Author: Jeta almakos

Në një akademi të organizuar në komunën e Gostivarit për nderë të 9 Korrikut kur Rufi Osmani vendosi para objektit të Komunës së Gostivarit flamurin kombëtarë për të cilën u dënua me burg, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një postim shrkuan se “prof. Rufi Osmanit na mësoi, se si duhen dhe mbrohen simbolet kombëtare!” shkruan Top24 Respekte veprës së prof. Rufi Osmanit, i cili la gjurmë me të cilat na mësoi, se si duhen dhe mbrohen simbolet kombëtare!   https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02NiGKo2ouc9PpC2mVDKjpYK6afwELj4xdYu2ywwPsL8fPMgneXD1vkdckzFUssfmMl&id=1265185232&mibextid=Nif5oz

Lexo më Shumë

LSDM-ja në pushtet dhe Partia Liberal-Demokratike dje, në mbledhjet e këshillave qendror të partive, edhe një herë theksuan përkushtimin e tyre për të sjellë ndryshime kushtetuese për të vazhduar rrugën evropiane të vendit. VMRO-DPMNE-ja opozitare, nga ana tjetër, përmes deklaratës së liderit të saj, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se po e ndërprenë komunikimin zyrtar me qeverinë për ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se mund të bisedohet vetëm për zgjedhje të shpejta të parakohshme në vjeshtë, njofton AIM, përcjell Nistori. Këshilli qendror i LSDM-së sot mbajti mbledhje onlajn në të cilën u sollën disa konkludime. Mes tjerash, vlerësohet se procesi i skriningut në kuadër…

Lexo më Shumë

Njëzet e pesë vjeçari nga Shkupi ka goditur me veturë një këmbësor në Çair. Sipas informacioneve nga policia, aksidenti ka ndodhur dje në kryqëzimin e rrugës “August Cesarec” me rrugën “Bllagoja Paroviq”. Automjeti “dacia logan” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.J.(25) nga Shkupi, ka goditur një këmbësor fëmijë nga Shkupi. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, njofton MPB. Në vendin e ngjarjes e ka kontrolluar ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Driton Nebiu është drejtor në Agjencinë për Konfiskim të Pasurisë, dhe për momentin është një nga drejtorët më të suksesshëm. Nebiu së fundmi u bë i njohur pasi nxori në shitje pronat dhe aksionet e konfiskuara të Gruevskit dhe Sasho Mijallkov,guxim që se kanë pasur drejtor të tjerë të deri tanishim. Këtë sukses ai ja ka kushtuar nënës së tij,për të cilën shkruan : Nebiu : Bekimi i Nënës është çelsi i suksesit! Të faleminderit për gjithçka mbretresha ime! Shkruan Top24 .

Lexo më Shumë

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se është rrahur nga një grua në një parking në rajonin e Karposhit, transmeton TV21. “Më datë 08.07.2023 në ora 00.10 në Stacionin Policor në Karposh, B.B.(48) nga Shkupi denoncoi se më datë 07.07.2023 rreth orës 20.15, në parkingun në afërsi të objektit hotelerik në rajonin e Karposhit, pas një përleshje paraprake, është sulmuar fizikisht nga një grua N.S.. Merren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë një i ri, rreth 15-vjeç, Hetem Imeri nga fshati Luboten i Shkupit. Lajmin e pikëllueshëm e ka bërë kolektivi i shkollës së fshatit: Të nderuar, Me keqardhje ju informojmë se sot e morëm një lajm shumë të hidhur që na pikëlloi të gjithëve. Sot ka ndërruar jetë Hetem Imeri, nxënës i klasës nëntë i shkollës tonë. Shprehim ngushëllime të thella dhe të sinqerta familjes Imeri. Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet. Me pikëllim, kolektivi i shkollës Liman Kaba P.S. Varrimi i nxënësit bëhet nesër në varrezat e fshatit Luboten.

Lexo më Shumë

Ky është zëri i drejtoreshës së Higjienës komunale Shkup e cila me tone kërcënuese i drejtohet një pjese të të punësuarve që po grevojnë. Një grup i të punësuarve të premten para mesnatës e kanë ndërprerë punën. Ankohen për largimin nga puna të një numri të madh të të punësuarve dhe degradim nga ana e udhëheqësisë aktuale të ndërmarrjes. Kërkojnë kushte më të mira por edhe paga më të larta. Megjithatë sipas drejtores Kosana Maznevsa, grevë nuk mund të ketë për shkak se shkupjanët nuk mund të mbyten në mbeturina. Pasi që incizimi doli në opinion, Mazneva caktoi konferencë urgjente…

Lexo më Shumë

Nga një mijë deri në 6000 denarë qytetarët harxhojnë nga xhepi për ilaçe të ndryshme, nisur nga ato më të thjeshtat e deri te terapitë e rregullta për sëmundje kronike. Qytetarët ankohen për çmimet e larta të barnave, duke thënë se të pakta janë ilaçet që i mbulon Fondi Shëndetësor. “Ja këto i marr 1500 denarë. Po privat i blej, 2000 denarë këto kushtojnë por unë i blej në Kosovë 1500, d.m.th. më lirë. 4000-5000 denarë në muaj harxhoj vetëm për ilaçe, edhe gruaja po ashtu njëjtë. Disa janë me recetë por janë të pakta, shumicën i marrim privat… katastrofë……

Lexo më Shumë

Me nisjen e sezonit të pushimeve, rritet edhe numri i automjeteve nëpër vendkalimet kufitare, sidomos të mërgimtarëve të cilët vijnë për pushime në vendet e tyre. Autoritetet e Serbisë kanë njoftuar se gjatë natës nga Hungaria në Serbi kanë hyrë 12.000 udhëtarë. Sipas tyre vendkalimi kufitar Horgosh punon me kapacitet të plotë, por paralajmërojnë se për dalje nga Hungaria pritet disa orë. Nga ky vendkalim kufitar, thonë se janë të hapur të tetë kalimet për automjete të udhëtarëve, kurse funksionon edhe kalimi i nëntë për autobusët. Gjatë natës, sipas mediave serbe, kanë hyrë 12.000 udhëtarë 3.500 automjete dhe 45 autobusë.…

Lexo më Shumë

Open-TV sot ka qëndruar në fshatin Llojan të komunës së Likovës, ku qytetarët janë ankuar për ndërprerje të shpeshtë të energjisë elektrike. Banorët kanë treguar se si pasojë e ndërprerjeve të shpeshta po ju prishen pajisjet teknike nëpër shtëpi. Për më shumë mësoni nga videoja e mëposhtme:

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkup. Në Sektorin e Punëve të Brendshme është denoncuar se në një banesë në Shuto Orizarë, është gjetur një bebe pa shenja jete. Se nuk po merrte frymë, e vërejti babai i saj. “Më datë 08.07.2023 në ora 05.00 në SPB Shkup është denoncuar se në banesën në rajonin e Shuto Orizarës ka bebe të vdekur. Sipas të denoncuarës, pasi babai Xh.R.(32) vërejti se bebja nuk merr frymë, ka ftuar ekipet e Ndihmës së Shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës. Me urdhër të prokurorit trupi është dorëzuar për…

Lexo më Shumë

Negociatat mes sindikatave dhe qeverisë për paga më të larta sigurisht që janë në fokus të publikut… Kërkesa e LSM është rritje e pagave 14 për qind nga shtatori. Por ka pengesa administrative që ndodhin në sfond që mund të pengojnë të gjithë procesin. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, nuk dëshiron ta regjistrojë kryetarin e sapozgjedhur të LSM-së, Sllobodan Trendafilov, me arsyetimin se është zgjedhur në mënyrë jolegjitime. Trendafilov në një intervistë për TV 24 thotë se përzgjedhja është bërë sipas të gjitha rregullave të LSM-së. Sindikalistët nuk duan të dyshojnë se politika synon të vërë sërish duart në…

Lexo më Shumë