60 vjetori nga tërmeti katastrofik në Shkup sot u shënua me shumë aktivitete. Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, në shoqërim të ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe zëvendës ministrit të Arsimit, Agim Nuhiu, kanë vendosur lule para përmendores së viktimave nga tërmeti në varrezat e Butelit. Delegacionet e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga Qyteti i Shkupit, ambasadorë dhe delegacione nga përfaqësitë diplomatike-konsullore në vend, gjithashtu bënë nderime për të vdekurit në tërmet. Në mbrëmje do të mbahen shfaqje filmike lidhur me tërmetin, do të hapen ekspozita dhe…
Author: Jeta almakos
Sot bëhen plot 60 vjet nga tërmeti katastrofik që kishte goditur Shkupin më 26 korrik të vitit 1963. Banorët e Shkupit atë mëngjes në orën 05 e 17 minuta u zgjuan në rrënoja e lëkundje të forta nga tërmeti në të cilin humbën jetën 1070 persona dhe u plagosën 3000 të tjerë. Shkupjanët të cilët kishin përjetuar tërmetin, rrëfejnë për televizionin “Shenja” momentet e tyre trishtuese, të cilat thonë se nuk do ti harrojnë asnjëherë. Ata thonë se papritmas e gjeten veten në një Shkup të rënuar dhe zemrat e tyre që në ato momente dridheshin më shumë se lëkundjet…
Deputeti i deritanishëm i Lëvizjes Besa, Bastri Bajrami, nga sot do të jetë i pavarur. Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi dërguar kryetarit të Kuvendit, ku thotë se nga sot vazhdon të funksionojë si deputet i pavarur në Kuvend. Me largimin e Bajramit, Lwvizja Besa mbeti vetwm me deputetin Fadil Zendeli. BASRI BAJRAMI,ISH DEPUTET I LËVIZJES BESA “Unë, deputeti Bastri Bajrami, ju njoftoj se nga sot do të veproj si deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Ky vendim nga deputeti Basri Bajrami vjen pasi pak ditw mw parw kishte një takim…
Ekspertët e Bashkimit Europian të cilët I paralajmëroi euroambasadori David Geer, të enjten dhe të premten do të qëndrojnë në Shkup. Ata do të fokusohen në punën e Këshillit Gjyqësor, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut muajt e fundit për shkak të një sërë skandalesh dhe trazirash në këtë organ. Këtë informacion e ka bërë të ditur Delegacioni i BE-së në Shkup përmes një njoftimi me shkrim. Ata sqarojnë se ekipi i ekspertëve, i përbërë nga përfaqësues të shteteve anëtare të Unionit, do të shqyrtojë kuadrin institucional të Këshillit Gjyqësor dhe do të propozojë masa afatshkurtra…
Punëtorët sezonalë të punësuar nga Komuna Kisella Vodë. Kontejnerët e NP “Higjiena Komunale” janë duke i larë në të gjithë komunën. Është dezinfektuar edhe zona përreth tyre, ku janë krijuar mini-grumbullimet. Dezinfektimi i kryer nga dita e sotme është i domosdoshëm për mbrojtjen e popullatës, sepse plehrat e grumbulluara që prej disa ditësh janë shpërndarë në rrugë, në temperaturat e larta të korrikut, përveçse janë një problem i madh estetik edhe prodhojnë një erë të padurueshme në kryeqytet, është burim i mundshëm i sëmundjeve infective, njoftohet nga komuna. Prioritet në larje kanë pozicionet që janë pranë kopshteve, stacioneve të autobusëve…
Kryetari i komunës Gjorgjievski në terren së bashku me shërbimet nga Kisella Voda. Në një aksion të vetëorganizuar, pastrojnë mbeturinat e grumbulluara nga rrugët në komunën e Kisella Vodës, të cilat Qyteti i Shkupit ka disa ditë që nuk i grumbullon, duke e rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Kryetari Gjorgjievski, ka dërguar mesazh se nuk do t’i lërë banorët e Kisela Vodës të mbyten në mbeturina. Në lidhje me grumbullimin disaditor të mbeturinave në Kisella Vodë, sonte për kënaqësinë time dhe me ndihmën e kolegëve të mi, kryetarit Stefce nga Sopishte dhe Mitko nga Kavadari, filluam me ndihmën e tyre, por…
Katër thirrje publike për subvencione janë shpallur nga Komuna Kisella Vodë, për blerjen e stufave me pelet, për peletin si energji, për bashkëfinancim për blerjen e materialeve termoizoluese. për rikonstruksionin e fasadave të ndërtesave të banimit, si dhe për riparimin dhe rehabilitimin e ashensorëve ekzistues në ndërtesat e banimit në zonën e komunës. Për vitin 2023, shuma e përgjithshme është 3.600.000,00 denarë. Prej tyre, 2 milionë janë planifikuar për bashkëfinancim për blerjen e materialeve për rikonstruksion të fasadave, 600.000,00 denarë për riparimin e ashensorëve, ndërsa 500.000,00 denarë janë të destinuara për shporet me pelet dhe pelet. Shpërndarja e fondeve për…
Një mëngjes ndryshe për Usjen, fillojnë aktivitetet ndërtimore që do të rregullojnë hapësirën dhe do t’i japin përmbajtje cilësore. Në 800 metra katrorë po ndërtohet një mini qendër rekreacioni që do të ketë pajisje urbane, stola, rekuizime për kënd fëmijësh, gjelbërim. Nuk do te mungoj as parking, do të zgjidhet duke ndërtuar një vend parkimi për vizitorët. Qendra rekreative duhet të jetë gati për një muaj.
Kryetari i komunës Gjorgjievski ka vizituar kopshtin e fëmijëve “Kokiçe”, ku kanë përfunduar punimet ndërtimore për zgjerim, ku kapaciteti i kopshtit është rritur me 90 fëmijë të tjerë. Në kuadër të së njëjtës çerdhe, komuna e Kisella Vodovodit tashmë kanë zhvilluar projektin dhe kanë siguruar mjete financiare për ndërtimin e një objekti krejtësisht të ri. Me rast do të hapen rreth 300 vende të reja në çerdhet në mbarë komunën, ashtu që listat e pritjeve, mbetet e kaluar.
Të gjithë nxënësit e shkollave fillore të komunës së Kisella Vodës do ta nisin vitin e ri shkollor me uniforma të reja falas. Janë siguruar mjete në vlerë prej 5 milionë denarë që do të shpenzohen për uniforma, si pjesë e strategjisë për sigurimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët. “Në këtë mënyrë besoj se krijojmë një përditshmëri më të këndshme për të gjithë fëmijët, reduktojmë pabarazinë dhe zvogëlojmë mundësinë e diskriminimit që shpesh përfundon me bullizëm. Kjo do të nënkuptojë edhe standardizimin e kodit të veshjes, që është shembull i zakonshëm në vendet shumë të zhvilluara” -…
Komuna Kisella Vodë do të zbatojë aksion për grumbullimin pa pagesë të mbeturinave të mëdha. Në periudhën nga 3 maji deri më 11 maj, në baza ditore. Për të shfrytëzuar këtë shërbim falas është e nevojshme të caktoni termin në numrin e telefonit 02/2785-427 çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në orën 15:00 në periudhën nga 26.04.2023 deri më 02.05.2023. . Kujdesi për komunitetin shoqëror duhet të jetë i përbashkët. Prandaj, banorët duhet të shfrytëzojnë rastin, qëllimi i të cilit është krijimi dhe ruajtja e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm jetese.
Komuna Kisella Vodë del me një tjetër masë për të ndihmuar fëmijët në rrezik social. Këtë verë për ata janë siguruar mjete financiare në vlerë prej 3 000 000 (milionë) denarë nga buxheti i Komunës. – Shërbimi, i cili përfshin transportin me pagesë, akomodimin dhe ushqimin, do të mund të përdoret nga fëmijët e kategorive të cenueshme sociale, të cilët janë nxënës të rregullt në shkollat fillore në komunën e Kisella Vodës. Kriteret për shfrytëzimin e pushimeve falas do të publikohen në mënyrë plotësuese, përmes një thirrjeje publike, pas së cilës do të dihet numri i saktë i nxënësve që…

