Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke thënë që ata nuk duhen të kenë standarde të dyfishta dhe të kujdesen për sigurinë juridike dhe shtetin e së drejtës.
“Si Ministër i Drejtësisë, para disa ditësh iu drejtova të gjithë gjyqtarëve të respektuar të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen ku kontestohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e Udhëzimit për Mbajtjen e Librave Amë, dhe për të cilën Gjykata Kushtetuese miratoi një masë të përkohshme në seancën e mbajtur më 07.05.2023, përkatësisht ndalimin e ekzekutimit të akteve individuale që dalin nga Udhëzimi specifik, derisa Gjykata Kushtetuese të marrë vendim përfundimtar për atë rast.
Nga Gjykata Kushtetuese kërkova që për rastin konkret të veprojë në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese dhe të marrë një vendim meritor, pra një vendim në përputhje me qëndrimin e arritur tashmë që nga viti 2004, ku për të njëjtën çështje Gjykata Kushtetuese në vendimin e atëhershëm vendosi se “Afati i përcaktuar me kushtetutë për publikimin nuk mund të pranohet se është normë kushtetuese me qëllim kufizues në lidhje me zbatimin e rregulloreve që u publikuan me shtyrjen e afatit dhe hynë në rendin juridik, sepse ajo normë është pjesë e tërësisë së normave kushtetuese për garancitë e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të cilave dhe në kësi rasti, në mënyrë të pamohueshme u sigurohet dhe plotësohet e drejta e garantuar e publikimit, me qëllim njohjen me ligjet dhe rregullore të tjera në rendin juridik”
Ministria e Drejtësisë pret që Gjykata Kushtetuese të veprojë në afat sa më të shpejtë të mundshëm në përputhje me praktikën tashmë të krijuar, sepse jurisprudenca e ndryshme e Gjykatës Kushtetuese për të njëjtat çështje çon në rrezikimin e sigurisë juridike dhe të sundimit të së drejtës si një nga vlerat themelore të rendit tonë kushtetues”, thuhet nw reagimin e ministrit Lloga.
Data 30.06.2026
Aktuale
- Aco Velkovski: Kandidatët për funksionarë së pari të provojnë se nuk kanë konflikt interesi
- Posti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë nuk do të ekzistojë, kompetencat i kalojnë kryeministrit
- “Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që vrau 32 vjeçarin në Ferizaj
- “Çfarë ke bërë në 4 mandate?”- Protesta e 31-të, mjeku Ilir Allkja i drejtohet Ramës: Ke dështuar, jep dorëheqjen!
- Digjen dy shtëpi nga zjarri që shpërtheu në Veles
- “Teze Belinda ka 300 apartamente”- Ironia e protestuesit: I duhen 1 javë me gjet çelësat e shtëpisë! Mua nuk më ka zënë gjumi 1 javë kur m’u rrit qiraja
- Alsat-M| Asgjë nga premtimi i VLEN-it për integrim kombëtar me Kosovën e Shqipërinë
- Dhuna policore ndaj protestuesve, aktivistja: Ne nuk jemi kriminelë, por kryeministri që bashkëpunon me krimin dhe qeveria e tij në SPAK


