Më datë 05.07.2023 në ora 10:30, A.A. (31) nga Velesi është ndaluar nga zyrtarët policorë të SPB Veles. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer sipas një vendimi gjyqësor të marrë më parë, janë gjetur 19 pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafe. Personi është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës.
Author: Jeta almakos
Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski duke folur për iniciativën “Ballkani i Hapur” thotë se ajo nuk bie ndesh me procesin e Berlinit dhe se ka dalë nga tre shtete të rajonit. “Historia me “Ballkanin e Hapur” nuk ka mbaruar. Ajo do të mbetet gjithmonë e hapur për të gjithë. Iniciativat maten më së miri me rezultate. Tregtia e jashtme midis Serbisë dhe Maqedonisë është rritur me 50%, dhe midis Shqipërisë dhe Maqedonisë me 40%. Shkëmbimi turistik nga Serbia në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar u rrit për 500% krahasuar me periudhën e kaluar. As Maqedonia dhe as Shqipëria nuk…
Në Gjykatën Themelore Penale, Dragi Rashkoski sot është shpallur fajtor për veprat penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “larje parash” në lëndën “Softuerët” me çka gjykata i ka shqiptuar tetë vite burg duke llogaritur edhe kohën e arrestit shtëpiak. Rashkovski është dënuar me shtatë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe një vit e gjashtë muaj për veprën “larje parash”, me çka gjykata i caktoi një dënim të vetëm prej tetë vitesh. Gjykata shpalli fajtor edhe personat Ivica Dimitrovski i cili u dënua me 5 vjet burg, Igor Hristov me 5 vjet e 6 muaj, Daniel Stançev me 4…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Lupço Janevski dhe kryetari i Federatës së Maqedonisë së Veriut në volejboll, Petar Jovanovski, nënshkruan memorandum për bashkëpunim për organizimin e ndeshjeve të grupit “C” në Kampionatin evropian për volejboll 2023 (meshkuj) në Shkup. Siç njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, nga 30 gushti deri më 6 shtator, Shkupi është nikoqir i grupit “C” në Kampionatin evropian të volejboll për meshkuj për vitin 2023, ndërsa kjo ngjarje e njohur sportive ndërkombëtare është një tjetër mundësi e shkëlqyer për afirmimin e qytetit tonë si destinacion sportiv-turistik.…
Sead Ramadani: Në kohēn e Enverit kan thënë. Edhe bar do të hamë e komunizmin nuk e lëmë. Edhe ne e kemi da mendje. Me qiri me jetu e pe mos me lëshu! Pak para se me mbaru bateria e telefonit.
Në Komunën e Kumanovës ka vazhduar avazi i punësimit të maqedonasve vetëm përmes deklarimit se ndjehen shqiptar. ALSAT ka siguruar katër vendime të datës 30 qershor ku janë punësuar 4 persona në pozitat: mirëmbajtës, pastrues, shërbyes dhe shofer në Komunën e Kumanovë. Sipas dokumenteve Nenad Dimovski, Dragan Veliçkovski, Igor Dimitrievski dhe Boban Stojanovski kanë zënë vendet e punës vetëm përmes deklarimit të përkatësisë etnike shqiptare, përkatësisht duke u përshtatur me kushtin e konkursit i cili ka parashikuar që në këto pozita të punësohen shqiptar. Katër vendimet në fund mbajnë firmën e kreut të Kumanovës, Maksim Dimitrievski. /Alsat.mk
Në një nga seancat e fundit, qeveria mori vendim për bashkimin e koncesioneve për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale – xeheroret e bakrit dhe të arit në lokalitetin “v. Llovica” në komunën e Bosilovës dhe komuna e Novo Sellës e “Euromax Resources” (Euromax). Vendimi nuk gjendet në njoftimet zyrtare nga seancat e qeverisë, por është publikuar nga Gazeta Zyrtare. Vjen vetëm pak ditë pasi “Doma” publikoi storjen “Gjykata e solli “Ekologun” e Nazif Destanit një hap më afër hapjes së minierës së Ilovicës”. Në të kemi bërë të ditur se Gjykata Administrative ka lënë në fuqi së fundmi padinë…
Open-TV njofton se rruga për në komunë e Likovës është bllokuar. Protestues të shumtë nga fshati Sllupcan kanë bllokuar rrugën te vendi i quajtur “Bunari i Bejës”, ndërsa shkaku është se EVN ua ka ndalë rrymën fshatit Sllupcan. (Open-TV)
Opinionistja tetovare Lume Huseini që jeton dhe vepron në Gjermani në postimin e saj sot në Facebook ka lavdëruar ministrin Krenar Lloga për punën që bën në dikasterin e tij. Statusi i Lume Huseinit vjen pasi sot Gjykata më një procedurë të përshpejtuar ndaloi vendosjen e grafës së nacionalitetit në certifikatat e lindjes që para disa javësh e solli ministri Lloga. Përndryshe ministri Krenar Lloga e solli këtë vendim që të ndalojë punësimin e maqedonasve si shqiptarë në konkurset e administratës shtetërore. Hats off Krenar Lloga! E mendoj, çka kishte ndodh ta kishte pas edhe BDI politiken kadrovike pak ma…
Pas vërshimeve në Tearcë është ndalur edhe rryma. Banorët fasojnë komunën e Tarcës për dëmet që janë shkaktuar pasi sipas tyre ndërtimi urës dhe bllokimi i kanalit ka shkaktuar edhe daljen e shiut në shtëpitë e tyre. Pas vërshimeve menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes banorët e Tearcës me bagerat privat ku më pas ka arritur edhe bageri i komunës së Tearcës bashkë me Zjarrfikësit e Tetovës. Komuna e Tearcës ka mbledhur menjëherë shtabin emergjent ku nesër do të merren masa për dëmet e shkaktuara. Deri tani TS ka raportuar se ka vetëm dëme materiale pas vërshimeve.
Në Manastir pasditen e sotme reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur pjesë të qytetit, kanë shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në disa rrugë, ndërsa ka edhe bodrume dhe shtëpi të vërshuara. Stuhia e detyroi kryetarin Toni Konjanovski të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Shtabit komunal të krizës e cila është në vazhdim. Nga vetëqeverisja loakle paralajmëruan një aksion të ndërmarrjeve publike komunale, duke u përballur me situatën pas reshjeve të dendura të shiut që pushuan, por me gjasë shkaktuan dëme që do të regjistrohen.
Kryeministri shqiptar Edi Rama nesër do të qendrojë për vizitë zyrtare në Shkup, ku do të takojë krerët e shtetit dhe liderët e partive politike shqiptare. Por siç mëson INA, në takim me Ramën nuk fo të shkoj kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili ka refuzuar ftesën për ta takuar kryeministrin shqiptar. Rama po zhvillon një turne ballkanik, ku fillimisht do udhëtoj në Shkup, ndërsa më pas në Prishtinë. Por ai atje është refuzuar për takim edhe nga kryeministri Albin Kurti. Kryeministri Kurti ka refuzuar një takim bilateral me Edi Ramën, duke kërkuar që takimi duhet të bëhet…

