Author: Jeta almakos

Drin Ahmeti, nipi i vëllait të Ali Ahmetit, konfirmon për “Makfax” se kompania e tij po blen qendrën tregtare “Soravia”, që gjendet në qendër të Shkupit. Ahmeti tregon për “Makfax” se paratë me të cilat bëhet blerja dhe shitja janë të ligjshme dhe për marrëveshjen e biznesit nuk e kanë ndihmuar as babai i tij Fekri dhe as daja i tij Ali Ahmeti. Në blerjen e aksioneve në “Soravia Center” nuk më ka ndihmuar asnjë lidhje familjare”, thotë për “Makfax” biznesmeni i ri Drin Ahmeti. I pyetur për origjinën e kryeqytetit, ai nuk ka dhënë përgjigje. Ai iu referua fshehtësisë së kontratës,…

Lexo më Shumë

-Zotëri Osmani a do ta thyeni sot heshtjen për Merkon? (Osman qesh) Me buzëqeshje të këtillë reagoi zëdhënësi i BDI-së kur u pyet për Ramiz Merkon, të shpallur non ngrata nga SHBA-të. Pas dy ditësh heshtjeje integristët sot vendosën të flasin për ‘gjëmën’ që u ra mbi parti.Bujar Osmani njoftoi se pasi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është takuar me Merkon, kanë sjell tre vendime, mirëpo asnjëri prej tyre nuk parasheh përjashtimin e Merkos nga partia e as dorëheqjen si kryetar i Strugës. Në vend të këtyre BDI e ka pauzuar anëtarësisë e tij në Kryesi dhe Këshill të Përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Asnjë deklaratë zyrtare nga kreu i Strugës në lidhje me informacionet e djeshme, kur Departamenti amerikan i Shtetit e shpalli Ramiz Merkon si të padëshirueshëm dhe ia ndaloi atij hyrjen në SHBA, përcjell KlanM. Komuna e Strugës anuloi kremtimin zyrtar të Ditës së Liqenit të Ohrit, ngjarje që për 23 vite radhazi mbahet në formë rrotacioni në Ohër, Strugë dhe Pogradec. Nga zyra e kryetarit Ramis Merko iu kanë thënë disa prej mediave se festimi i ditës së Liqenit të Ohrit është anuluar, pasi ai kishte pasur detyrime urgjente. Në lidhje me shpalljen “non grata” të Ramiz Merkos nga ana…

Lexo më Shumë

Zv/ministri i mbrojtjes Tiron Jahjaga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për gjendjen në ministrinë e Mbrojtjes tha se me ardhjen e tij në pozitën e zv/ministrit kanë arritur që të bëjnë një avancim të pozitës së shqiptarëve në këtë ministri. “Ajo që mund të them është se ne kemi arritur të avancojmë 21 nënoficer shqiptar të cilët nuk kanë qenë deri pak më parë. Këto ditë bëhet pranimi ushtarakëve profesional në armatë ku do të bëhet pranimi i 45 ushtarëve të rinj shqiptar, po ashtu. Kemi bërë avancimin e tre oficerëve të lartë në gradë. Sa i përket…

Lexo më Shumë

Lina Feta vajza 7 vjeçare nga Komuna e Sarajit, respektivisht nga fshati Gllumovë, e cila ka 2 muaj që ndodhet në gjendje kome në spitalin klinik të Shkupit. Vogëlushja Lina ka nevojë për kurim jashtë shteti ku është pranuar për kurim në Gjermani saktësisht në Berlin dhe për përballimin e shpenzimeve spitalore nevojiten 50.000 Euro. Familja e Linës bën thirje që të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për përballimin e shpenzimeve spitalore. Grumbullimi i të mjeteve te xhamia e fshatit Gllumovë, kati përdhesë, nga ora 19:00 deri 23:00, gjithashtu mund të ndihmoni edhe përmes llogarisë bankare: SUHAT FETA…

Lexo më Shumë

Zv/ministri i mbrojtjes Tiron Jahjaga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për arritjen e standardeve të NATO-s, tha se integrimi në këtë strukturë është një proces i vazhdueshëm. “Sa i përket opinionit është me rëndësi se këtu kur përmendet NATO thirren vetëm në nenin numër 5 atë për mbrojtje kolektive. Është shumë me rëndësisë të dihet edhe ajo që në bazë të traktatit të kësaj organizate, përkatësisht neni 1 i këtij traktati, përveç asaj që promovon stabilitet promovon edhe mirëqenie. Kështu që NATO-ja nuk duhet të merret si strukturë e cila mbron vetëm stabilitetin, por ajo siguron edhe mirëqenien…

Lexo më Shumë

Deri në vitin 2029 janë të paraparë të shpenzohen diku 900 milionë euro për blerjen e armëve. Kështu tha zv/ministri i mbrojtjes Tiron Jahjaga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke shtuar se kjo bëhet për të modernizuar armatën. “Këto janë të dedikuar për ngritjen e nivelit të mbrojtjes kolektive. Këtu parashihen blerja e autoblindave, e të gjitha sistemeve të cilat kërkohen në suazë të standardeve të NATO-s”, tha Jahjaga, raporton SHENJA. Jahjaga tha se NATO-ja ka standardet e veta dhe segmenti i kompatibilitetit është mjaft i rëndësishëm. “Ti kur do të jesh në teren forcat tona duhet të komunikojnë me anëtarët…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor do të kontrollojë pretendimet e Departamentit të Shtetit dhe të ambasadores amerikane dhe do të formojë një komision, i cili së bashku me koordinatorin e kësaj gjykate nga radhët e anëtarëve, do të bëjë një vizitë në këtë Gjykatë, që të jetë në gjendje të bëjë një inspektim në vend”, thotë zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor, Gordana Duvnjak. Ajo informoi se gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit ka pasur 15 peticione të qytetarëve të Strugës për punën e Gjykatës së Strugës, ndërsa Këshilli Gjyqësor ka zhvilluar dy procedura për gjyqtarët e kësaj gjykate. “Por, them se në asnjë…

Lexo më Shumë

Policia kriminale në SPB Manastir sot (21.06.2023) ka arrestuar R.R (60) nga fshati Makovë, komuna e Novacit, i cili kërkohej për arratisje nga Burgu i Prilepit. R.R është dënuar me 16 vjet e 4 muaj për veprën penale “vrasje” dhe ka 9 vjet e 7 muaj për të mbajtur burg. “Personi do të dorëzohet në burg”, thonë nga MPB Maqedoni.

Lexo më Shumë

Shumica e qytetarëve që ne anketuam sot besojnë se kryetari Merko duhet të japë dorëheqjen, dhe institucionet duhet të hetojnë seriozisht punën e tij disa vjeçare. Disa komentojnë se Merko është vetëm maja e ajsbergut të madh, sepse ka një krim të madh në pushtetin qendror. “Nëse është e vërtetë, ai duhet të japë dorëheqjen. Ta dënojë veten. Prokuroria Publike duhet ta ndjekë penalisht atë, sepse ka shumë gjëra për të thënë për të ”. “Sa i përket Merkos, ai nuk respekton shumë gjëra. Ka shumë ankesa, por asnjë efekt, si dhe janë ndërmarrë procese gjyqësore . Prokuroria jonë duhet…

Lexo më Shumë

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit Halit Ferati me nje postim në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se këtë vit do hapen dy paralele në gjuhën shqipe në komunën e Velesit, shkruan InfoShqip. Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë: “Thirrje deri të gjithë Prindërit dhe nxënësit në rrethinen e Velesit dhe Çashkës! Pasi këtë vit janë aprovuar edhe dy paralele në gjuhën shqipe; një në Gjimnazin “Koço Racin” dhe tjetra në shkollën e mesme ekonomike, ju sugjeroj regjistrohuni në këtë shkolla në paralelet shqipe sepse me plotësimin e këtyre dy paraleleve hapen mundësitë për punësimin e…

Lexo më Shumë

Asnjë media nuk arriti të marrë deklaratë nga kryetari i Strugës, Ramiz Merko. Po ashtu nuk ka njoftim nga BDI, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi dje se Merkon e ka futur në “listën e zezë” për shkak të përfshirjes në korrupsion. Ai përveçse nuk është i disponueshëm për koment, ka anuluar edhe manifestimin e Ditës së Liqenit, që tradicionalisht festohet në këtë ditë, më 21 qershor, me kryetarët e komunave të Ohrit, Strugës, Pogradecit dhe Debarcës. “Aktiviteti u anulua për shkak se kryetari ka pasur punë të tjera urgjente, nëse ka një qëndrim do ta ndajë me mediat”, thanë për…

Lexo më Shumë