Author: Jeta almakos

Pikëkalimet kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdar vazhdojnë të mbesin të bllokuara për kamionë dhe autobusë edhe në mëngjesin e së martës, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar. Rrugët janë bllokuar në territorin e Serbisë në afërsi të këtyre pikave kufitare për shkak të protestave që janë mbajtur të hënën mbrëma nga serbët në këtë pjesë. “Pikëkalimet kufitare janë të hapura për qarkullim të automjeteve dhe mbesin të bllokuara nga Serbia për kamionë dhe autobusë”, kanë thënë nga QKMK-ja për KOHËN. Derisa në pikat tjera kufitare pritjet për hyrje-dalje në territorin e Kosovës janë tre deri në…

Lexo më Shumë

Paraqitja e parë e nxënësve për regjistrim online në vitin e parë në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2023-2024 do të përfundojë nesër në orën 15:00. Deri atëherë nxënësit mund t’i plotësojnë paraqitjet e tyre (aplikacionet). Më pas sistemi do të mbyllet për aplikim onlajn nga nxënësit, i cili bëhet përmes linkut drejt portalit për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paralajmërim të posaçëm për nxënës të shkollave të mesme përmes llogarive të veta shfrytëzuese në Schools.mk. Ranglista e nxënësve të regjistruar do të publikohet më 22 qershor 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në faqen…

Lexo më Shumë

Për ne është e rëndësishme marrëveshja me Ukrainën, me të cilën do të kemi eksport pa taksa të produkteve tona bujqësore, të ratifikuar nga të dyja palët, si dhe programin për blerjen e frutave, gjatë të cilit pjeshkët dhe kajsitë do të blihen për herë të parë dhe shumë produkte të tjera vendore, ndërsa në 28 javët e ardhshme çdo fëmijë do të marrë 1 kilogram fruta dhe perime të shëndetshme vendore për mëngjes, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski. Ai sot pas inspektimit të sanimit të sistemit të ujitjes “Makaria” në afërsi të Rosomanit,…

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja nuk bënë asgjë për Rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman, akuzojnë sot nga LSDM. “Përveç kësaj, Mickoski tregoi injorancë të madhe për mënyrën se si funksionojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe procesi i integrimit në BE. Mickoski dhe OBRM-PDUKM me vetëdije kanë gënjyer opinionin se do të kishin ofruar një kornizë më të mirë negociuese, edhe pse të gjithë zyrtarët e BE-së e bëjnë të qartë se korniza negociuese nuk mund të ndryshohet. Jo vetëm që nuk janë në gjendje të sigurojnë një kornizë të re negociuese, Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk janë në gjendje as të lobojnë për…

Lexo më Shumë

Tejkalimi i kolonës së ana e shoferit B.B. në rrugën Shkup-Bllacë dhe përplasja me makinën me targa të Kosovës, bëri që kjo e fundit të përfundojë në lumin Lepenc e si pasojë të marrë 3 jetë njerëzish. Statistikave e MPB-së tregojnë se vetëm nga janari i këtij viti e deri në muajin maj, nga aksidentet në komunikacion e kanë humbur 44 persona. Profesori universitar i sigurisë Bashkim Selmani thotë se institucionet policore më tepër janë të fokusuara për të gjobitur qytetarët, sesa të parandalojnë rreziqet. “Nëse merret çështja e autostradës, çështja e rrugëve magjistrale dhe shohim se një nga pengesat…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski të hënën realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup, Angela Ageller, informon PRESSonline.al “Në takimin Kovaçevski – Ageller, është diskutuar për prioritetet që duhet të përfundojnë këtë periudhë lidhur me procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. SHBA-të janë partneri ynë i fortë në rrugën tonë drejt BE-së, duke na mbështetur, si shumë shtete tjera miqësore të BE-së. Në periudhën që vjen do të punojmë shumë, por mbi të gjitha palët e interesit në shoqëri duhet të marrim vendime vendimtare për të ardhmen prosperuese të qytetarëve dhe shtetit tonë”, thuhet…

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës së sotme në komunën e Aerodromit, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se çfarë mendon se është një rrugëdalje e qëndrueshme nga kriza politike dhe ngërçi i eurointegrimeve, theksoi se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. “Po, ne nuk kemi ndërmend të hyjmë në bisedime ku konturi i atyre bisedimeve do të jetë diktati bullgar, ne kemi shprehur mendimin tonë, kemi pasur një qëndrim konsistent, të pandryshuar për një vit dhe ky do të jetë ai qëndrim në të ardhmen. Pra këtu nuk keni asnjë dyshim, se ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar jo vetëm…

Lexo më Shumë

Silvana Begaj Mund ta falim një fëmijë që ka frikë prej errësirës. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë prej dritës. Platoni Nuk e di pse u bë kaq e madhe kjo videoja e zotërisë. Unë nuk u habita e as nuk u acarova. Unë mendoj se e di ku ka arritur vendi jonë. Degjenerimin e gjen në rrugë, në media, në kafe e kudo. Po rriten breza duke i ushqyer me modele me injorancë të theksuar ama vishen firmë. Po rriten breza me modele meshkujsh të pagdhendur ama kanë në dorë fatin e një qarku e…

Lexo më Shumë

Dridhje të reja ndaj “estabilishmentit” vijnë nga sektori publik. Paralajmërimi i sindikatave për grevë të përgjithshme rrezikon të bllokojë institucionet më vitale të funksionimit të shtetit. Kurse, kryeministri Kovaçevski thotë se “do të shtrijmë këmbët aq sa të kemi jorganin”. Duke iu referuar mundësive buxhetore, ai tha se Ministri i Financave do të takohet me udhëheqësit e sindikatave në Drejtorinë e Doganave dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Kovaçevski gjithashtu thotë se rritjet nuk do jetë paushallë, por do matet performanca e punëtorëve dhe do shikohet gjendja e pasurisë së të punësuarëve, duke…

Lexo më Shumë

Ish presidenti Branko Cërvenkovski nuk është optimist rreth integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë. Sipas tij, rajoni qëndron në vend dhe nuk ka vend për optimizëm në vitet e ardhshme. Ai shtoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka ngecur me hapa të vegjël përpara. “Për mua, janë mjaft të palogjikshme dhe pa mbështetje reale deklaratat, pa marrë parasysh se nga vijnë dhe nga kush vijnë, se nëse fillojmë negociatat tani për shtatë, apo edhe disa janë më optimistë dhe thonë se për katër deri pesë vjet, ne do të bëhemi anëtare e plotë e Unionit.…

Lexo më Shumë

Xhavit Visoka, vëllai i Merita Pacollit e cila së bashku me burrin e saj Naim Pacollin dhe djalin e tyre 16 vjeç vdiqën tragjikisht pasi ranë me veturë në lumin Lepenc në rrugën Shkup-Bllacë, ka treguar fjalët e nipit të tij, Shkëlqimit 21-vjeçar, i cili është i vetmi që shpëtoi. Ai tha se nipi i tij “s’po mund ta përballojë” këtë që ka ndodhur. “Më falni tha që i mbyta prindt. Më fal tha dajë që ta mbyta motrën”, tregoi Xhavit Visoka në Frontal në T7, të cilit lotët ia ndërprenë fjalët herë pas here. Ai tha se nipi i…

Lexo më Shumë