Reshjet e rrëmbyshme në mbarë vendin gjatë pasdites së sotme kanë shkaktuar kaos dhe dëme në shumë vendbanime. Pamjet kaotike të siguruara nga Klan Macedonia, tregojnë për situatën pas reshjeve në rajonin e Pollogut. Gjendje më e rënduar paraqitet në disa fshatra në Komunën e Tearcës, me rrugë të përmbytura e prona të dëmtuara./KlanMacedonia
Author: Jeta almakos
Marrëdhëniet dypalëshe, procesi i integrimeve evropiane, bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimet aktuale politike në rajon, ishin temat që sot kanë biseduar zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend Angela Ageler. Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), Mariçiq e informoi shkurt Agelerin për rrjedhën e procesit të skriningut, për përpunimin e Udhërefyesve dhe cilat janë pritjet e tij në pritje të marrjes së raporteve të skriningut. Në këtë drejtim, thekson SÇE, Mariçiq tregoi hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren për përparim të shpejtë në proces, duke theksuar se mbështetja e SHBA-së…
Bashkimi Evropian do të dërgojë në Maqedoni një mision vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor, pas një sërë skandalesh dhe trazirash në muajt e fundit. Kështu ka bërë të ditur ambasadori europian David Geer në një intervistë në TV Telma. Geer tha se tashmë i është propozuar Qeverisë dhe shpreson se do të zbatohet sa më shpejt, sepse siç thotë ai duhet të rregullohet puna e Këshillit Gjyqësor. “Mendoj se turbulenca është fjala e duhur për të. Ne po e ndjekim këtë nga afër me shumë shqetësim. Këshilli Gjyqësor duhet të luajë një rol shumë domethënës. Ai duhet të mbrojë…
Dëme materiale nëpër shumë shtëpi “Dy dhoma bashkë me korridorin të gjitha janë në ujë, edhe banjo është në ujë” “I kemi nxjerrur jasht kolltuket, shporetat, frigoriferin të gjitha”. Këto ishin pasojat e motit të lig që mbrëmë kaploi edhe Komunën e Sarajit, njofton KlanM. Qendra për Menaxhim me Kriza kishte marrë njoftime për dëme nga vendbanimet Bukoviq dhe Llaskarcë. Familja e Ziberit në Bukoviq të Sarajit, siç njofton KlanM, krahas dëmeve brenda shtëpisë, mundohej që ta pastronte edhe oborrin e mbushur me ujë. Përveç shtëpisë së Ziberit edhe shumë shtëpi tjera të Bukoviqit kishin pësuar dëme të mëdha “Ju…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të vendosë nëse do të hapë lëndë lidhur me dyshimet për keqpërdorime të bëra nga familjarët e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Bëhet fjalë për djalin dhe dy nipat e tij të dyshuar për përfshirje në biznese dhe pasurim të paligjshëm. Komisioni nuk ka saktësuar se kur do të diskutojë për këto raste, por nëse vendos të iniciojë procedurë, atëherë ajo do t’u dërgohet organeve të ndjekjes për hetim të mëtejmë. Drin Ahmeti, nipi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, është bërë pronari i…
Ende nuk dihet se kur uniformat e policisë do të jenë në dy gjuhë. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit në Tetovë tha se procedura tashmë ka filluar dhe se ka disa probleme teknike që do të tejkalohen që uniformat të jenë në dy gjuhë. “Ka nisur zbatimi i të gjitha zgjidhjeve ligjore, akteve nënligjore e kështu me radhë, ne e bëmë atë që ishte paraparë me afat në rregullore, tani vazhdon, ashtu siç ecin prokurimet në lidhje me uniformat, respektivisht shenjave, ashtu dhe ndryshohen. Procedura është duke rrjedhur, shumë shpejt përfundon. Tani kemi pasur disa probleme…
Në pritje që nisma për hapjen e Kushtetutës të hyjë në procedurë parlamentare, përforcohen takimet e diplomatëve me udhëheqësinë dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, me mesazhet se opozita nuk duhet ta lëshojë momentin që t`i mbështesë ndryshimet kushtetuese me qëllim në në dhjetor, RMV-ja ta vazhdojë rrugën eurointegruese. Siç kanë konfirmuar jozyrtarisht burime partiake të VMRO-DPMNE-së, për “Sloboden Peçat”, shefat e diplomacive të Austrisë, Çekisë dhe të Sllovakisë më 13 Korrik në selinë e VMRO-DPMNE-së do të takohen me liderin e VMRO-DPMNE-së, me anëtarë të udhëheqësisë partiake si dhe me një pjesë të deputetëve të partisë dhe koalicionit. Kohë më parë,…
Çertifikata të reja të lindjes me grafë kombësi. Udhëzimi nuk gërshetohet me ligjet, por është në pajtim me Ligjin për evidencën amë, kumtoi Ministria e Drejtësisë, duke ndarë fotografi nga çertifikatat e reja. “Kombësia në librin amë të të lindurve parashihet në nenin 4, të martuarve në nenin 11 dhe të vdekurve në nejnin 13 nga Ligji pr evidencën amë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.
Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Raportin për negociata të përfunduara mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendkalimet kufitare: “Bllacë – Hani i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë” dhe e shqyrtoi dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes mes dy qeverive për vendosjen e këtyre dy vendkalimeve të përbashkëta. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, u obligua që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ta nënshkruajë marrëveshjen. “Qëllimi i lidhjes së kësaj marrëveshje është vendosja e vendkalimeve të përbashkëta kufitare ‘Jazhincë – Glloboçicë’…
Me pesë vota “pro” dhe dy “kundër”, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar udhëzimin e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, me të cilin ishte futur në certifikata grafa për përkatësinë etnike. Pas vendimti të gjykatësve kushtetues kjo nuk do të jetë përkohësisht e vlefshme. Ata vendosën të vazhdojnë procedura për udhëzimin dhe deri në vendimin përfundimtar të ketë masë të përkohshme që udhëzimi të mos zbatohet. Votë kundër vazhdimit të procedurës ka pasur nga Naser Ajdari dhe Fatmir Skenderi. Debati zgjati më shumë se një orë e gjysmë, ndërsa të njëjtën e ka ndjekur edhe vetë ministri, Krenar Lloga. Ndërkohë, Lloga ka…
VMRO- DPMNE ka vazhduar akuzat kundër familjarëve të kreut të BDI-së Ali Ahmeti. Deputeti i VMRO-së Dragan Kovaçki tha se Qeveria e Kovaçevskit dhe institucionet nën kontrollin e tij, në vend që të heshtin, duhet të thonë nëse është paguar taksa e shitjes në Soravia dhe si është kryer transaksioni. Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-së “A mos vallë nipi i Ahmetit përveç që nuk ka paguar asnjë denar për Soravinë, nuk ka paguar asnjë denar në emër të tatimit në shitje? Sipas asaj që kanë publikuar mediat në hulumtimin e tyre, nuk është regjistruar asnjë transaksion në Maqedoni? Pra, Ahmeti…
Kryetari i Sindikatës, Slobodan Trendafilov, pas mbledhjes së grupit punues të Këshillit Ekonomik dhe Social në Ministrinë e Financave, deklaroi se ka shqetësim serioz për kërkesat e tyre për paraqitjen e pagave, pagesën e pushimit vjetor për punëtorët në sektorin publik. Slobodan Trendafilov, Kryetari i Sindikatës “Pas takimeve në një nivel më të lartë, me dy ministra dhe katër përfaqësues të sindikatës, mund të them se ka qasje serioze ndaj ideve dhe kërkesave tona dhe çfarë mund të ofrojë Ministria e Financave dhe Qeveria për kërkesat tona”. Në mbledhjet e grupit të punës së Këshillit Ekonomik dhe Social në Ministrinë e…

