Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, më 11 dhe 12 korrik të vitit 2023, do të merr pjesë dhe udhëheq delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e Aleancës së NATO-s, i cili po mbahet në Vilnius të Lituanisë. Në delegacionin qeveritar janë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Më 11 dhe 12 korrik, Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, do të merr pjesë në takimet e shefave të shteteve dhe anëtarëve të qeverive të Këshillit Veriatlantik, si dhe të shfave të ftuar të shteteve dhe qeverive…
Author: Jeta almakos
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka qenë i përfshirë në veprën penale “kidnapim”. “Më 3 mars, i dyshuari së bashku me dy persona të tjerë kundër të cilëve tashmë po zhvillohen hetime, kanë marrë pjesë në kidnapimin e një personi në Kisella Vodë”, njoftojnë nga Prokuroria Publike. Nga atje shtojnë se po ndërmerren veprime për ndalimin e të dyshuarit.
Televizioni Tellma në kuadër të emisionit KOD ka zbuluar rrjetin e bizneseve që lidhen me familjen e kreut të BDI-së Ali Ahmeti. Kompani ndërtimi, kompani energjetike dhe aksione në kompani prodhimi. Pas blerjes së Qendrës Tregtare Soravia nga nipi i Ahmetit, Drin Ahmeti, KOD ka zbuluar rrjetin e kompanive me vlera milionëshe të dhëndrit të Ahmetit, Kushtrim Smajlaj përfshi edhe miqtë e djalit të Ahmetit, Shkumbin Ahmeti. Sipas KOD, kompania AS SENJAK është në pronësi të Selaudin Arifit, respektivisht babai i të fejuarës së Shkumbin Ahmetit. Në këtë kompani, para se Drin Ahmeti të blinte Soravian, kishte hedhur një shumë…
Mëngjesin e së hënës në rrugët e Shkupit sërish kishte kontejnerë të tejmbushur me mbeturina, nga të cilët po përhapet erë e keqe pasi të punësuarit e ndërmarrjes së qytetit “Higjiena Komunale” – Shkup, për disa ditë në shenjë proteste refuzuan t’i zbrazin kontejnerët. Disa nga kryetarët e komunave të Shkupit kanë bërë të ditur se janë organizuar për pastrimin e mbeturinave. Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, tha se vetë shërbimet komunale nga mëngjesi i sotëm do të fillojnë me grumbullimin e mbeturinave. Ai tha se e gjithë makineria e NP “POC” do të jetë në terren, si dhe…
Anketa më e re e zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Maqedoninë e Veriut tregon se VMRO DPMNE ka mbështetjen më të madhe te qytetarët, ndërsa Ali Ahmeti është lideri më i besueshëm. Të pyetur nëse këtë të diel do të mbaheshin zgjedhjet, përgjigjja e të anketuarve është si më poshtë: VMRO-DPMNE: 19% LSDM: 11% BDI: 8% ASH: 5% Besa: 4% E Majta: 4% PDT: 1% Alternativa: 1% Asnjërën: 15%. Ndërsa te politikanët, besim më të madh gëzon kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me 6 për qind, para Nikolla Gruevskit dhe Hristijan Mickovskit me…
Sot, zëvendës ministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi ishte në komunën e Shuto Orizares për të inspektuar fillimin e punimeve për rekonstruimin e tërësishëm të rrugës Butelski Venec. Së bashku me ministrin Bllagoj Boçvarski ishim prezent në fillimin e punimeve të këtij projekti i cili është në vlerë prej 10.6 milion denarë dhe në gjatësi prej 1.1 km tha Rexhepi. Përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, vazhdojmë të ju ndihmojmë të gjitha komunave, t’u japim mbështetje të fuqishme për realizimin e projekteve të tilla që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Politikat tona janë të qarta dhe konkrete. Projekti për rehabilitimin…
India që tani gati numëron 1 miliardë e 300 milion njerëz, është anëtare e organizatës së fuqishme botërore V 20.Këtë vitë në shtator ajo ishte nikoqire me këta organizata për këtë rast brenda vendit organizohen një sërë takimesh në vigjilje të mbajtjes së Mbëledhjes së takimit të radhës së V20.Ne kuadër të kësaj fryme ,si nikoqire Organizata për Udhëheqje dhe Lidership e TGELF organizoi takimin V20. Me çrast ftoi Agjencinë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë të marrë pjesë në këtë samit,nën moton Udhëhiq më Ndryshe përmes Vlerave ,Agjencia u përfaqësua nga Drejtori i saj z.Hajrulla Misini dhe bashkëpunëtori i tij z.Gafur…
Kryetari i Sindikatës para objektit të Higjienës Komunale tha se sonte gjatë tentimit të policisë për të liruar rrugën për të kaluar kamionët, janë lënduar tre punëtorë. Ata thonë se edhe katër punëtorë janë arrestuar, raporton SHENJA. Nga sindikata thonë se ata kërkojnë të bisedojnë për kërkesat e tyre, e që janë, rritja e rrogës, K-15, dhe rregullimi i stazhit. Sipas tyre, e gjithë situata mund të rregullohet me dialog, por që, po refuzohet nga pala tjetër. “Për fat të keq sonte ndodhi të intervenojë edhe njësiti special që të dalin disa kamionë, të cilët do të grumbullojmë mbeturina në…
Të punësuarit në Gjykatës Administrative në Shkup kanë kallëzuar penalisht kreun e kësaj gjykate, Burim Sejdinin mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare. Kallëzimet penale të cilat i ka siguruar ekskluzivisht Televizioni Alsat i janë dërguar Policisë Financiare, Komisionit për parandalimin e korrupsionit, kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministres për Qeverisje të mirë, Sllavica Gerkovskas. Përmbajtja e kallëzimeve penale përfshinë në rend të parë shpërndarjen e lëndëve në mënyrë manuale edhe pse Sejdini ka qenë i obliguar që të njëjtën ta bën përmes sistemit AKMIS. Sipas denoncimeve anonime nga të punësuarit, Sejdini dyshohet se së fundmi ka punësuar dy persona në…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në Televizionin “Sitel” ka folur për zhvillimet e fundit në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale”. Ai tha se gabimin më të madh që e ka bërë kjo parti, është mbështetja që ia kanë dhënë kryetares aktuale të Shkupit, Danella Arsovskës, transmeton TV21. “Ka një vit që ne nuk kemi komunikim me kryetaren Arsovska, kështu që nuk do të komentoja asgjë. Vetëm analizoheni se sa drejtorë ndryshohen në ndërmarrjet publike në Shkup, kështu që unë mendoj se gabimin më të madh që e kemi bërë vitet e fundit, është se ne e mbështetëm Danella Arsovskën.…
Policia ka larguar protestuesit nga dera e Higjienës Komunale dhe disa prej tyre janë larguar nga objekti i Higjienës Komunale për në rrugët e Shkupit, për të mbledhur mbeturinat. Situata para Higjienës Komunale vazhdon të mbetet e tensionuar.
Ka vazhduar edhe sonte protesta e punonjësve në Higjienën Komunale. Ata pasi kanë pastruar objektet shëndetësore, janë kthyer dhe kanë vazhduar protestën. Në objektin e Higjienës Komunale janë të pranishëm edhe forcat policore. Në vendngjarje është edhe drejtoresha e Higjienës Komunale Kozana Mazneva. Protestuesit para syve të saj i kanë kërkuar dorëheqje. Ata thonë se kërkesave të tyre tani i shtohet edhe kërkesa për dorëheqjen e Maznevës. Protestuesit thonë se brena objektit janë edhe disa persona që nuk i njohin, pra që nuk janë kolegët të tyre. /SHENJA/

