Bashkësia Islame e Kosovës në njoftimin e fundit ka bërë të ditur se më 9 korrik, të dielën, është planifikuar që të bëhet nisja e parë e haxhinjve drejt Kosovës. Por, ka haxhi kosovarë që deklarohen ndryshe, duke shprehur edhe shqetësimin se si opsion është përmendur e hëna dhe atë jo si definitive. Është Elbasan Bequku i cili për KlanKosova.tv ka thënë se ajo që thuhet në njoftimin e BIK nuk qëndron. “Kemi pasë me udhëtu sot në mëngjes, por këta paria nuk po japin kurrfarë date. Thuhet se duhet të presim deri të hënën. Nuk e dimë çfarë po…
Author: Jeta almakos
Qindra mijëra euro para të popullit në vitet e kaluara në kohën e qeverisjes së Ramiz Merkos si kryetar i Komunës së Strugës janë shpenzuar për gjëra joproduktive, akuzojnë VMRO dhe Aleanca për Shqiptarët në Strugë. Sipas VMRO-së, shumica në këshillin e përbërë nga LSDM dhe BDI verbërisht i dëgjon dhe i ndjek të gjitha idetë, konceptet, propozimet e tij dhe voton për to, sado që ato janë në kundërshtim me rregulloret ligjore. Nga partia opozitare thonë se vetëm një shembull i vogël i kësaj janë blerjet e automjeteve të shtrenjta dhe shumat e larta që pretendohet se janë shpenzuar…
Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha “BDI ka lindur nga UÇK’ja”, po thotë Ali Ahmeti (A. A.). Kur po e ka punën ngushtë A.A., po kapet te UCK,ja. A A merru me BDI’në, e leje rehat UCK-në, boll perfitove nga UÇK’ja dhe boll bëm ju ke bërë komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së. Mundesh me fol per BDI-në dhe “budistat” se sa milionera jeni ba dhe vazhdim te aktivitetit partiak BDI… Hajt pak na trego ku nisi lufta e UÇK-së dhe si nisi? Na e pershkruai betejen vendimtare te UÇK-së ne Haraçinë! Sa ushtarë ka patur ne Haraçinë, sa skuara, togje,kompania etj.…
Kështu duken rrugët e Llaskarcës së Komunës së Sarajit. Ende po duken pasojat e motit të lig që kaploi këtë rajon dhe që shkaktoi dëme të mëdha materiale e duke përmbytur tokë e objekte. Banorët edhe pse nuk donin të flisnin para kamerave, thonë se kjo gjendje vështirëson lëvizjen dhe dëmton automjtetet e tyre. E përveç fshatit Llaskarcë, siç njofton KlanM, rrugë në gjendje katastrofale dhe të pa pastruar ka edhe në Fshatin Paniçar. Imami i këtij fshati që tashmë tre vite me veturën personale vjen në këtë vendbanim, thotë se situata e rrugëve vështirëson lëvizjen. “Sikur që e shihni…
Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, beson se të gjithë aktorët në shoqëri duhet të përfshihen në reduktimin dhe shtypjen e ekonomisë gri. Ai tha se logjika Bën edhe pa llogari fiskale ka shkaktuar këtë “plagë kancerogjene”, me të cilën po përballemi prej 32 vitesh. “Eliminimi i ekonomisë gri nuk është një hap që mund të bëhet vetëm nga një palë, por nga të gjithë aktorët e shoqërisë, përfshirë dhomat e tregtisë, biznesmenët, qytetarët dhe ata që marrin vendime. Ne do të bëjmë të gjitha veprimet e nevojshme dhe po i bëjmë për të shtypur ekonominë gri nga sa të…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se policia ka realizuar bastisje anti-drogë në Kumanovë ku si pasojë janë arrestuar 3 persona, transmeton TV21. Në aksionin që u realizua sot (08.07.2023) nga nëpunësit policorë nga Departamenti për polici kriminalistike në kuadër të SPB Kumanovë, janë arrestuar B.P.(29), G.M.(42) dhe M.K.(24) nga Kumanova. “Gjatë bastisjes në më shumë vende, në shtëpi dhe hapësira të tjera të cilat i shfrytëzojnë të arrestuarit, të kryera me urdhëresë gjyqësore, është gjetur heroinë, amfetaminë, kapsula ekstazeje, para në vlerë prej 28.000 euro në valuta të ndryshme, marrëveshje noterie dhe mjete të tjera që ndërlidhen me…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, deklaroi se partia që ai drejton i ndërpret komunikimet zyrtare me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas Mickoskit, ky vendim është marrë në Komitetit Ekzekutiv partiak. I pari i opozitës maqedonase tha se të gjitha ofertat që ishin në tavolinë për ndryshimet kushtetuese tashmë i takojnë të kaluarës, ndërsa rruga e vetme që është e hapur, sipas tij, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. HRISTIAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE “Pas një viti, mund t`u them Kovaçevskit, Osmanit, Mariçiqit dhe të tjerëve – tashmë s`ka asgjë në tavolinë. Ka vetëm një gjë – të ulemi dhe të dakordohemi…
Kreu i ASH-së Arben Taravari shpjegoi për Alsat idenë e tij për t’i pajtuar dy kryeministrat shqiptar Edi Ramën e Albin Kurtin. Ai thotë se është në interes të shqiptarëve që ata dy të ulen dhe të bëjnë një strategji të përbashkët.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sonte ka deklaruar se po bëhen përgatitjet e fundit të ndryshimeve kushtetuese dhe se pritjet e tij janë se ato shpejt do të dorëzohen në Kuvend. “Po bëhen përgatitjet e fundit. Unë pres që të jetë kjo shpejt. Është caktuar koha që të jetë e përshtatshme gjegjësisht ta ndihmojë debatin dhe diskutimin. Mendoj se do të jetë moment i rëndësishëm vetë parashtrimi sepse pres që atëherë do të kemi debat thelbësor lidhur me përmbajtjen e amendamenteve”, deklaroi sonte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për Kanal 5. Sipas tij, është shumë e…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e koktejit të organizuar për përzgjedhjen e përbërjes së re të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair tha se BDI-në e sulmojnë nga të gjitha anët sepse është çelësi i funksionimit të shtetit. Por, ai tha se BDI-ja, nuk rrëzohet aq lehtë sepse është strukturë që ka lindur nga UÇK-ja dhe gjaku i dëshmorëve. “Deri sa ishim në koalicion me VMRO-në, LSDM-ja bënte sulme të tmerrshme, na thoshim patericë e VMRO-së, çdo e zezë thuheshe për BDI-në. Përse e gjitha kjo? Sepse ne ishim çelësi, përmes nesh rrëzoheshin institucionet, përmes nesh…
Presidenti serb është raportuar gjerësisht se kontrollon mediat e vendit të tij dhe se për këtë është kritikuar shumë shpesh. Së fundi, lëvizja “Kryengritja Ekologjike” ka publikuar një audio-incizim të vitit 2017, në të cilin Aleksandar Vuçiq dëgjohet qartë duke folur me gazetaren Branka Gjukiq, ish-drejtoreshë e agjencisë së lajmeve Tanjug dhe këshilltare aktuale e presidentit serb. Audio-incizimi është publikuar sot në kanalin YouTube, “Kryengritja Ekologjike”, dhe daton nga viti 2017, kur Vuçiq mori presidencën e Serbisë pas bashkëpartiakut, Tomislav Nikoliq. Përkatësisht, në audio regjistrim lideri serb dëgjohet duke i thënë drejtpërdrejt gazetares që t’i bëjë një pyetje në të…
Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili tha se nuk e ka ftuar fare kreun e Besës, Bilall Kasami në takim. “Deklarimi i KM të shqiptarëve (me kushtetutë) Edi Rama se .. as nuk e ka ftuar në takim liderin e L. Besa Billal Kasami, tregon shpërfilljen totale të faktorit shqiptar këtu në M. e Veriut, sikurse ka bërë gjithmonë. Ky njeri nuk lë asnjë rast të paraqitjes së tij në publik pa shpërfaqur cinizmin dhe snobizmin e tij ndaj më të dobëtit”, ka shkruar Qoku në…

