Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të përgjithshme vendosi qëndrim parimor për akreditimin e mediave në lidhje me lejet për incizim dhe fotografim, me të cilin zgjidhet çështja për praktikë të ndryshme gjyqësore për lejet e dhëna për incizim ose fotografim për një lëndë të caktuar, ndërsa lidhur me zbatimin e nenit 360 të Ligjit për Procedurën Penale dhe nenit 105 të Rregullores së Gjykatës. “Leja e dhënë nga ana e kryetarit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për incizimin ose fotografimin e një rasti të caktuar vlen nga…
Author: Jeta almakos
Sektori i Punëve të Brendshme është deklaruar për ngjarjen tragjike në Shipkovicë të Tetovës, transmeton TV21. “Sot (14- korrik) në ora 15:45 në SPB-Tetovë është raportuar se dy persona gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Shipkovicë të Tetovës, A.A.(63) nga Selca e Tetovës dhe J.C.(50) nga Republika e Shqipërisë, kanë marrë lëndime të rënda trupore nga të cilat kanë ndërruar jetë. Mjekët e Urgjencës kanë konstatuar vdekjen e tyre. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB- Tetovë janë duke kryer hetime dhe duke i përcaktuar të gjitha detajet lidhur me këtë rast. Në vendin e fatkeqësisë janë të pranishëm…
Shumë ura në vendin tonë janë në gjendje të keqe dhe të pasigurta për t’u shfrytëzuar. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov tha se 14 ura paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve. Sipas tij, Qendra për Menaxhim me Kriza ka sanuar disa nga urat, por shumë prej tyre kanë nevojë të rindërtohen. Ura të dëmtuara ka në fshatin Bashino, Lance, në lumin Pçinjë, në Kumanovë, në Veles, në Strumicë dhe në Shkup. Angelov thotë se komunat nuk kanë kapacitete financiare për rindërtim të urave andaj tha se Qeveria duhet të tërheq fonde evropiane, sepse kjo do të…
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq deklaroi se zgjedhje të parakohshme mund të ketë vetëm nëse opozita pranon të votojë për ndryshimet kushtetuese dhe pastaj të shpallim zgjedhje të parakohshme. Ky është opsioni i vetëm që Qeveria do ta pranonte thotë Mariçiq, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”. BOJAN MARIÇIQ, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËRGJEGJËS PËR ÇËSHTJE EVROPIANE “Mendoj se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, por është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të zbatuar obligimet tona. Qytetarët do të na jenë mirënjohës nëse e kryejmë obligimin para zgjedhjeve, që zgjedhjet të mos mbingarkohen se kush është pro dhe kush…
“Keni arritur shumë në tri dekadat e juaja të pavarësisë, ndërsa këtë e arritët edhe krahas zhgënjimeve kur dyert njëra pas tjetrës ju mbylleshin para jush. Me guxim dhe sakrificë e hapët derën për hyrje në NATO, ndërsa ne ishim përkrah jush kur hytë”, tha për MIA Derek Chollet, këshilltar në Departamentin e Shtetit Amerikan. Ai theksoi se hapi i ardhshëm përpara drejt Bashkimit Evropian varet nga ju, dhe se SHBA-ja gjithnjë do të jetë me ju. Jam i bindur se përfaqësuesit e popullit do të veprojnë në interes më të mirë të vendit, dhe do ta çojnë përpara tha…
Funksionarët e BDI-së, Ismet Guri dhe Ejup Alimi të cilët kanë qenë të akuzuar për shkatërrimin e materialit zgjedhor janë dënuar me nga 3 vјet e gjashtë muaj burg. Në Gjykatën Penale, ata u gjykuan për herë të dytë, pasi një herë Apeli e shfuqizoi vendimin. Gjykatësja Marija Kletniçka i shfaqi si fajtor për keqpërdorime zgjedhore. GJYKATA PENALE “Gjykata potencon se një nga supozimet bazë për sundimin e ligjit është e drejta e zgjedhjes. E drejta e zgjedhjes paraqet kusht pa të cilin asnjë vend nuk mund të paraqitet si demokratike. Duke i vlerësuar faktet, këshilli pas votimit, e mori…
“Për veshë do t’i sjellim këtu dhe do t’i kthejnë paratë që i kanë vjedhur nga qytetarët”. Këtë premtim e ka bërë kreu aktual i VMRO-së Hristijan Mickoski, nëse partia e tij do të fitojë në zgjedhje. Por, Mickoski ka folur vetëm për krimet e kryera në gjashtë vitet e fundit, duke mos përmendur të arratisurim më të famshëm në vend, paraardhësin e tij Nikolla Gruevski. Duke anashkaluar këtë, Miskoski është mjaftuar për të përmendur një rast anonim në qytetin që e ka vizituar. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-SË “Ka një shembull edhe këtu në Prilep, për një person shumë…
Ollga Gjokaj, bashkëshortja e këshilltarit të Arben Ahmetajt dhe një nga njerëzit më të besuar të tij ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur në korrik të vitit 2017 në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Sipas dëshmisë që ka dhënë në SPAK, ka treguar se në automjet me Ahmetajn ishte edhe biznesmeni Mirel Mërtiri.Gjatë dëshmisë së saj Ollga Gjoka, bashkëshortja e Artanit ka deklaruar se kanë miqësi familjare me Arben Ahmetaj. Gjithashtu Artan Gjoka shfaqet në lidhje te ngushta me shtetasin Arben Ahmetaj por edhe me shtetasin Mirel Mërtiri.Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se më datë 13 korrik…
Në Kumanovë është gjetur 15-vjeçari i cili ishte raportuar i zhdukur. Djali është nga Çairi i Shkupit dhe prindërit e tij janë në kërkim prej dje. Sot (12.07.2023) në ora 14.45 në Kumanovë, zyrtarët policorë të Departamentit për Çështje Kriminale Qendra dhe Bit Pazar – Nga bastisjet e kanë gjetur FF (15) nga Shkupi, i cili në ora 02:00 në Stacionin Policor Bit Pazar, babai i tij L.F. ka raportuar se është larguar nga shtëpia, sipas MPB-së.
Pas më shumë se 20 orë, zjarrfikësit në Kumanovë kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në bodrumet e Gjykatës Themelore. Akoma nuk dihet për vlerën e dëmit të shkaktuar në hapësirat e arkivit të gjykatës. Mëngjesin e sotëm në terren janë parë ekipet e policisë dhe Prokurorisë Publike të cilët do të hetojnë për shkaqet e zjarrit. Mëngjesin e sotëm është denoncuar edhe për një zjarr të ri, por zjarrfikësit kanë konstatuar se bëhet fjalë për mbetje nga zjarri i njëjtë dhe është lokalizuar menjëherë. “Zjarri është shuar 99 për qind, por mbetemi të përkushtuar në kontrollin e situatës dhe jemi…
Komuna e Kisella Vodës do të duhet të paguajë 84 mijë euro për deponimin e paligjshëm të mbeturinave para deponisë “Drisla” në Shkup. Kryetari i komunës Orce Gjorgjievski thotë se këtë veprim të kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, e ka marrë vesh përmes mediave dhe shton se inspektorët e qytetit kanë qenë nën presion të madh për të ndëshkuar komunat, të cilat tri ditë më parë kanë pastruar mbeturinat nga rrugët dhe kontejnerët vetë. Gjorgjievski paralajmëroi se gjobën do ta kontestojë në gjykatë dhe informoi se nuk ka nevojë për asnjë kontratë me deponinë “Drisla” sepse ka pasur…
Propozimi për ndryshimet kushtetuese është dorëzuar në Qeveri dhe pasi do ta shqyrtojë në njërën nga seancat e ardhshme, por jo më vonë se fundi i këtij muaji do të dorëzohet në Kuvend, tha sot nga Vilnius kryeministri Dimitar Kovaçevski, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s. Në konferencën për shtyp Kovaçevski tha se ndryshimet kushtetuese nuk janë nën asnjë diktat, por janë pjesë e obligimeve të përcaktuara në Kornizën negociuese që u miratua në korrik të vitit të kaluar në Kuvend pa asnjë votë “kundër”. Duke komentuar deklaratat e liderit të opozitës, Hristijan Mickovski se po i ndalon…

