Author: Jeta almakos

Një 25-vjeçar nga Viniçani është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi i njëjti ka përplasur për vdekje me veturë një bashkëfshatar, përcjell TV21. Nga MPB thonë se paraprakisht, babai i 25-vjeçarit kishte pasur konflikt verbal me viktimën. “Më datë 19.07.2023 ora 16:00 në fshatin Viniçan, komuna e Gradskos, policia nga SPB-Velesi ka privuar nga liria S.K.(25) nga fshati Viniçan. Ai më fshat, me veturën “Fiat Panda” me targa të Velesit ka goditur A.C.(43) nga i njëjti fshat, i cili paraprakisht ka pasur një debat verbal me babanë e të arrestuarit. A.C. nga plagët e marra ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski sot kishte takim me sekretarin ekzekutiv të përgjithshëm të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), Xhakomo Filibek me çka të dy kanë diskutuar për situatat aktuale dhe sfidat në shtet, si dhe për proceset e ardhshme. Siç bënë të ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, sekretari ekzekutiv i përgjithshëm i PSE, Filibek i përshëndeti hapat konkretë të Qeverisë në drejtim të përmbushjes së qëllimeve eurointegruese. Gjatë kësaj, theksohet, Filibek e transmetoi mbështetjen e plotë të Qeverisë, si dhe të gjitha përpjekjet të cilat i ndërmerr me qëllim që të shfrytëzohet mundësia e ofruar për përmbushjen…

Lexo më Shumë

Me 34 vota PRO dhe asnjë kundër, këshilli i Qytetit të Shkupit konstatoi për të ndihmuar financiarisht KF Vardarin. Iniciativa u dërëzua nga këshilltari, Nikolla Panovski (mjek).  Sipas iniciativës shuma do të konstatohet me ribalancin e Buxhetit për vitin 2023. Panovski në sqarimin e tij për këtë iniciativë tha: “KF Vardar është njëri nga simbolet më të vlefshme të qytetit të Shkupit, ai është klubi më i vjetër dhe i njohur jashtë shtetit, ambasador i sportit i cili me dekada përfaqëson shtetin tona në skenën ndërkombëtare. Për ta kthyer shkëlqimin e krenarinë e emrit është e nevojshmen financiare”. Ndryshe, në…

Lexo më Shumë

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut e kanë mirëpritur vendimin e SHBA-së për ta futur në listën e zezën biznesmenin maqedonas, Jordan Orce Kamçev, raporton REL. Njëkohësisht ata shprehën keqardhje për dështimin e organeve vendore të drejtësisë për ta luftuar krimin e organizuar. Të mërkurën, SHBA-ja e futi në listën e zezë biznesmenin Jordan Orce Kamçev, për të gjitha veprat korruptive që dyshohet t’i ketë bërë nga viti 2000 e këndej. Sipas Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja, brenda Departamentit amerikan të Thesarit, Kamçev “është përfshirë në aktivitete korrupsioni dhe e ka çuar përpara një agjendë egoiste në…

Lexo më Shumë

Deri të mërkurën e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës, për çka do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta, informojnë nga DPHM-ja. Indeksi UV në pjesën më të madhe të vendit do të ketë një vlerë shumë të lartë 10. Në vend nesër do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 23,…

Lexo më Shumë

Ligji i Solidaritetit është një domosdoshmëri për popullatën. Ato para nuk do të shkojnë për asnjë aktivitet tjetër, por për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër “Të gjithë hapat që mund të ndërmarrë Oda Ekonomike janë legjitime, ndërsa më pas institucioni  President i Shtetit dhe institucioni Gjykatë  Kushtetuese, nëse mendojnë se është momenti për të vepruar siç ka treguar dje Oda, mund ta bëjnë këtë. Ne si Qeveri nuk kemi se si të lëshojmë pe  sepse propozimi tashmë është dërguar në Kuvend”. Oda Ekonomike e Maqedonisë, përmes Klubit…

Lexo më Shumë

Jordan Kamçev është njëri nga sponsorët për shkatërrimin e PSP-së. Emri i tij lidhet me shumë probleme që janë sot në vend, mirë që u gjet në listën e zezë të SHBA-ve. Kështu deklaroi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Ministri Lloga tha se si anëtar i Këshillit Gjyqësorë do të kërkojë që të kontrollohen të gjitha lëshimet që janë bërë gjatë procedurës për të gjitha lëndët ku akuzohet Orce Kamçev. KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË “Me Kamçevin ndodhi ajo që edhe pritej të ndodhë, në fakt që organet gjyqësore të Maqedonisë nuk janë duke e pa. Kamçev është njëri nga…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA vazhdimisht ka theksuar se krimi dhe korrupsioni në Maqedoninë e Veriut, ka prekur të gjitha institucionet e shtetit dhe kjo me lejen e partisë në pushtet BDI-së, njerëzit e të cilës kanë bërë miliona euro, duke vjedhur paratë e taksapaguesve tanë. Rasti që konfirmon shkallën e lartë të krimit është skema piramidale e familjarëve të Ali Ahmetit, ku figuron edhe kompania e Pucko Petrol. “Dita ditës skandalet po dalin në shesh, dhe rasti i fundit ka të bëjë me “Pucko Petrol” që përmes skemës kriminale ka përvetësuar mbi 4 milion euro, pronar i të cilës është Ismail Jaoski,…

Lexo më Shumë

Autorët Ardian Limani dhe Anton Pançev sot promovuan librin e tyre të përbashkët me titull ”Bullgarët dhe Serbët në artikujt e gazetës Shkupi”. Libri është botuar nga Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi. Libri bën analizë të shkrimeve të botuara në gazetën Shkupi në vitet 1911-1912. Edhe pse janë shkruar në një periudhë para më shumë se një shekulli, shkrimet vijnë me një aktualitet edhe në kohën tonë. Në këtë libër përveç teksteve autoriale janë shtuar edhe tekstet origjinale që flasin për serbët dhe bullgarët në prag të shpërthimit të luftërave ballkanike dhe riformësimit të Ballkanit, thanë organizatorët. Ardian Limani,…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti, lideri i “Grupit të Zjarrt” i cili ditë më parë edhe zyrtarisht u largua nga BDI dhe paralajmëroi formimin e një lëvizje të re politike, për TV24 ka deklaruar se arrestimi i Ismet Gurit është bërë për defokusim të opinionit dhe presion. “Nuk do të hyjë në lëndën, por tajmingu është zgjedhur për defokusim dhe presion. Nuk mund ta njoh më BDI-në. Është bërë simbiozë e asaj që ishte regjimi i Gruevskit dhe Thaçit. Me shkarkimet dhe diferencimet mendojnë se do të mbjellin frikë dhe askush nuk do ta shpreh mendimin e vet, por kjo do t’u kthehet…

Lexo më Shumë

Gjykatësi në procedurë paraprake sot e pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe caktoi 30 ditë paraburgim për tre persona në mesin e të cilëve është edhe Ismet Guri, funksionar nga radhët e BDI-së. Paraburgimi vjen për shkak të rrezikut nga arratia, ndikim ndaj dëshmitarëve dhe shkatërrim të provave. Guri është një nga të dyshuarit që sot u arrestua në aksionin e MPB-së dhe Prokurorisë, dhe është një nga të dyshuarit në hetimin kundër 15 personave të cilët dyshohen për fshehje tatimi, shoqërim kriminal dhe larje parash. Nga Prokuroria theksojnë me veprimet e këtyre është dëmtuar buxheti i shtetit për 840.000 euro…

Lexo më Shumë