Author: Jeta almakos

Me Kosovën, jo një kufi – por janë dy! Një në Bllacë – te policia, dhe tjetri të tuneli!K a gati gjashtë muaj që ky tunel assesi të lëshohet në qarkullim, siç ishte para se me nis rekonstruimi. Dhe si pasojë e punimeve që nuk po përfundojnë dhe as që duket ndonjë punëtorë të tuneli, kolonat e veturave po bëhen shumë të gjata dhe pritjet për të kaluar tunelin po zgjasin deri 40 minuta. Sidomos tani gjatë sezonit të verës dhe kur mërgimtarët kanë ardhur si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, lëvizjet dhe pritjet e mëdha po shqetësojnë udhëtarët,…

Lexo më Shumë

Konferederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSM) nuk do ta nënshkruajë Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik, të propozuar nga Qeveria, për të cilin pasdite sërish seancë do të mbajë Këshilli qeveritar ekonomik-social. Kryetari i KSM-së, Bllagoj Ralpovski në konferencë për shtyp tha se gjatë bisedave me ministrat nuk janë pajtuar me paragrafin 2 nga neni 14 nga propozim marrëveshja e përgjithshme kolektive, për të cilën tha se është pengesë. Mosmarrëveshjen deri tani nuk e kumtuar publikisht, pasi kanë pritur që Qeveria ta ndryshojë qëndrimin me mospërfshirjen e tij nga teksti, i cili, siç tha, fshihet nga opinioni,…

Lexo më Shumë

“Tani hapet mundësia për zgjerimin e BE-së e cila është e hapur. Kërkesa e një mundësie të tillë me vendosmëri dhe liderizëm tregon një ndjenjë të lartë përgjegjësie për të ardhmen dhe prosperitetin e popullit në Maqedoni të Veriut. Ju inkurajoj që të vazhdoni me sukses rrugën e reformave. Reformat janë në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ata e avancojnë sundimin e ligjit, çrrënjosin korrupsionin, promovojnë prosperitetin dhe investimet dhe përmirësojnë kushtet e jetesës në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ministrja gjermane për Evropë, Anna Luhrmann. Ajo së bashku me Sekretarin shtetëror përgjegjës për Evropë në Këshillin e…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut është duke realizuar kërkime ndaj një 29-vjeçari nga fshati Dabillë e Strumicës, pasi i njëjti nuk doli nga ujërat e pendës në afërsi të fshatit Dërvosh, transmeton TV21. “Më datë 16.07.2023 në ora 13.30 në SPB Strumicë, nga Ndihma e Shpejtë është denoncuar se rreth 13:00, M.P.(29) nga fshat Dabillë e Strumicës, ka hyrë në ujërat e pendës në afërsi të fshatit Dërvosh të Strumicës dhe nuk ka dalë. Për ngjarjen është njoftuar Qendra për menaxhimin e krizave, kurse ekipet e MPB anë duke kontrolluar terrenin dhe ndërmerren masat për gjetjen e personit”, qëndron në…

Lexo më Shumë

Kryeminsitri Albin Kurti, po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi. Gjatë këtij simpozumi, Kurti ka takuar edhe të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Në një postim në Twitter, kryeministri njoftoi se me Lajçakun është biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. “Pata një bisedë të gjatë me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë. U bisedua për uljen e tensioneve dhe normalizimin…

Lexo më Shumë

Fatmir Limani, i cili në publik u bë i njohur si nipi i Ali Ahmetit, por u shkëput nga partia BDI dhe kaloi në BESA, në një intervistë për numrin e fundit të të përjavshmes “Fokus” thotë se kanë marrëveshje me Alternativën për bashkëpunim të ndërsjellë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe njofton se do të fitojnë së bashku me “Grupin e Zjarrit” dhe votuesit e Aleancës për Shqiptarët. Intervistoi: Frosina FAKOVA-SERAFINOVIQI FOKUS: BDI ka qenë në pushtet për më shumë se 20 vjet dhe asnjë parti opozitare shqiptare nuk ka arritur t’i rrëzojë ato, përkundër të gjitha dyshimeve për…

Lexo më Shumë

Një e punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila ka punuar në Sektorin për lëshimin e dokumenteve personale, qytetarëve u ka kërkuar para kesh – në duar për dokumente personale, ndërkaq nuk ka përdorur SIM-kartelë për pagesë elektronike, transmeton TV21. Paratë e mara kesh nuk i ka futur në buxhetin e MPB-së, por i ka përdorur për nevoja personale. Kësisoj ajo ka përfituar 600 mijë denarë. “Sot (17.7.2023), Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale deri te Prokuroria përgjegjëse ka ngritur kallëzim penal kundër N.L., e punësuar në Sektorin për punë administrative në Shtip për…

Lexo më Shumë

Një rrahje ka ndodhur në një bastore të Çairit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. “Më datë 16.07.2023 në ora 18.00 në SPB Shkup është denoncuar se në bastore sportive në rajonin e Çairit, pas një mosmarrëveshje paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me rrahjen fizike mes J.Q.(60) dhe A.M.(38), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar Maqedonisë së Veriut që t’i miratojë sa më shpejt ndryshimet kushtetuese, për t’ua hapur rrugën bisedimeve për anëtarësim në bllokun evropian. Ky mesazh u është përcjellë autoriteteve maqedonase nga Sekretarja shtetërore e Francës, Laurence Boon, ministrja gjermane për Evropën, Anna Leermann dhe ministri polak për Evropën, Szymon Szynkowski. Tre zyrtarët e lartë të shteteve anëtare të BE-së, gjatë një vizite të hënën në Shkup, kanë thënë se procesi i anëtarësimit në BE nuk mund të nisë e as të përmbyllet pa plotësimin e kushteve, para se gjithash ndryshimin e kushtetutës. Këto ndryshime…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski bashkë me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi sot në Tiranë morën pjesë në takimin joformal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Komisarin evropian për politikë të fqinjësisë dhe zgjerim, Oliver Varheji. Siç informojnë nga Pres shërbimi qeveritar, në takimin e eurokomisarit Varheji me kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, atë të Serbisë Ana Bërnabiq dhe Malit të Zi Dritan Abazoviq është diskutuar për tema në drejtim të përgatitjes së takimit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë, pasi këtë vit Shqipëria kryeson Procesin e Berlinit. “Temat kryesore që diskutuam kanë…

Lexo më Shumë

Analisti Bedri Elezi deklaroi gjatë një interviste për Euronews Albania se 19 personalitete në Ballkanin Perëndimor, kryesisht nga sfera politike, do të shpallen non-grata së shpejti nga DASH. Analisti tha se në listën që do të publikohet do të ketë dhe politikanë nga Shqipëria dhe Kosova. “Lista vazhdon të publikohet dhe janë një numër rreth 19 persona të cilët priten të shpallen non-grata. Nga i gjithë Ballkani Perëndimor mendohet të jenë diku te 19 persona, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, kryesisht janë njerëz që janë marrë me jetën politike”, tha analisti. Analisti shtoi se shpallja e këtyre personave si të padëshiruar…

Lexo më Shumë

Ish-nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti nga dita e sotme ka nisur procedurën për formim subjekti të ri politik. Mexhiti akuzoi BDI-në se e ka humbur rrugën dhe se nuk është në rrugë të drejtë, transmeton SHENJA. “Ne bëmë një analizë të situtatës të politike edhe pse situatën politike e kemi analizuar gjatë kohë. Mendoj se kemi qenë konzistent në vazhdimësi, prej 2020-tës deri më tani, me bashkëveprimtarët deri më tani. Kemi bërë gjithçka, kemi dhënë nga vetvetja, për ta rikthyer Bashkimin Demokratik për Integrim. Inituita na ka treguar që BDI-ja nuk është në rrugë të drejtë dhe e ka humbur…

Lexo më Shumë