Author: Jeta almakos

Është tejkaluar problemi me kartelat bankare VISA dhe Mastercard, njoftojnë nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë ditës nuk mund të tërhiqje para nga bankomatet, madje nuk mund të paguash as me këto karta. Probleme kanë pasur edhe qytetarët e vendit që ndodheshin jashtë vendit. Banka Popullore më herët njofto se se problemi është drejtpërdrejt me markat VISA dhe Mastercard, por se paratë e qytetarëve nëpër banka janë të sigurta.

Lexo më Shumë

Policia është duke vepruar gjithmonë kur janë përmbushur autorizimet ligjore për veprimin e saj. Edhe sot në mëngjes policia pati intervenim, megjithatë gjithmonë kur për këtë ka arsye dhe në bazë të vlerësimeve të bëra, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në foltoren e Kuvendit rreth ngjarjeve në Sllupçan dhe në disa vende në Likovë ku banorët nuk u lejojnë ekipeve të EVN-së të punojnë në rrjet. “Lidhur me atë që po ndodhë jo vetëm Sllupçan, por edhe në disa vende në Likovë, është gjendje e cila, sipas meje, është e palejuar dhe në këtë pjesë absolutisht jo…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në një intervistë për portalin “Frontonline” ka folur për zhvillimet aktuale, ndryshimet kushtetuese në Kuvend, se a mund të ketë ndarje apo “zjarr” në ASH, me kë do të koalicionojnë dhe tema tjera. Zoti Snopçe, ndryshimet kushtetuese hynë në procedurë parlamentare, a po prisni që VMRO-DMNE të reflektojë dhe ti votojë? Snopçe: Nuk mund të them a do ti votojnë apo jo. Në mbledhjen e Komisionit kushtetues votuan kundër nevojës. Do të shohim si do të vendosin. Unë vetëm mund të bëj ftesë të mendojnë në interes të shtetit. Në këtë moment votimi…

Lexo më Shumë

Nga data 24 deri më 26 korrik të 2023 në Strumicë u mbajt takim i iniciuar nga Agjencia për të Rinjë i mbështetur nga OSBE për pergaditjen e Planit akcional të Srategjisë Nacionale për veprim për vitin 2023-2025 në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ku mori pjesë edhe Agjencia për Mbështetjen e Sipërmarrësisë të RMV -së epërfaqësuar nga Drejtori i saj z.Hajrullah Misini dhe bashkëpuntori i tij Gafur Zharku udhëheqës njësie në AMSRMV-së.Ky tubim dy ditor ishte frytëdhënës me faktin që në grup veprimin për Sipërmarrësi dhe Punësim u shënuan një sërë masash për vitin 2023- 2025,si sfida për të ardhmen…

Lexo më Shumë

 Sipas Euronews Albania, OLAF – Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, e cila është përgjegjëse për auditimin e fondeve evropiane brenda Bashkimit Evropian dhe në vendet e tjera përfituese, ka hapur 36 hetime për vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë 5 viteve të fundit.  Nga 36 hetime të iniciuara për vendet e Ballkanit Perëndimor, 18 prej tyre kanë të bëjnë me keqpërdorimin të mjeteve nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.  Vendi i dytë me numrin më të madh të hetimeve në rajon është Serbia, me nëntë hetime.  Në Bosnje dhe Hercegovinë, janë iniciuar tre hetime.  Në Kosovë, janë iniciuar tre hetime.  Për Shqipërinë…

Lexo më Shumë

Zhurma mes socialistëve u krijua ende pa u mbledhur Asambleja Kombëtare. Lajmi se ministrja Delina Ibrahimaj është shkarkuar nga detyra rodhi në mënyrë të pazakontë, por qe u mohua sapo mbërriti Edi Rama në Asamble. Damian Gjiknuri nuk do të jetë më sekretar i përgjithshëm i PS. Këtë post, Edi Rama ia besoi Blendi Klosit, por deri në Shtator. Përtej spostimit nga ky post, Gjiknuri është optimist për të ardhmen. “Më mirë do të bëhet”, tha Gjiknuri. Kryesocialisti ndryshoi të gjithe Sekretariatin, emrat e të cilëve pritet të zyrtarizohen në fillim të sezonit të ri. Një tjetër vendimarrje e Edi Ramës…

Lexo më Shumë

Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar pas kërcënimeve ndaj policëve të rinj serbë në Kosovë. Në reagim thuhet se kërcënimet dhe frikësimet janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Ambasada e Italisë e ka shpërndarë reagimin e shefit të EULEX-it në Kosovë i cili i ka quajtur të papranueshme këto kërcënime. “Policët e rinj nga komunitetet jo shumicë të Kosovës meritojnë mbështetjen tonë të pakushtëzuar, veçanërisht nga qytetarët e komunave në të cilat janë caktuar. Kërcënimet dhe frikësimet janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Italisë në Twitter. E Giovanni Pietro Barbano…

Lexo më Shumë

Moti nesër në mëngjes do të jetë pjesërisht i vranët, në pjesët perëndimore me reshje lokale shiu. Gjatë ditës kudo me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, me erë dhe dukshëm më freskët. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht e theksuar përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore (në disa vende me shpejtësi mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 22 deri në 30 gradë. Në Shkup me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe me erë…

Lexo më Shumë

Kuvendi, sot pasdite në kuadër të seancës së 124-të, njëzëri me 62 vota “për” e miratoi vendimin për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe përforcimit të sigurisë së burgun e Idrizovës. Paraprakisht në debat Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE theksoi se kjo është një përpjekje për të legalizuar, siç tha, paaftësinë e kësaj Qeverie. “Si Kuvend ne aspak nuk kemi votuar vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në një pjesë të Komunës së Gazi Babës.…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka qëndruar sot në komunën e Tearcës, ku bashkë me kryetarin e kësaj komune Nuhi Neziri, kanë përuruar hapjen e zyrës juridike, e cila do t’u shërbejë banorëve të komunës se Tearcës pa pagesë. Lloga tha se edhe ne komunat tjera rural në Tetovë shumë shpejtë do të hapen zyra juridike fals. “Ne sot në vazhdën e angazhimit tonë, sot jemi në komunë e Tearcës, ku do të hapet zyra juridike falas. Dhe falë kryetarit dhe angazhimit të tij, ky shërbim do të jepet edhe në komunën e Teracës.”, – deklaroi ministri i Drejtësisë, Krenar…

Lexo më Shumë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Strugës disa objekte janë kapluar nga një zjarr i madh, ku janë djegur disa biznese private. Zjarri ka filluar në njërin prej objekteve e më pas janë përfshirë edhe 7 objekte të tjera në afërsi. “Jemi duke raportuar nga hyrja e qytetit, në vendin ku ndodhi zjarri, që kaploi objektet e disa bizneseve private. Zjarri ka filluar në orët e vona të natës, ndërsa është raportuar nga qytetarët kalimtarë. Ka pasur ndërhyrje të menjëhershme të zjarrfikësve. Sipas raportimit të policisë, zjarri ka nisur nga një objekt, që…

Lexo më Shumë

Në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit në Strugë është gjetur dje në grua e mbytur. SPB Ohër kumtoi se pas ekspertizës së kryer është vërtetuar se bëhet fjalë për një grua 67 vjeçare nga Resnja. “Në SPB Strugë, dje në ora 15 e 25 minuta është paraqitur se, në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit në Strugë, është vërejtur një trup i pajetë. Nga ekspertiza e kryer, është konstatuar se bëhet fjalë për F.S. (67) nga Resnja, sqaroi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski. Mjeket e Shtëpisë së Shëndetit dhe Ndihmës Urgjente nga…

Lexo më Shumë