSAN-…
Author: Jeta almakos
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB ka publikuar një listë ku qytetarët do të mund të kërkojnë ndihmë juridike falas në zyrat e ministrisë së drejtësisë.
Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhejli, ka thënë më 31 gusht se, nëse Këshilli Evropian do, Komisioni Evropian është i gatshëm ta kryejë punën e vet për ta realizuar përshpejtimin e zgjerimit të BE-së, transmeton REL. Ai këto komente i bëri teksa u përgjigjej në pyetjet rreth propozimit të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që viti 2030 të caktohet si afati deri kur edhe Bashkimi Evropian, edhe vendet kandidate duhet të jenë të gatshme për zgjerim. “Sipas mendimit tim, nëse presidenti i Këshillit dëshiron që më në fund të angazhohet dhe ta bëjë një hap të…
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se një zjarr i madh është shkaktuar në kufirin me Greqinë ndërmjet Bogdancit dhe Dojranit, ku kalon linja e frontit të parë të luftës së parë botërore, përcjellë Klan M. Drejtori Stojançe Angellov përmes një video deklarate thotë se kanë eksploduar 4 granata të pa shpërthyera që kanë shkaktuar shpërthime të fuqishme. Sipas Angellovit ajo pjesë ka shumë granata të pa eksploduara dhe kjo u vështirson e pamundëson zjarrfikësve që të hyjnë për ta shuar zjarrin. /KlanMacedonia/
Hapja e lëndës kërkon hapa konkret në veprim. Për momentin nuk mund të japim informatë tjetër përveç asaj se si edhe me të gjitha lëndët deri më tani, do t’i ndërmarrim hapat adekuat, deklaruan nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit lidhur me kërkesën e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani që KSHPK ta hetojë tenderin prej 1.8 milionë eurove që e fitoi kompania “Eurovia” nga Zhelina, tender për rikonstruim dhe rregullim të sallës “Boris Trajkovski” për konferencën e OSBE-së në dhjetor. Nga Antikorrupsioni theksuan se nuk do ta komentojnë deklaratën e ministrit Osmani, se nuk e ka ditur…
Sot (31.08.2023) Zyrtarët e policisë nga njësia për tregti të paligjshme, pasi më parë morën informacione operacionale dhe një urdhër për një kontroll nga Gjykata Themelore penale Shkup, kontrolloi shtëpinë e D.J (38) nga fshati Dobri Doll, Komuna e Sopishtes. Në shtëpinë e tij policia gjeti katër çanta me rreth katër kilogramë marijuanë, me vlerë rreth 20,000 euro, përcjellë Klan M. (D.J) u privua nga liria dhe u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentacionit të plotë ndaj tij do të paraqiten akuza penale me një procedure të shpejtë” – thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se do të ketë probleme në furnizimin me qumësht dhe për këtë ai do të realizojë takim me ministrin e Bujqësisë, përcjell TV21. Kovaçevski tha se për shkak të luftës në Ukrainë janë shtrejtuar ushqimet për bagëti. “Do të ketë probleme te qumështi, sepse po paraqitet kizë në furnizimin me qumësht dhe tashmë nesër kam takim me ministrin e Bujqësisë rreth asaj se çfarë masa do të ndërmarrim për shkak se është paraqitur mungesë e qumështit në rajone të caktuara në botë, ndërsa kjo gjithsesi se është rezultat i luftës që po bëhet në Ukrainë”, tha…
Sot (31.08) rreth orës 8:10 të mëngjesit, zyrtarë policorë nga policia kriminale dhe sektori për drogë dhe armatim si dhe njësia special antiteror “Tigrat” kanë arrestuar S.A (34) vjeçar nga Haraçina, përcjellë Klan M, i cili ishte arratisur nga burgu i Idrizovës ku duhej ta vuante dënimin me 12 vite burg për vrasje. Në autostradën “Prijatelstvo” ku paraprakisht janē marrë informacione, ndalohet vetura “Ford” e drejtuar nga B.R (47) nga Haraçina, i cili gjithashtu person i dënuar që vuan dënimin në Idrizovë, por kishte qenë i angazhuar të punojë jashtë burgut. Në veturë si bashkëudhëtar ka qenë S.A i cili…
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 39 vjeçaren M.R. nga një fshat i Gostivarit e cila dyshohet për sulm fizik ndaj vjehrrës së saj 80 vjeçe. “Dje (30-gusht) në ora 15:30, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 39-vjeçaren M.R. nga një fshat i Gostivarit, e cila një ditë më parë në shtëpinë e tyre familjare ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj 80-vjeçare. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe ndaj të denoncuarës do të përgatitet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB-ja. /Alsat.mk
Kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur sot rreth firmës Eurovia e cila ka fituar tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në Qendrën Sportive Boris Trajkovski, deklaroi se do të ishte e dyshimtë në raste se tenderin do ta fitonte firma e cila ofron çmim më të lartë. “Do të ishte e dyshimtë nëse dikush fiton tender a ndërkohë është donator i ndonjë partie politike dhe ka ofruar çmimin më të lartë. Do të ishte edhe më e dyshimtë nëse dikush fiton tender, a është donator i ndonjë partie politike por që nuk është i evidentuar si donator”, u përgjigj Kovaçevski. Ndërkohë…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski mbrëmë në Shtip tha se këto janë kohë të vështira me shumë sfida, goditje për Maqedoninë dhe maqedonasit. Mickoski tha se ikja nga zgjedhjet do të përfundojë dhe se do të ketë përgjegjësi për çdo krim. Sipas tij, e vetmja gjë që qeveria dëshiron të flas është për ndryshimet kushtetuese, pasi që ajo është e vetmja temë që ka mbetur sepse çdo gjë tjetër është “fatkeqësi”. “Ndryshimet kushtetuese, janë imponuar nga jashtë dhe populli është kundër dhe për këtë arsye edhe VMRO thotë jo”, tha Mickoski. Mickoski tha se kryeministrat e vendeve tjera janë që…
Viti i ri shkollor 2023/24 në RMV fillon nesër (1 shator), dhe do të zgjasë deri më 17 qershor, konfirmoi Ministri i Arsimit dhe Shencës, Jeton Shaqiri. Ai tregoi se për herë të parë këtë vit shkollat fillore dhe të mesme do të kenë pushim pranveror, i cili do të nga 29 prill deri në 05 maj, ndërsa ky program do të aplikohet edhe në disa vende në Evropë, dhe pretendohet se mund të sjell rezultate më të mira. “Në të kaluarën janë bërë përgatitje intensive me shkollat vetëqeverisen lokale për një fillim të suksesshëm të vitit shkollor”, tha ministri.…

