Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani në një intervistë për javoren “Fokus” ka folur për bizneset e familjes së Ali Ahmeti, duke dhënë detaje se çfarë posedojnë dhe çfarë po fshihet. “A mendoni vërtetë që anëtarët e familjes Ahmeti janë gjeni në biznes, jam dakord vetëm me një deklaratë, ajo është se ata janë profesionistë të krimit dhe përvetësimit të pasurisë së të tjerëve”, thotë për “Fokus”, Fatmir Limani. Fatmir Limani, i cili u bë i njohur për publikun si nipi i Ali Ahmetit , por u shkëput nga partia mëmë BDI dhe kaloi në BESA, në një intervistë për numrin e fundit…
Author: Jeta almakos
Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore me rastin e përvjetorit të shtatë të tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste FETO në Turqi, në ambientet e ‘Hotel Tirana International’ nën organizimin e Fondacionit ‘ALSAR’ u mbajt sot akademia përkujtimore me temë ’15 KORRIK, DITA E DEMOKRACISË DHE UNITETIT KOMBËTAR NË TURQI’. Në sallën ‘Balsha’ të tejmbushur nga qytetarë të thjeshtë dashamirës së Republikës së Turqisë, nga intelektualë të fushave të ndryshme, nga akademikë, nga gazetarë, nga hoxhallarë, nga personalitete të jetës e nga pjestarë të trupës diplomatike turke ceremonia përkujtimore e shtatë vjetorit nga grushti i shtetit më 15 korrik 2016…
Masa “TVSH-ja ime” është një nga masat më të suksesshme të konceptit të LSDM-së, kthimi i parave tek qytetarët. Për katër vite nga zbatimi i kësaj mase, LSDM-ja u ka kthyer qytetarëve 107,5 milionë euro, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Këto janë para serioze që qeveria i paguan direkt në llogaritë e qytetarëve dhe ndikon pozitivisht në buxhetet familjare të të gjithë përfituesve të masës së TVSH-së ime. Me ndryshimet e fundit ligjore kemi rritur edhe shumën maksimale në një tremujor. Qytetarët që skanojnë llogaritë fiskale në një tremujor tani mund të fitojnë një shumë maksimale prej 2100 denarë për…
Temperaturat përvëluese në vend do të na shoqërojnë edhe ditëve në vijim. Siç bëjnë të ditur nga Enti Hidrometeorologjik, fundjava do të jetë me diell dhe shumë e nxehtë me temperaturë madje edhe mbi 40 gradë celsiuz. Ndërsa vendi mbetet në fazën portokalli mjekët apelojnë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe mos të dalin pa nevojë në periudhën më të nxehtë të ditës, nga ora 11 deri në orën 17 pasdite. Sipas mjekëve, kujdes të posaçëm duhet të kenë të sëmurët kronik të cilët duhet të jenë të rregullt me marjen e terapisë së caktuar. Gjithashtu, qytetarët duhet të konsumojnë…
Një zjarr ka shpërthyer në shtyllën elektrike në lagjen Dizhonska në Çair. Siç mëson TV21 nga burimet jozyrtare zjarri është shkaktuar për shkak të temperaturave të larta. Për momentin njësiti i zjarrfikësve ndodhet në teren. Ndryshe edhe gjatë ditë së djeshme shtylla elektrike në rrugën 20 në fshatin Saraj ka marrë flakë, ku si pasojë zjarri ka përfshirë edhe një shtëpi banimi dhe një kafene. Fatmirësisht nuk kishte të lënduar kurse zjarri u shua nga ana e Brigadës së Kundërzjarrit.
Rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm është hapur zjarr mbi dy shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët ndodheshin në Hallkidiki të Greqisë. Nga të shtënat, siç raportojnë mediat greke, ka humbur jetën 39 vjeçari Orhan Bajrami, i njohur me pseudonimin Oki, ndërsa është plagosur rëndë shoku i tij, 45 vjeçari Sead Slezoviq, i cili është transferuar në spitalin në Poligiros. Detajet fillimisht janë publikuar në mediat greke të cilat ngjarjen e përshkruajnë si “ekzekutim”. Mediat greke shkruajnë se sipas dëshmitarëve, sulmuesit e maskuar hynë në dhomën e hotelit ku po qëndronin personat në fjalë dhe filluan të qëllojnë…
Ndërroi jetë lehona e cila pas lindjes u hodh nga dritarja e gjinekologjisë në Shkup. Ekipi i Klinikës hedh poshtë përgjegjësinë për rastin e 39-vjeçares, e cila ka ndërruar jetë mbrëmë nga lëndimet e rënda. Ndonëse Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, me inspektimin e jashtëzakonshëm pas aksidentit, konstatoi lëshime dhe mori vendim për përcaktimin e përgjegjësisë së punonjësve shëndetësorë, të cilët nuk siguruan psikiatër për lehonën edhe pse në dy raste ajo kishte shfaqur ankth. Megjithatë nga Klinika Gjinekologjike thonë se kanë bërë gjithçka. Ata do t’u përgjigjen hetuesve javën e ardhshme.
Automjete, furgonë, autobusë, udhëtarë të nervozura, vapë e madhe. Kështu ishte atmofera sot në vendkalimin kufitar në Tabanovcë. Duket se kjo fundjavë po sjell mërgimtarët në vendlindjet e tyre. Dominonin automjete me targa gjermane, zvicerane dhe vendeve tjera të perëndimit. “Pritjeve të gjata në pikën kufitare Tabanoc edhe këtë vit mërgimtarët nuk i kanë shpëtuar ata po thonë se po presin 1 deri në 2 orë për të kaluar kufirin”. Në vendkalimin kufitar në Tabanovcë, kishte edhe shumë udhëtarë turq, të cilët nga vendet e perëndimit udhëtonin drejt Turqisë. Edhe ata nuk i kuptonin pritjet e gjata në këtë kufi.…
Prokuroria ka nisur hetimet për vdekjen e dy punëtorëve në Shipkovicë të Tetovës. Kanë kërkuar dokumentacionin e plotë të kompanisë dhe dokumentet e nevojshme nga Komuna e Tetovës. “Prokurori publik nga prokuroria e Tetovës ka kryer hetim në Shipkovicë, ku gjatë ndërtimit të murit dje kanë ndërruar jetë dy punëtorë. Është dhënë urdhër për obduksion të trupave të vdekur, ndërsa Prokuroria themelore ka dhënë urdhër që të sigurohet dokumentacioni i plotë i subjektit juridik që i ka angazhuar punëtorët, si edhe dokumentacionin nga komuna në lidhje me ndërtimin e murit”, thonë nga Prokuroria Themelore. Dje gjatë ndërtimit të një muri…
Orhan Bajrami u vra ndërsa Sead Slezovic u dërgua në spitalin e qytetit Poligiros, pasi u qëlluan me armë zjarri rreth orës 3.30 të mëngjesit. Sipas dëshmitarëve okularë, dy persona të maskuar me motoçikletë janë afruar dhe kanë hyrë në banesë në Hanioti të Halkidikit dhe kanë shkrepur rreth 20 plumba në drejtim të dy shtetasve të Maqedonisë. Mediat greke shkruajnë se ishte një ekzekutim klasik dhe se policia ka nisur menjëherë kërkimet për kapjen e vrasësve. “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, kur dy persona me motoçikletë i janë afruar banesës ku ndodheshin dy shkupjanë. Sulmuesit, të cilët kishin…
Unë e respektoj që njerëzit kanë mendimin e tyre dhe e mbështesin me fakte dhe argumente, por askush nuk i merr parasysh faktet tani dhe ne udhëhiqemi nga ndjenjat, emocionet dhe dëshira për të ardhur në pushtet, tha zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike Fatmir Bytyçi, duke komentuar procesin e ndryshimeve kushtetuese në një intervistë në “Kanal 5” FATMIR BYTYQI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE “Kur u morën vendimet gjatë gjithë periudhës që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ato ishin marrë nga palët e interesuara politike, ndoshta në kundërshtim me atë që ishte dëshiruar në sondazhe, ndërsa pastaj u pa se…
Një ligj për kontrabandën I cili synon që ata që janë besnikë dhe paguajnë taksa dhe detyrime ndaj shtetit të paguajnë më shumë, duke I mbrojtur ata që nuk janë qytetarë besnikë ndaj Maqedonisë dhe që nuk i kanë paguar obligimet dhe taksat ndaj shtetit, tha kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes për taksën e solidaritetit, ligj të cilin qeveria do ta ridërgojë në kuvend me flamur evropian. HRISTIJAN MICKOSKI LIDER I VMRO-DPMNE-SË “Për dikë kjo qeveri e BDI-së, e përkrahur nga shërbëtori i vogël-LSDM, është nënë, e për disa nuk është nënë, gjegjësisht për disa synon…

