Author: Jeta almakos

“Srebrenica – qyteti për të cilin e gjithë bota dëgjoi, por do të ishte më mirë të mos dëgjonte.” Kështu e filloi fjalimin e saj deputetja Sanella Shkrijel në mbledhjen e sotme të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, kushtuar përkujtimit të gjenocidit që ndodhi 28 vjet më parë në Bosnjë e Hercegovinë. Në fjalimin e saj, Shkrijel theksoi se në vetëm pak ditë, në korrik të vitit 1995, rreth tetë mijë boshnjakë u vranë vetëm pse ishin boshnjakë. “Nuk guxon të relativizohet. Srebrenica duhet të quhet me emrin e saj të vërtetë – gjenocid. Ata që planifikuan dhe realizuan këtë…

Lexo më Shumë

Projekti “Luna Park” i premtuar nga tre mandatarët e fundit të Qytetit të Shkupit, përfshirë këtu edhe kryetaren aktuale Danella Arsovska, akoma nuk është duke u shfaqur mbi sipërfaqen e tokës. “Ndodhem në parkun e qytetit të Shkupit, më saktësisht përballë ish-“Luna Parkut” apo zonës ku është premtuar se do të rindërtohet përsëri “Luna Park”. Kemi ardhur për t’i hedhur një sy se deri ku kanë arritur punimet për premtimin e dhënë nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Gjithashtu edhe për të pyetur qytetarët nëse e mbajnë mend “Luna Parkun”? A ju mungon “Luna Parku”? Si dhe çfarë…

Lexo më Shumë

Ministrini drejtësisë, Krenar Lloga sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin austriak Georg Vutsas të cilin e falenderoi për angazhimin e tij të përgjithshëm në proceset reformuese në vend dhe mbështetjen e tij për integrimet euroatlantike Bashkëpunimi dypalësh me Austrinë do të vazhdojë edhe në periudhën në vazhdim, shkruan Top24 “Gjatë mandatit të tij në Shkup është nënshkruar Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Ministrive të Drejtësisë të RMV-së dhe Austrisë. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadic, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e reformave në drejtësi, mbrojtjen dhe zbatimin…

Lexo më Shumë

Orët e para pas mesnate, bodrumet e Gjykatës Themelore në Kumanovë janë përfshirë nga zjarri. Sipas informacioneve të para janë dëmtuar një sasi e madhe e arkivave të gjykatës. Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë në kohë për t’u shuar zjarrin i cili jo zyrtarisht është shkaktuar nga një defekt elektrik. Të punësuarit e gjykatës dhe prokurorisë janë njoftuar në kohë dhe sot dyja institucionet ishin të mbyllura. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se janë angazhuar të gjitha kapacitetet dhe pas neutralizimit do të fillon hetimi për shkaqet e zjarrit. “I kemi aktivizuar të gjitha shërbimet, eprorët dhe udhëheqësit e…

Lexo më Shumë

Ka reaguar ministri i Drejtësisë Krenar Lloga i cili thotë se  Këshilli Gjyqësor ka 5 muaj që po e zvarritë procedurën dhe nuk po merr masa për përcaktimin e përgjegjësisë dhe sanksionimin e UD Kryetarit të Gjykatës Themelore Kumanovë për keqpërdorimet e konstatuara të sistemit AKMIS. Sipas Llogës edhe përkundër vërejtjeve dhe shkresave  për parregullsitë e konstatuara në punën e Gjykatës Themelore të Kumanovës, Këshilli Gjyqësor është duke zvarritur dhe nuk vepron sipas Raportit, i cili është përgatitur nga ana e tyre dhe i cili është publikuar publikisht në ueb faqen e Këshillit. Ministri i drejtësisë në reagimin e tij…

Lexo më Shumë

“DO TË HETOHEN PAS NDRYSHIMIT TË PUSHTETIT Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, duke komentuar zjarrin në Kumanovë, tha se pushteti bëhet gati për t`u larguar dhe me siguri vlerëson se do të arrijë të mbulojë krimin. “Është indikative se tani dhe gjatë periudhës së kaluar ndodhin zjarre dhe përmbytje nëpër bodrume të institucioneve publike ku shkatërohen dokumente dhe arkiva. Pushteti përgatitet të largohet dhe sipas të gjitha gjasave vlerëson se mund ta mbulojë krimin. Cdo krim, indikacione për krime, por edhe pretendime për fatkeqësi dhe indikacione për fatkeqësi, pas ndryshimit të pushtetit do të hetohen detajisht. Përgjegjësi do të ketë”…

Lexo më Shumë

Pajtimi dhe përballja me të kaluarën jep shpresë për një të ardhme më të mirë dhe evropiane për rajonin. Edhe pas 28 vitesh nga gjenocidi në Srebrenicë, mesazhi është i qartë: Paqja si vlerë ia vlen të ruhet, pasi është bazë për stabilitet dhe një të ardhme të begatë, ka shkruar zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq me rastin e përkujtimit të gjenocidi që ndodhi 28 vjet më parë në Srebrenicë. “Sot tregojmë respekt dhe dinjitet për viktimat e Srebrenicës, me shpresën se kemi nxjerrë mësimet e së kaluarës që kërkojnë mbrojtjen e vlerave themelore civilizuese. Do të na ndihmojë…

Lexo më Shumë

Edhe përkundër vërejtjeve dhe shkresave  për parregullsitë e konstatuara në punën e Gjykatës Themelore të Kumanovës, Këshilli Gjyqësor është duke zvarritur dhe nuk vepron sipas Raportit, i cili është përgatitur nga ana e tyre dhe i cili është publikuar publikisht në ueb faqen e Këshillit, informojnë nga Ministria e Drejtësisë. Sipas ministrisë, Këshilli Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti ka bërë një vizitë pune në Gjykatën Themelore të Kumanovës dhe ka përgatitur Raport në të cilin janë konstatuar një sërë shkeljesh të reputacionit të funksionit të gjykatësit, shkelje të rënda të parimit të mos diskriminimit  në  çdo bazë, përdorimi…

Lexo më Shumë

U anulua seanca gjyqesore për Jalldëz Veaposkës, lehonës nga Dibra të cilës ju hoqën organet pas lindjes në Strugë. Sapo filloi, seanca u mbyllë sepse në të nuk morri pjesë mjeku Dragi Daveski i cili ka bërë ekspertizën e të gjitha organeve. Për 5 seanca gjyqësore nga Janari i këtij viti janë ndërruar dy gjykatës të cilët kanë shkuar në pension. Pritet që seancën e radhës ta mbajë një gjykatës tjetër, gjë që ka bërë Veaposkën të humb shpresat drejtësi. “Mendoj së është blerje kohe, sepse gjykatësi i parë që e morri lëndën time, shkoi në pension, vendosën gjykatës të…

Lexo më Shumë

Sot, në Ministrinë e Financave, Grupi i punës pas takimeve dhe diskutimeve intensive, përcaktoi modelin për rritjen e pagave të të punësuarve në administratën publike. “Është arritur zgjidhje sistematike dhe e qëndrueshme për rritjen e pagave për të punësuarit në sektorin publik. Propozimi, të cilin e përcaktuam së bashku, me përfaqësuesit e sindikatave, do të dorëzohet në Këshillin Ekonomik dhe Social, i cili duhet të konfirmohet në seancë që do të mbahet në ditët vijuese. Kjo është zgjidhje sistematike që siguron rritje të pagave prej 10% për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, duke filluar nga paga për muajin…

Lexo më Shumë

Sindikatat dhe Qeveria kanë arritur sot marrëveshje për rritjen e pagave dhe për metodologjinë e rritjes së pagave në sektorin publik. Pagat në sektorin publik nga 1 shtatori do të rriten për 10 për qind, ndërsa të punësuarit do të marrin edhe K-15. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, tha se është arritur marrëveshje për nënshkrimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive dhe për të gjitha ato çështje kontestuese që janë diskutuar me përfaqësuesit e sindikatës me muaj të tërë. “Ramë dakord që metodologjia e re për llogaritjen e pagave për punonjësit në sektorin publik të fillojë nga marsi…

Lexo më Shumë

Në disa objekte banimi në Gostivar janë shkruar grafite me përmbajtje naziste dhe antishqiptare. Bashkë me parullën “Vdekje për shqiptarët”, janë vizatuar edhe simbole nënçmuese e ofenduese nga më të ndryshmet. Grafite të tilla janë shkruar në objektet banesore drejt stacionit të autobusave, konkretisht tek banesat kolektive në rrugën “Mara Ugrinova”. Qytetarët për televizionin Globi theksuan se këto grafite përbëjnë kërcënim për to. Sipas tyre ato janë shkruar në orët e vona të natës së kaluar ose herët mëngjesin e sotëm. Rasti është denoncuar edhe në Polici nga ku kanë theksuar se ekipet policore do të dalin menjëherë në vendngjarje…

Lexo më Shumë