Lidhur me deklaraten e nenkryetarit te BDI-se dhe ministrit te Jashtëm Bujar Osmani se gjoja oligarkë maqedonas dhe liderë politikë janë mbledhur në periferi të Shkupit per te alarmuar per “ndikimin e shqiptarëve” dhe se ne kete menyre, sipas tij, “duan t’i shkaktojnë dëmë BDI”, ka reaguar edhe analisti politik Besim Nebiu i cili per televizionin “Telma” ka thene se keto qendrime dhe deklarata kane per qellim ndërrimin e temave ose me saktesisht zhvendosjen e debatit nga temat qe kane te bejne me peëzierjen dhe lidhjen e kreut me te larte te BDI-së me afera konkrete si dhe dyshime per lidhjen e perfaqesuesve ne te larte te kesaj partie me korrupsion dhe nepotizëm.
“Ditëve të fundit po flitet per afera shumëmilionëshe të njerëzve më lartë të kreut partiak të BDI-së, që realisht nuk janë në interes të shoqërisë, qytetarëve, por që janë para private të njerëzve të një partie, e cila është në qeveri tanimë 20 vite. Prandaj eshte veshtire ketu te bejme paralelen mes interesit te cilin BDIja e ka nga ushtrimi i pushtetit gjate 20 viteve te fundit dhe interesit qe e kane shqiptaret, per te cilet BDIja pretendon se ne pergjithesi i perfaqeson ne kete moment”, citohet te kete thene z.Nebiu.
Analisti Nebiu duke i komentuar zhvillimet e fundit rreth BDI-së, që nga fraksioni brenda BDIse dhe braktisja e disa perfaqesuesve te lartë te jesaj partie si “Grupi i zjarrit”, e deri tek skandali me zëvendëskryeministrin e parë që eshte nga radhët e BDI-së Artan Grubin i cili drejton veturë luksoze qe eshte ne emer te fqiut te tij, vlereson se BDI-ja ndodhet fuqishëm para syrit te opinionit.
“Nuk behet fjale per akuza te pergjithshme, por per shembuj konkrete, qe shkaktojne presion te caktuar, gjë me të cilën partia me siguri s’është mësuar. Mendoj se edhe mediat ne kete drejtim gjate viteve te fundit, nuk jane marre shume me afera konkrete, prandaj kjo eshte nje situatë e re për BDI-në”, ka thene Besim Nebiu, per televizionin “Telma”, transmeton gazeta Lajm.
Data 28.08.2026
Aktuale
- Protesta e 90-të para Kryeministrisë/ “Rama ka bërë gjenocid!”, Sazan Guri: Kjo lëvizje s’ka nevojë për komandantë, ka frymën shqiptare!
- Algjeria lufton me dhjetëra zjarre pyjore që kanë lënë 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
- Egli ‘ndez’ rrjetin, ekspozon asetet bombastike në bikini
- FOTOLAJM/ Pankartat nga protesta e 90-të, qytetarët ironizojnë “Besën” e Ramës: Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim!
- VLEN: Dënojmë fuqishëm glorifikimin e kriminelëve të luftës
- Publikohen pamjet e momentit kur rrufeja godet Kullën e Sahatit në Mekë
- Mbledhja me dyer të mbyllura/ Zbardhen porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë: Skemë e personalizuar për çdo territor, “Pasqyra Shqipëri” të zbatohet nga të gjithë
- BDI: Partneri i VLEN-it glorifikon Ratko Mlladiqin, ky është poshtërimi që na e servuat si ndryshim



