Komuna e Strugës përmes faqes zyrtare në Facebook, kërkon nga mysafirët dhe turistët, të cilët freskohen në ujërat e liqenit të Ohrit apo Drinit të Zi, që të respektojnë rregullat e mirësjelljes dhe rendit publik, duke mos shfaqur lakuriqësi në vende dhe hapësira publike, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për respektimin e rendit publik, sidomos gjatë sezonit turistik veror, ndalohet ecja me bikini dhe brekë plazhi gjatë gjithë ditës nëpër shëtitoren qendrore, nga Ura e Çarshisë deri në Tregun e Gjelbër”, thuhet në njoftimin e Komunës së Strugës. Në rrethinën ku ndalohet lëvizja me rroba banje janë vendosur shenja adekuate. “Sjellja juaj…
Author: Jeta almakos
Kusht i detyrueshëm, nga i cili Bullgaria nuk do të heq dorë, është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nënkryetarja Iliana Jotova ia ka treguar këtë Sekretarit Shtetëror për Çështje të Bashkimit Evropian të Mbretërisë së Suedisë, Christian Danielson, thonë nga kabineti i kryetarit të shtetit. “Ne presim që Shkupi realisht të zbatojë Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, si dhe dy protokollet e përbashkëta. Një vlerë themelore e Bashkimit Evropian është respektimi i të drejtave të njeriut. Aty ku nuk mbrohen të drejtat e njeriut, nuk ka Bashkim Evropian”, tha Jotova. Danielson falënderoi Bullgarinë për…
Gjatë dy ditëve të fundit, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, kanë realizuar aktivitete të intensifikuara, në kuadër të të cilave janë grumbulluar dhe transportuar gjithsej 1.130 tonë mbeturina komunale nga kontejnerët e vendosur në hapësira publike, si dhe nga koshat e destinuar për familje individuale. Nga ndërmarrja njoftojnë se janë larguar edhe 250 metra kub mbeturina nga rreth njëzet deponitë e egra që gjenden në të gjitha komunat e Shkupit. “Duke filluar nga ndërrimi i parë gjatë ditës së sotme, Higjiena Komunale – Shkup vazhdon me grumbullimin dhe transportin e mbeturinave komunale në territorin e qytetit të Shkupit…
“Srebrenica – qyteti për të cilin e gjithë bota dëgjoi, por do të ishte më mirë të mos dëgjonte.” Kështu e filloi fjalimin e saj deputetja Sanella Shkrijel në mbledhjen e sotme të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, kushtuar përkujtimit të gjenocidit që ndodhi 28 vjet më parë në Bosnjë e Hercegovinë. Në fjalimin e saj, Shkrijel theksoi se në vetëm pak ditë, në korrik të vitit 1995, rreth tetë mijë boshnjakë u vranë vetëm pse ishin boshnjakë. “Nuk guxon të relativizohet. Srebrenica duhet të quhet me emrin e saj të vërtetë – gjenocid. Ata që planifikuan dhe realizuan këtë…
Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, thotë se zjarri që mbrëmë përfshiu Gjykatën Themelore në Kumanovë është vënë nën kontroll dhe se çfarë saktësisht ka ndodhur duhet të tregojë hetimet. “Sipas informacioneve të mia, të cilat i kam marrë nga ndihmës komandanti i zjarrfikësve të Kumanovës, gjendja është nën kontroll dhe në vend kemi automjete shërbimi, ende ka tym në vende të caktuara. Bëhet fjalë për një material shumë të ndezshëm që ndodhej midis magazinës së armatimeve zyrtare dhe magazinës së naftës që përdorej për ngrohje. Një operacion vërtet i vështirë, fillon diku në orën 01:30, tani është drejt…
Srebrenica nuk duhet t’i ndodhë asnjë populli, asnjë besimi dhe asnjë kombi, ky është mesazhi që u dërgua sot në përkujtimorin tradicional “Marshi për Srebrenicën” në Shkup. Marshi u mbajt si shenjë respekti dhe kujtimi për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. – Sot kujtojmë krimin e tmerrshëm, gjenocidin që u krye në vendin tonë amë, Bosnjë dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se tetë mijë boshnjakë. Në ato ditë u vranë edhe shumë boshnjakë, por masakra që ndodhi në Srebrenicë dhe që sipas gjykatës ndërkombëtare cilësohet si gjenocid është gjëja më e madhe dhe më e tmerrshme, prandaj kjo ditë…
Gjykata Supreme ka njoftuar se është ngritur lëndë dhe do të vazhdojë me kërkesën e parashtruar për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë për rastin “Parcelat në Vodno” të ish-kryeministrit të dënuar Nikolla Gruevski, përcjell KlanM. “Më 10 korrik 2023, në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë është dorëzuar Kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë nga i dënuari Nikolla Gruevski përmes avoktatit të tij Dimitar Dangov, për lëndën e njohur si ‘parcelat në Vodno’. Pas kërkesës së parashtruar është themeluar lënda KVP-KOK2-16/23 dhe i është caktuar gjyqtarit raportues për veprime të mëtutjeshme”,…
Qeveria sot mbajti edhe mbledhje tematike në të cilën është miratuar grupi i parë nga 82 marrëveshje në vitin 2023, në pajtim me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, ndërkaq ka edhe aplikime të tjera, të cilat janë në proces të evaluimit. Këtë vit janë parashtruar numër rekord i aplikimeve nga 432 kompani për projekte të reja investuese, sipas njoftimit nga Kabineti i zëvendëskryeminsitrit të angazhaur për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investime. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, 82 kompanitë, për të cilat janë miratuar marrëveshje vitin e kaluar kanë hapur 233 vende të reja të punës,…
Qeveria në seancën e sotme, me propozim të Ministrisë së Financave, e përcaktoi tekstin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë. Me propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit, siç është elaboruar nga ministria resore, ndiqen ndryshimet e Direktivës së Bashkimit Evropian me të cilën rregullohet tatimi i vlerës së shtuar. Më pas, në pjesën sa i takon ndormave të interesit, bëhet rishikimi i normës së përkohshme preferenciale, ndërsa në drejtim të harmonizimit me të drejtën evropiane dhe ndjekjen e kufizimeve të cilat janë vendosur. Gjegjësisht bëhet ulja e…
Komisioni i Prokurorisë Publike ka bërë një mbikëqyrje të jashtëzakonshme mbi punën e Prokurorisë Themelore Publike Strugë dhe Prokurorisë së Lartë Publike Manastir, me çka ka shqyrtuar 30 lëndë të regjistruara për kryetarin e Strugës Ramiz Merko, të dyshuara për vepra penale. Prokuroria Themelore e Strugës procedon 4 lëndë kundër, ndërsa procedohet edhe mbi dy procedura para hetimore të filluara nga viti 2021 të cilat ndërlidhen me projektet konkrete në Komunën e Strugës Prokuroria për krim të organizuar është duke punuar në 5 lëndë e në mesin e tyre është edhe blerja e veturave për Komunën e Strugës. “Prokuroria për…
Këshilli i Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SASHK) në seancën e sotme të rregullt solli Konkluzion se Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik është e papranueshme për anëtarët e Sindikatës posaçërisht nga veprimtaria e arsimit, informoi kryetari i kësaj sindikate Jakim Nedellkov, njofton Portalb. “Propozim-teksti i propozuar i Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik, ndërsa pranimi nga ana e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, për SASHK-un si i tillë është i papranueshëm. Përqindja e propouar për rritje të pagave për vitin 2023, nuk korrespondojnë me harmonizimin e përqindjes së pagave në pajtueshmëri të ligjit, gjegjësisht 10 përqindët e…
Shkoi për “idare”, “tigrat” e Arkanit e kthyen në arkivol E shkrepur në prill të vitit 1992 në Bjelinë, pak ditë pasi filloi lufta në Bosnjë. Kjo është fotografia e fundit ku shihet i gjallë Hajrush Ziberi nga Llaskarca e Shkupit, njofton KlanM. Si i ri, kishte shkuar në Bjelinë për të fituar një kafshatë buke, por nuk u kthye më. “Të dy vëllezërit shkuan. Ky shkoj për idare dhe shkoi për vëllain e tretë që ta ndihmojë të gjejë një vend pune… Njëri vëlla kur nisa lufta u kthye, shpëtoi dy ditë para se ta vranë vëllain tjetër. Ka…

