Author: Jeta almakos

Ish-nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti nga dita e sotme ka nisur procedurën për formim subjekti të ri politik. Mexhiti akuzoi BDI-në se e ka humbur rrugën dhe se nuk është në rrugë të drejtë, transmeton SHENJA. “Ne bëmë një analizë të situtatës të politike edhe pse situatën politike e kemi analizuar gjatë kohë. Mendoj se kemi qenë konzistent në vazhdimësi, prej 2020-tës deri më tani, me bashkëveprimtarët deri më tani. Kemi bërë gjithçka, kemi dhënë nga vetvetja, për ta rikthyer Bashkimin Demokratik për Integrim. Inituita na ka treguar që BDI-ja nuk është në rrugë të drejtë dhe e ka humbur…

Lexo më Shumë

Deputeti i deritanishëm i BDI-së, Izet Mexhiti sot ka promovuar nismën për formimin e Lëvizjes së re politike, ndërsa që në start kësaj nisme i janë bashkuar kolegia e tij nga BDI-ja, deputetja Merita Koxhaxhiku dhe deputeti i pavarur, Kastriot Rexhepi, shkruan gazeta LAJM. Në promovimin e nismës për Lëvizjen politike ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ish sekretarja për barazi gjinore në BDI, Saranda Imeri dhe ish zv.ministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani. Në promovimin e nismës për Lëvizjen e re politike që u mbajt në sallën e madhe të Komunës së Çairit morën pjesë…

Lexo më Shumë

Ndalimi për lëvizjen e rrobave të banjës nëpër qendër të Strugës është miratuar për arsye morale dhe etike dhe respekt ndaj biznesit dhe qytetarëve, thonë nga Komuna e Strugës. Ata sqarojnë se ky vendim ka ardhur nga takimet e rregullta me Komisionin e Parandalimit para sezonit turistik, ku janë diskutuar disa tema. Mirëpo, nga pikëpamja ligjore, Komuna nuk ka asnjë bazë për të vendosur tabela dhe as për të sanksionuar për mosrespektim. Nga Komuna thanë për AIM se tema ka nisur si rezultat i disa raportimeve të qytetarëve të cilët kanë shprehur shqetësimin për lëvizjen e rrobave të banjës në…

Lexo më Shumë

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së përhapjes së zjarreve, Qeveria në mbledhjen e fundit i angazhoi administruesit me pyje shtetërore, sipas Ligjit për Pyjet, që të shpallin ndalesë për lëvizje në pyje. Ndalesa vlen nga e hëna, 17 korrik.  Siç informon shërbimi për informim i Qeverisë, ndalesa vlen edhe për lëvizje në rajonet kombëtare të mbrojtura Jasen, Mavrovë, Koddra e Diellit dhe Pelister. Në zonën e Vodnos, ku nuk ka ndalesë për lëvizje, janë paraparë kontrolle të rregullta. Meqenëse nga 17 korriku e deri më 25 korrik të gjitha rajonet në vend: Shkupi, Osogovë-Malishevë, rajoni i Pollogut…

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele njofton opinionin se me datë 13 korrik në telefonin e drejtorit të Agjencisë,  Zoran Trajçevski, nga një person i panjohur janë dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese. Nga Agjencia sqarojnë se  mesazhet janë dërguar pasi Agjencia në seancën e mbajtur më 11 korrik ka refuzuar Iniciativën anonime të paraqitur për heqjen e licencës së TV Alsat-M. AGJENCIA E MEDIAVE “Agjencia shqyrtoi iniciativën e dorëzuar, por u konstatua se nuk ishte e mundur qasja deri tek linqet të cilat u dorëzuan si prova të supozuara se Ve Ve Group, pronari i Alsat M, ka keqpërdorur…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut do të mund t’i shfrytëzojë 100 milionë eurot e BE-së për reforma dhe stabilitet ekonomik. Në “Gazetën Zyrtare” të Bashkimit Evropian  zyrtarisht u publikua vendimi i BE-së, i cili ka hyrë në fuqi nga sot, për të ofruar ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut në shumën deri në 100 milionë euro për të përballuar pasojat e shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës. GAZETA ZYRTARE E BASHKIMIT EVROPIAN “Vendimi, të cilin Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së e miratoi unanimisht të hënën e kaluar, u nënshkrua nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mezzola, dhe nga Sekretari Spanjoll…

Lexo më Shumë

Mediat greke kanë dalë me informata të reja rreth vrasjes së Orhan Bajramit nga Shkupi në hallkidiki. Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, vrasësit e Orhan Bajramit kanë aritur në resortin luksoz ku ai po qëndronte me një veturë me targa të huaja dhe jo me motor siç u raportua fillimisht. Duke cituar burime nga hetimi, mediat greke raportojnë se policia disponon një video të mjetit të përdorur nga sulmuesit. Mediat greke kanë publikuar pamje nga vila ku pretendojnë se ndodhej i vrari, shoku i tij i plagosur, 45-vjeçari Sead Slezoviç dhe dy gra. Sipas ERT, kamerat e sigurisë kanë…

Lexo më Shumë

Për një vit janë djegur pesë vetura private dhe dy zyrtare të policëve që shërbejnë nëpër burgjet e vendit. Deri tani nuk është zbardhur asnjë nga rastet në fjalë, madje jo zyrtarisht mësohet për një veturë që nuk është raportuar, ndërsa heshtet edhe për një dyqan në lagjen Maxhari të Shkupit. B.L 16.06.2022 Veturë private A.R 15.04.2023 Veturë zyrtare F.J 17.04.2023 Veturë zyrtare L.K 25.04.2023 Veturë private G.B 26.06.2023 Veturë private B.L 16.07.2023 Veturë private   Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve e cila gëzon kompetencat për rendin në burgje dhe subordinimin e policisë gjyqësore nuk morëm asnjë përgjigje nëse…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti, njëri nga deputetët e fraksionit brenda BDI-së, ka konfirmuar për AIM se nga sot po fillon procedurën për formimin e një lëvizjeje të re. “Nuk kemi menduar ende për emrin e lëvizjes. Debati është i hapur dhe presim që të vijnë iniciativa nga qytetarët”, tha Mejiti për MIA-n. Të premten, për televizionin “Vision Plus”, Mexhiti theksoi se nuk do të krijohet një parti klasike, por një lëvizje që do të artikulojë mendimet e ndryshme brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Sipas tij, mes shqiptarëve do të ketë dy blloqe politike – një qeveri dhe një opozitë, të cilat, siç…

Lexo më Shumë

Burgu i Idrizovës është burgu më i keq në Evropë, të burgosurit jetojnë në kushte çnjerëzore dhe degraduese, vuajtja e një viti burg në Idrizovë është e barabartë me një vit e gjysmë në kushte normale në burg, thotë profesori universitar i së drejtës penale, Gordan Kalajxhiev. Sipas tij, kriza në Idrizovë mund të shmanget vetëm me uljen e dënimit të të burgosurve, përkatësisht me amnisti. Kalajxhiev është i këtij qëndri pasi që siç thotë, nuk sheh që së shpejti do të ndërtohet një burg i ri që do t’u ofronte të burgosurve kushte humane për vuajtjen e dënimit me…

Lexo më Shumë

Në këtë periudhë kur temperaturat janë shumë të larta dhe qytetarët kërkojnë freskim, por lumenjtë nuk janë vendi i duhur për këtë. Thuajse në gjithë territorin e Maqedonisë ujërat e lumenjve janë shumë të ndotur. Situatë e njëjtë është dhe në lumenjtë që kalojnë nëpër qytetin e Gostivarit, Vardari, Radika dhe Llakavica e për të cilët autoritetet thonë se janë shumë të ndotura, përpos pjesëve ku burojnë. “Në pjesët më të poshtme të lumenjve para së gjithash Vardarit, bazuar në atë nga çka ndotet nga ujërat e zeza për gjatë qytetit sa vjen e bëhet më i ndotur, nga fundi…

Lexo më Shumë