Komisioni për parandalimin e korrupsionit për rastin me ndryshimin e Planit të detajuar urbanistik në Komunën e Karposhit për pompën e benzinës Pucko Petroll, ka parashtruar nismë deri te Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion që të hapë lëndë për këtë rast për shkak se vlerëson se është bërë ndryshim joligjor i PDU-së. Ky Plan i detajuar urbanistik sipas KSHPK nuk ka qenë në përputhje me Planin e përgjithshëm urbanistik dhe njëherë tashmë është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese për shkak se parcela është paraparë për objekte të tjera dhe andaj kërkon që edhe Ministria për vetëqeverisje lokale të shpërbëjë…
Author: Jeta almakos
Komisioni Antikorrupsion ka ngritur nismë në Prokurorinë e Strugës, kundër kryetarit të kësaj komune Ramiz Merko, për të cilin ka konstatuar se ka punësuar mësimdhënëse dhe u.d. drejtoreshë në një shkollë, pa plotësuar kushtet. Sipas anëtari të Komisionit, Shemsi Sallai, drejtoresha përveç që ka ligjëruar lëndë joadekuate, në mënyrë të paligjshme e ka plotësuar fondin e orëve të veta, për çka është ndihmuar edhe nga ish-drejtorë. “Ka ligjëruar lëndë për të cilat nuk ka qenë e kualifikuar dhe nuk i ka plotësuar kushtet për mësuese në pajtueshmëri me nenin 3 të ligjit për mësimdhënës dhe bashkëpunëtor profesional në shkollat fillore…
Dy shoferët janë të dyshuar për aksidentin tragjik ku humbi jetën 25 vjeçari nga Shkupi, disa ditë më parë, tek bulevardi Sllovenia. Prokuroria Themelore Publike Shkup ka filluar hetim kundër një personi për të cilin egziston dyshimi se ka kryer vepër penale-Vepër e rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve dhe pronës në trafik nga neni 300 paragrafi 2 c.c neni 297 par.1 i Kodit Penal dhe për të është dhënë propozim për caktim të masës së paraburgimit shtëpiak. PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE “Në lidhje me të njejtin rast, për personin tjetër është paraqitur procedurë për padi penale- Vepër e rëndë kundër sigurisë…
Me një PBB për frymë prej 6.608.08 dollarë amerikanë, Maqedonia e Veriut renditet e 5-ta në listën e vendeve më të varfra në Evropë në vitin 2023, të publikuara nga portali gjerman Derwensten. “A është vërtet Gjermania një nga vendet më të varfra në Evropë? Kështu ndihen disa duke pasur parasysh hendekun social në rritje. Sqarojmë se cilat vende janë dhjetë vendet më të varfra në Evropë në vitin 2023”, shkruhet në artikull. Lista kryesohet nga Kosova në vendin e dytë, Shqipëria në të katërtin dhe Maqedonia në të pestin. “Në rrjedhën e një mosmarrëveshjeje për emrin me Greqinë fqinje,…
Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli ka theksuar se do të jap dorëheqje nga pozita e deputetit, nëse BDI dhe LSDM votojnë heqjen e 20% dhe të pranohet gjuha shqipe në Kushtetutë. Ai këtë porosi e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, përcjell INA. “Edhe “unë si deputet jap dorëheqje nga pozita, nëse BDI e LSDM votojnë heqjen e 20% dhe në Kushtetutë të shkruhet GJUHA SHQIPE”, ka shkruar Zendeli.(INA)
Deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5 në lidhje me dorëheqjet e paralajmëruara të funksionarëve të BDI-së nëse votohen ndryshimet kushtetuese theksoi se këto dorëheqje janë simulime. Bëhet fjalë për dorëheqje simuluese për shkak se Kushtetuta është e qartë. Secili ministër mund të japë dorëheqje dhe përmes kryeministrit e njëjta dërgohet në Kuvend, kurse ai menjëherë i parashtron para deputetëve dhe në seancën e ardhshme konstatohen dorëheqjet”, u shpreh Siljanovska Davkova. Sipas saj, veprimet e BDI-së janë për manovrime politike. Ndryshe, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në konferencë për shtyp bëri të…
Një i vdekur dhe nëntë të lënduar është bilanci i aksidentit mes dy veturave dhe një traktori që ndodhi sonte në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi. “Vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi. Lidhur me rastin Klankosova.tv kishte raportuar edhe më herët.
Është ndjesi e veçantë kur sheh nga afër entuziazmin, talentin, e veçanërisht suksesin e të rinjve. Një kënaqësi të tillë pata sot, gjatë takimit me Ill Rustemin, i lindur në vitin 2005 në Arnaqi të Shkupit, ende nxënës u shkollës së mesme dhe tanimë që në moshë të re, autor i librit “Sfidat Kombëtare në Dervend të Shkupit: 1940-1945”. U befasova nga aftësia dhe guximi i një të riu që t’i qaset një pune kërkimore, për një epokë mjaft të rëndësishme të historisë kombëtare dhe ndjehem i nderuar që një kopje të veprës ma dhuroi sot personalisht në zyrat e…
VMRO-DPMNE përsëri i bëri thirrje kreut të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Islam Abazi, të përgjigjet pse nuk fillon hetime kundër zyrtarëve të BDI-së. Nga VMRO dje thanë se reja e vëllait të tij, Shpresa Abazi, ishte punësuar vitin e kaluar në Ministrinë për Sistem pPolitik të udhëhequr nga Artan Grubi. Nga Ministria u përgjigjën se vitin e kaluar ishte punësuar një person tjetër, me të njëjtin emër dhe mbiemër, Shpresa Abazi, por në pozicionin e përkthyesit, ndërsa reja e prokurorit ishte punësuar në institucion në vitin 2015, por më pas është dërguar në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike.…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në intervistë për MIA-n deklaroi se do ta ndiqte vendimin e ministrave të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe do të tërhiqej edhe ai nëse VMRO-DPMNE-ja voton për ndryshimet kushtetuese. Rrjedhimisht, nëse të gjithë largohen, pse të insistoj që të qëndroj”, deklaroi Xhaferi. Në lidhje me zgjedhjet parlamentare thotë se qëndrimi i tij personal është se zgjedhje duhet të ketë në terminin e rregullt dhe nuk ka arsye kjo të mos jetë kështu, përderisa për atë nëse zgjedhjet për kohë më të shkurt do të ndihmonin që BDI-ja të ruajë sa më shumë vota, thotë se…
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi njoftoi se në seancën e fundit qeveritare është miratuar vendim për shpërndarjen e mjeteve në vlerë prej 50 milionë euro për rregullim të infrastrukturës ujore në komuna. Ja postimi i tij: ✅Në seancën e fundit të mbajtur të Qeverisë miratuam vendimin për shpërndarjen e mjeteve në vlerë prej 50 milion eurove të siguruara nga Banka Evropiane Investuese, të cilat do të investohen në përmirësimin e infrastrukturës ujore në komunat e vendit. 🔜Këto mjete së shpejti do t’u ndahen si donacion të gjitha komunave, përfshirë këtu edhe komunat e Qytetit të Shkupit përmes Ministrisë…
Anëtari i Kryesisë së BDI-së, njëherit edhe kryeparlamentar, Talat Xhaferi, në “SummerClick” u shpreh se ka dilema se si sekretari organizativ i partisë Blerim Bexheti do të mund ta kryejë detyrën, tani kur rrugët mes tij dhe Mexhitit u ndanë, kur Bexheti vendosi të qëndrojë në BDI, ndërsa Mexhitit të themelojë parti. “Personalisht kam dilemë se si do ti kryejnë funksionet, në kuptimin e obligimeve si anëtarë të kryesisë, sidomos si sekretar organizativ. Pas 3 vitesh paraqitje në kundërshtim… nga mitingje paralele…”, tha Xhaferi. Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, i pyetur nga TV21 për këto dyshime të Xhaferit për kryerjen e…

