Kryetari i komunës Gjorgjievski në terren së bashku me shërbimet nga Kisella Voda. Në një aksion të vetëorganizuar, pastrojnë mbeturinat e grumbulluara nga rrugët në komunën e Kisella Vodës, të cilat Qyteti i Shkupit ka disa ditë që nuk i grumbullon, duke e rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Kryetari Gjorgjievski, ka dërguar mesazh se nuk do t’i lërë banorët e Kisela Vodës të mbyten në mbeturina. Në lidhje me grumbullimin disaditor të mbeturinave në Kisella Vodë, sonte për kënaqësinë time dhe me ndihmën e kolegëve të mi, kryetarit Stefce nga Sopishte dhe Mitko nga Kavadari, filluam me ndihmën e tyre, por edhe me kamionët tanë më të vegjël komunalë dhe me shërbimet tona t’i mbledhim vetë mbeturinat. Ne vetë organizuam gjithçka për të mos lejuar që komuna jonë, por edhe qyteti i Shkupit të zhytet në mbeturina, kur për të gjithë opinionin është e qartë se dikush që duhet ta bëjë këtë është i paaftë dhe nuk ka se si ta bëjë këtë. Nuk besoj se sonte do të mund të mbledhim të gjitha mbetjet, por vendet më të shpeshta, më me ndikim do të mbulohen, ka deklaruar Gjorgjievski.
Data 28.08.2026
Aktuale
- Universiteti i Tiranës në retreat-in diplomatik të organizuar në Dibër
- ‘Nxehët’ nëna e Kevinit, vë në pah gjoksin gjigant
- Marshimi në kryeqytet në ditën e 90-të të protestës, qytetarët thirrje: Arrestoni Ramën dhe Ballukun! Shqipëri e rinisë, jo e partisë!
- Protesta e 90-të para Kryeministrisë/ “Rama ka bërë gjenocid!”, Sazan Guri: Kjo lëvizje s’ka nevojë për komandantë, ka frymën shqiptare!
- Algjeria lufton me dhjetëra zjarre pyjore që kanë lënë 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
- Egli ‘ndez’ rrjetin, ekspozon asetet bombastike në bikini
- FOTOLAJM/ Pankartat nga protesta e 90-të, qytetarët ironizojnë “Besën” e Ramës: Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim!
- VLEN: Dënojmë fuqishëm glorifikimin e kriminelëve të luftës



