Kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti në lidhje me shpalljen e kryetarit Merko për persona non-grata, bëri thirrje që të hetohet veprimtaria e Merkos. “Zoti Merko duhet të hetohet dhe absolutisht Merko nuk e kundërshton një veprim të tillë sepse vet zoti Merko është votuar në Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesinë e BDI-së që të hapet hetim për veprimtarinë e BDI-së që nga fillimi dhe deri sot”, u shpreh Ahmeti. Ahmeti u shpreh se BDI kërkon të hapen hetime për të gjithë funksionarët. “Zoti Merko nuk i shmanget përballjes me hetimin dhe ne kërkojmë sa më herët të zbardhet e…
Author: Jeta almakos
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, por edhe atyre të Serbisë që ta pranojnë planin e BE-së për depëshkallëzim të situatës në veri. Ai në një intervistë për RTK-në ka thënë se ka potencial serioz për eskalim të situatës me pasoja të shumëfishta për Kosovën, Serbinë dhe gjithë rajonin. “Mendoj se është në interes të Kosovës dhe Serbisë që të fillojë menjëherë procesi i implementimit të zbatimit të planit të deskalimit, sepse ka vlerësim të përgjithshëm se ka një potencial serioz për një eskalim atje me pasoja të shumëfishta për…
Ndonëse Drin Ahmeti, nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, tha në një konferencë për media që ai mbajti javën e kaluar se suksesi i tij në biznes nuk varet aspak nga pozita e xhaxhait të tij. Mirëpo, gjithnjë e më shpesh në media bëhet e ditur se kompanitë e tij janë të varura drejtpërdrejt nga vendimet e disa institucioneve shtetërore – koncesionet për gurin gëlqeror dhe hidrocentralin dhe më të fundit – për risitë nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, shkruan portali Faktor.mk. Në konkursin publik “për dorëzimin e projekt propozimeve për financim në kuadër të instrumentit për mbështetjen…
Me ndryshimet e rregullores, gratë e burgosura nga burgu i Idrizovës filluan të shfrytëzojnë të drejtën për dalje gjatë fundjavës. Ne mesin e tyre është e burgosura Gordana Jankollovska, e cila pas tre viteve pas grilave, fundjavën do ta shfrytëzojë jashtë burgut. Drejtori i burgut, Zoran Jovanovski shprehet se ka pasur 5 kërkesa për shfrytëzimin e këtyre privilegjeve dhe që të pestat janë aprovuar. Ndryshe, këto privilegje vinë pasi që Komisioni Anti-diskriminim vërtetoi se të burgosurat janë të diskriminuara me Rregulloren në burgun e Idrizovës, ndërsa Rregullorja u ndryshua nga Drejtoria për Zbatimin e Snaksioneve.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani sot ka përjashtuar mundësinë që partia e tyre të kërkojë dorëheqjen e Ramiz Merkos nga posti i kryetarit të komunës së Strugës. Sipas Osmanit, krerët e komunave zgjedhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe se sipas tyre kjo çështje është personale. “Mendoj se Merko duhet të marrë vendimin e tij në bazë të marrëdhënieve me qytetarët që e kanë zgjedhur. Po të isha votues në Strugë, nëse do të ishte kryetar komune nga Çairi, do të thoja mendimin tim. Por, unë nuk e kam votuar as nuk jetoj në Strugë dhe mendoj se bëhet fjalë për raportin…
Ecim drejtë zgjidhjes, ndërsa është kyçe që të jetë sistemore dhe të definohet dinamika e pagave, vlerësoi sot ministri i Financave, Fatmir Besimi, pasi në mbledhjen e pardjeshme të Këshillit Ekonomik Social ishte dakorduar që Qeveria të hënën të bëjë lëvizje të reja për përllogaritje në sektorin publik, sipas propozimeve të ofruara nga ana e sindikatave. “Jemi në komunikim intensiv, do të takohemi të hënën, ndoshta edhe një herë gjatë javës. Po shkojmë drejt zgjidhjes. Ne kemi një platformë ku flasim. Në parim, ne jemi dakord në parim, do të shkojmë se si të hartojmë pakon dhe është thelbësore që…
Në rajonin e Shkupit, moti i lig nisi nga Komuna e Sarajit. Zbrazje elektrike, shira të rrëmbyeshëm, erëra të fuqishme – këto ishin pamjet që mbretëruan pasditen e së shtunës. Në Shkup edhe pse zgjati shumë pak, pas vetes la dëme të mëdha… Drunj të rrëzuar, vetura të dëmtuar, rrugë të përmbytura e të bllokuara ishte bilanci i motit të lig. Mot i lig ka mbretëruar edhe në Rajonin e Tetovës. Pamjet nga rrjetet sociale flasin për rrugë të përmbytura dhe stuhi në Komunën e Tearcës… Drejtoria për Punë Hidrometereologjike paralajmëroi se pasdite dhe në orët e mbrëmjes, vende –…
Nënkryetarja e Bullgarisë, Iljana Jotova në një intervistë për një media bullgare tha se shpreson se qeveria e re bullgare do të vazhdojë ta mbrojë qëndrimin bullgar për Maqedoninë e Veriut. “Shpresoj se Qeveria e re nuk do të heq dorë nga qëndrimi bullgar që disa herë është vërtetuar në institucione të ndryshme”, u shpreh Jotova. Ajo theksoi se nuk shprehet optimiste për shkak se ka parë disa mëdyshje te partnerët evropiane dhe se tema për Maqedoninë është e vjetërsuar. “Për ne kjo është temë e interesit nacional”, u shpreh Jotova duke i bërë thirrje Maqedonisë që ta përmbushë kushtin…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka publikuar në rrjetet sociale certifikatën e tij personale nga Libri Amëz i të Lindurve, ku përveçse është në dy gjuhë, shënon edhe grafën etnike – Kombësia Shqiptare. Ndërkohë Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë këtë ndryshim javën tjetër, më datë 5 korrik.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vetëm edhe të premten do të mund të blejnë bukë, vezë, vaj, sheqer dhe miell me çmim të ngrirë (kufizuar) pasi nga 1 korriku tregtarët mund të vendosin vetë çmimet e produkteve. Ministria maqedonase e Ekonomisë mori vendim të ngrijë çmimet e produkteve bazë në mars, pasi rritja e çmimeve të produkteve ushqimore bëri që Maqedonia e Veriut të shënojë shkallën më të lartë të inflacionit krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë. Nga Ministria e Ekonomisë thonë se pas stabilizimit të bursës botërore, nuk presin të ketë rritje të çmimeve pas 30 qershorit,…
Drin Ahmeti, nipi biznesmen i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti edhe sot ka qenë në qendër të vëmendjes në seancën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Deputetët e VMRO-DPMNE-së në disa raste janë marrë me emrin e tij, duke kërkuar sqarime nga kryeministri Dimitar Kovaçevski se nga i ka paratë dhe kompanitë. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki kërkoi përgjigje nga kryeministri se nipi i Ali Ahmeti nga i ka marrë kompanitë dhe paratë për blerjen e qendrës tregtare “Soravia” dhe përpos kësaj, ai tha se a do të kërkohet dorëheqja e kreut të BDI-së. “A do të kërkoni dorëheqje nga…
Sot, zëvëndësministri për Transport dhe Lidhje Bekim Rexhepi ishte në komunën e Dibrës për inspektimin e punimeve të projektit për rikonstruimin e rrjetit të rrugëve në lagjen Venec 1. Angazhimi ynë si Qeveri respektivisht si Ministri e Transportit dhe Lidhjeve për të ofruar kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët tani më është evident dhe dua të ju siguroj se do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Për ne të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunat janë njësoj të rëndësishëm, tha Rexhepi. “Sot, së bashku me kryetarin e komunës z. Hekuran Duka dhe deputeten Arbana Pasholli ishim në inspektimin…

