Author: Jeta almakos

Një burrë me armë ka qëlluar në drejtim të 47-vjeçarit B.R. në rrugën “Justinian Parë” në Draçevë. I dyshuari në këtë rast është N.E. (43), i cili akuzohet për tentim vrasje. Sipas informacioneve nga policia, të shtënat kanë ndodhur më 16 korrik, pas një debati të mëparshëm për shkak të prishjes së marrëdhënieve të ndërsjella. Viktima ka pësuar lëndime të rënda.

Lexo më Shumë

Profesoresha e njohur Ana Pavlovska-Daneva konfirmoi për “Pressing TV” se ka dhënë dorëheqje nga posti i shefes së delegacionit të Maqedonisë në GRECO. Ky është një organ kundër korrupsionit në Këshillin e Evropës në Strasburg, përcjell INA. Në vend të saj, Qeveria ka propozuar Besa Arifin, anëtare e komisionit për ndryshime kushtetuese, e cila është motra e ish-kryetares së Tetovës Teuta Arifi. Ana Pavlovska-Daneva tha se Qeveria tregon inerci dhe mungesë interesi për të ndërmarrë aktivitete për përmbushjen e rekomandimeve të shumta. “Po, e kam dorëzuar dorëheqjen në mars të këtij viti dhe deri më tani nuk kam asnjë informacion…

Lexo më Shumë

Nëse hetimet e Shërbimit evropian kundër mashtrimeve – OLAF rezultojnë me dyshime për aktivitete kriminale, ato lëndë do të përcillen në Prokurorin Publike dhe për atë rast presim që prokurori publik të marrë veprimet me kohë dhe ato veprime ne do t’i ndjekim me vëmendje, deklaroi sot në Manastir Dejvid Gir, shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të MIA-s. Ambasadori Gir konfirmoi se Shërbimi evropian kundër mashtrimeve (OLAF) me seli në Bruksel ka përgatitur rekomandime për institucionet evropiane dhe autoritetet e RMV-së në lidhje me keqpërdorimin e fondeve evropiane. “Kjo tregon…

Lexo më Shumë

Pasi debati ekspres dy orësh në Komisionin Parlamentar për Punë Kushtetuese, nuk çoi në ndryshim të qëndrimeve, partitë kryesore vazhduan të akuzojnë njëra-tjetrën për ndryshimet kushtetuese. LSDM theksoi se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski po bën gjithçka për të larguar Maqedoninë nga Bashkimi Evropian dhe se po punon për interesa të huaja. Socialdemokratët bënë akuza të tilla pasi Mickoski, ditë më parë komentoi miratimin e propozimit të qeverisë për të ndryshuar Kushtetutën me 10 vota PËR dhe 7 KUNDËR. Ai tha shkurt: “Evropianët duhet ta shtyjnë agjendën evropiane, dhe ne do ta shtyjmë tonën, atë maqedonase”. “Ata thonë se janë…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot në Stamboll u takua me homologun e saj turk, ministrin e Mbrojtjes Nacionale Jashar Gjyler, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet e Maqedonisë dhe Turqisë në Mbrojtje, sigurinë në Ballkan dhe përforcimin e sigurisë kolektive të Aleancës. “Bashkëpunimi i deritanishëm thuajse prej tri dekadave midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë na mundësoi të kemi një Armatë më të mirë, më të pajisur dhe më të fuqishme. Maqedonia e Veriut është e bindur në standardet më të larta të industrisë së Mbrojtjes turke, ndërsa dëshmi për këtë është edhe furnizimi i sistemeve të reja artilerike…

Lexo më Shumë

Si u bë lajm i një medie me politike editoriale kritike ndaj pushtetit një pëlqim në Fejsbuk i profesoreshës së njohur, Mirjana Maleska? Çfarë dëshmon praktika e anatemimit të njerëzve për një “like” në rrjet social? A është liri e shprehjes apo “liri” për të frikësuar ata që mendojnë ndryshe? A vërehen tendenca të njëmendësisë në sistemin e Maqedonisë së Veriut, i cili mëton të jetë plural dhe demokratik? Shkruan: ARTA TAHIRI Është bërë praktikë e përditshme që gazetarët në vend që lajmin ta kërkojnë dhe ta gjejnë në terren, atë e gjurmojnë në rrjetet sociale, duke publikuar statuse të personave…

Lexo më Shumë

Pas bllokadës së plotë të sotme për të mos lejuar sërish ekipet e Elektrodistribuimit të punojnë, banorët e Sllupçanit shkatërruan trafostacionet e furnizimit me energji elektrike dhe shkaktuan defekt të shkallës më të lartë, që la pa energji elektrike banorët e fshatit dhe më gjerë, njoftojnë nga EVN. „Fshati kumanovar Sllupçani dhe fshatrat tjera përreth Orizare, Vaksincë, Aleshevcë, Runicë, Izvor dhe Bellanovce akoma përballen me ndërprerje të furnizimit për shkak të defektit serioz“, konfirmuan nga EVN Maqedoni. Kjo është hera e dytë që një defekt i kësaj shkalle në Sllupçan shkakton ndërprerje të furnizimit me energji elektrike edhe në fshatrat…

Lexo më Shumë

Banorët e Sllupçanit nuk i lejuan punonjësit e EVN-së që të fillojnë punët me modernizimin e përçuesit elektrik në këtë vendbanim. Sapo kanë vërejtur ekipet e EVN-së, disa nga banorët janë tubuar dhe e kanë penguar punën e tyre. Më pas ata bllokuan rrugën e hyrjes së fshatit. Alsat qëndroi në hyrje të fshatit dhe kërkoi qëndrim nga banorët por disa nga banorët u afruan disa herë duke na kërcënuan që të largohemi. “Mere kamerën shko, aj shko si medium mos na bëjë propaganda. Mshele se po na bëjë ndonjë “bagatellë”. “Mbylle shko. Si të bërtas me zë 100 vijnë…

Lexo më Shumë

Të punësuarit në Agjencinë Informative Mediatike (MIA) nesër dalin në protestë paralajmëruese me kërkesën për rritjen e pagave. Protesta paralajmëruese do të mbahet para objektit të SHA MIA me fillim në orën 11 me kohëzgjatje prej gjysmë ore gjatë kohës së pauzës. Protesta organizohet me mbështetjen e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Sindikatës së Agjencisë Informative Mediatike (SMIA). Gazetarët dhe punonjësit mediatik të MIA-s prej kohësh kërkojnë rritjen e pagave konform me Marrëveshjen kolektive dhe harmonizimin e kostove të jetesës, por Qeveria deri tani nuk ka gjetur mënyrën të miratojë rritjen e pagave në këtë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të lëndimit me thikë që ka ndodhur në Haraçinë të Shkupit, transmeton TV21. “Më datë 26.07.2023 rreth orës 03.40 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Haraçinë të Shkupit, tre persona, njëri nga të cilët ka pasur mjet të mprehtë, kanë sulmuar nga Haraçina dhe i kanë shkaktuar prerje në dorë, dhe i kanë marrë para. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

1Komuna e Aerodromit është ndër vendet e Shkupit ku janë ndërtuar më së shumti ndërtesa gjatë dy dekadave të fundit. Qytetarët kanë humbur, po ashtu, betejën për ndërtesën nëntëkatëshe pranë “Shtëpisë së Nënës”. Aktivistët nga organizata “Duam që Aerodromi të frymojë” kanë thënë se aty ku Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase – Partia Demokratike për Unitet Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE)është ndalur, ka vazhduar Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM). Administrata aktuale e Komunës së Aerodromit, e udhëhequr nga Timço Mucunski, nuk ka inspektor ndërtimi. Dikur   Sot 2Mali Vodno është atraktiv për “mafitë e ndërtimeve”. Betonimi dhe ekskavatorët janë ndalur nga Gjykata…

Lexo më Shumë