Ceremonia zyrtare për Bill Clinton ku ai do të nderohet me “Yllin E Mirënjohjes Për Arritjet Publike”, u çel me një këngë të Manjola Nallbanit dedikuar ish-presidentit. Ndërsa më pas fjalën e mori kryeministri Rama i cili shprehu falënderimet e tij ndaj ish-presidentit dhe tha se ka qenë pikërisht ai që bëri të mundur gjetjen e aleatëve për çlirimin e Kosovës. “E vërteta si drita e diellit, është se pa atë revolucion politik brenda të majtës europianë, ku e majta ideologjike në perëndim të Evropës shikonte te Millosheviçi një viktimë potenciale të imperializmit amerikan dhe jo një xhelat të pashpirt…
Author: Jeta almakos
15 qytetarë të nga Kosova, të cilët mbajnë emrin Bill Klinton, do të jenë në pritjen e organizuar për nder të ish-presidentit amerikan Bill Klinton, kur do t’i akordohet nga kryeministri, Edi Rama, Kordoni i Madh me Yllin e Mirënjohjes Publike. Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, mbërriti të hënën në Tiranë, ku u prit nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare, nëpërmjet një postimi në Facebook, komentoi se e konsideron Clinton “mikun e përjetshëm të kombit shqiptar”. Ndërkaq, presidenti Bajram Begaj nuk do të jetë në ceremoninë që do të organizohet për nder të presidentit të 42-të të Shteteve…
Një 80-vjeçar me prejardhje nga Kosova humbi jetën teksa po pushonte në plazhin e Golemit të Shqipërisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, teksa dyshohet se tashmë i ndjeri në momentin kritik ishte duke u larë në det. Inicialet e të njëjtit janë R. O.. Policia e Shqipërisë doli në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morgin e spitalit të Durrësit ku do t’i nënshtrohet autopsisë. Mediat shqiptare kanë publikuar momentin kur pushuesit u munduan t’i japin ndihmën e parë.
Policia e Shtetit ka sjellë pamje të shoqërimit të ish-presidentit Bill Klinton, nga Rinasi në drejtim të Tiranës. “Strukturat e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e sigurisë në rrugëkalimet e ish-presidentit Klinton”, thuhet në njoftim. Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës viziton sot për herë të parë tokën shqiptare, ku do të qëndrojë deri më 4 korrik, ditë që përkon me pavarësinë e SHBA. Klinton është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili e quan mikun e përjetshëm të kombit shqiptar. Klinton dhe delegacioni që e shoqëron pritet me një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, vizitoi Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, ku u njoftua me mënyrën e funksionimit dhe aktivitetet e institucionit, si dhe me Ligjin e ri për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë. Në takimin me drejtoreshën e Akademisë, Natasha Gaber Damjanovska, u bisedua për mundësinë për t’u bërë pjesë e rrjetit evropian të institucioneve gjyqësore, për të cilën gjë, Ministri Lloga u zotua se do të përgatitet Informacion i cili do të parashtrohet në Qeveri. Një nga problemet me të cilat përballet Akademia është mungesa e kushteve adekuate hapësinore dhe teknike për funksionim normal. Ministri i…
Sindikatat dhe Qeveria as sot nuk arritën marrëveshje sa i përket rritjes së pagave. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që nga shtatori pagat e punëtorëve të rriten për 14,5% aq sa ishte vjet inflacioni në vend dhe kërkojnë edhe kthimin e pagave të funksionarëve në nivelin që e kishin para se Kushtetuesja tua rrisë për 78%, ndërsa rritja e pagave të jetë e njëjtë për të gjithë. Nga LSM thonë se janë në ujdi që për bazë të merret metodologjia e pagës mesatare plus koeficienti dhe modeli të zbatohet për dy vite e gjysmë, kurse pas kësaj periudhe të…
Shkruan: Fitor Jakupi, ish kandidat i BDI-së për Degën e Kumanovës Të nderuar aktivist të Bashkimit Demokratik për Integrim! Edhe pse nuk e arritëm rezultatin e dëshiruar, fitorja në këtë garë ishte e imja dhe aktivistëve tanë pa të cilët nuk do të mund të bënim një fushatë dinjitoze, në të cilën treguam nivelin më të lartë të qytetarisë! Jam krenar që edhe përkundër presioneve, shantazhimeve, premtimeve të rrejshme për punësime nga ana e nënkryetarit të BDI-së Arbër Ademit, tabori në të cilin përkisja unë – nuk u lëkund asnjë moment dhe vazhdoi betejën politike deri në momentin e fundit!…
MPB njofton se dje ka ndluar dy persona nga Gjevgjelia, për shkak se kanë tentuar t’i dërgojnë disa imigrantë në mënyrë ilegale për në Greqi. “Me datë 02.07.2023, DT (30) dhe V.T .(54), të dy nga Gjevgjelia, janë ndaluar nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Kalimit Kufitar dhe Vëzhgimit Kufitar Bogorodicë. Konkretisht, ata janë vëzhguar nga punonjësit e policisë rreth orës 09:10 duke ndihmuar katër shtetas kinezë dhe një indian në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në Republikën e Greqisë. Të dy personat janë ndaluar në stacionin policor dhe rasti është raportuar në Prokurori Publik…
Përderisa përfaqësues të pushtetit paralajmërojnë takime të ndara me deputetët e VMRO – DPMNE-së, për t’i bindur ata që të votojnë ndryshimet kushtetuese, opozita maqedonase ende nuk ka ndryshuar qëndrim rreth kësaj teme, njofton KlanM. Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se, të gjithë deputetët e VMRO – DPMNE-së qëndrojnë pas vendimit se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar dhe nën këto kushte. “VMRO – DPMNE nuk do ta përkrahë këtë diktat bullgar, jo tani por as edhe në të ardhmen. Qeveria e ardhshme e VMRO – DPMNE-së, nëse me të vërtetë nuk do të…
“Halli të çon të besosh në çdo gjë, aq më shumë kur ke dhembje dhe sistemi shëndetësor është jofunksional siç është ky yni, andaj porosita barna kundër dhimbjes së gjurit nga ato që reklamohen online”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Maja Nikollovska, e cila punon si floktare. “Kremrat, barnat, si të tilla tjetër gjë reklamohet në internet dhe krejtësisht diçka tjetër të vjen si porosi. Unë nuk u besoj reklamave në internet, por shfaqja e mjekëve të njohur pas shitjes së produktit bëri që të blej barna, edhe atë jo një po tri kuti, pasi kishte ulje shumë të…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot u takua me kryetarin e Sindikatës së DAGJSH Tërpe Dejanovski, si dhe me një pjesë të të punësuarve në Qendrat për Punë Sociale. Takimi u mbajt në prag të protestës së nesërme të paralajmëruar nga ana e sindikatës. Fokusi i bisedave të takimit, siç informojnë nga MPPS, ishte në lidhje me kërkesat për rritje të pagave për të punësuarit, regresin për pushim vjetor si dhe stazhin e beneficuar. “Trençevska në takim theksoi se sindikata tashmë është njoftuar se kërkesat që janë edhe një herë temë e dialogut, gjegjësisht rritja e pagave…
Si raportuan mediat lidhur me ndryshimet kushtetuese? Cila ishte qasja e mediave maqedonase dhe shqipe? A pati qasje partiake – politike në raportimin mediatik? Sa pati shkelje të standardeve profesionale që parashikohen me Kodin Etik të Gazetarëve? Cilat media spekuluan më shumë rreth Preambulës së Kushtetutës dhe cili është propozimi konkret për ndryshime kushtetuese? Shkruan: SEFER TAHIRI Ndryshimet kushtetuese, me të cilat në preambulën e aktit më të lartë juridik – shtetëror do të përfshihen bullgarët, që është kërkesë në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, kanë qenë në fokus të mediave gjatë muajve të fundit. Mediat maqedonase,…

