Nën ndikimin e valës së lagësht në orët e natës dhe nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i freskët me reshje të përkohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe përkohësisht të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e fuqishme veriore (mbi 60 kilometra në orë) e cila do të kushtëzojë uljen e dukshme të temperaturës ditore për pesë deri tetë gradë. Të martën do të mbizotërojë mot i ndryshuehshëm me vranësira me kushte për shi të dobët lokal dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga…
Author: Jeta almakos
Nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Kavadar mbrëmë në ora 00:45 në sheshin e qytetit në Kavadar, i kanë privuar nga liria P.M. (24) dhe 21 vjeçaren R.I. të dy nga Kavadari, për arsye se gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar materie e bardhë. “Më vonë, gjatë bastisjes së shtëpisë së P.M., e kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, sende me mbetje të marihuanës dhe të holla në apoenë dhe valuta të ndryshme”, thuhet në kumtesën e MPB-së. P.M. është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë për shtyp foli për aksionin policor të MPB-së dhe Prokurorisë në Klinikën e Onkologjisë për keqpërdorime të mundshme dhe konstatimet se barnat shiteshin në tregun e zi. “Mbështes aksionin e kryer nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria. Bëhet fjalë për gjetje të tmerrshme, të cilat nuk duhet të ndodhin, dhe për të cilat kemi dëgjuar në 20 vitet e fundit. Është hera e parë që kryhet një hetim i tillë.”- tha Kovaçevski. Një apel për të mos sensacionalizuar dhe sulmuar të gjithë mjekët dhe infermierët në vend, sepse shumica e tyre janë njerëz të…
Nga VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim kanë akuzuar BDI-në dhe LSDM-në se derisa po bëjnë fushatë për Evropë nga ana tjetër plas skandali në Klinikën e Onkologjisë. ”Me çfarë faqe qeveria e BDI-së dhe LSDM-së bën fushatë se janë Evropë, e Maqedoninë e trondit skandali me klinikën e Onkologjisë dhe bën biznes me terapi në kurrizin e pacientëve. Ky skandal nuk është i djeshëm, ky skandal vazhdon prej muajsh, ndoshta edhe dy vitesh. Abuzimi me terapinë e shtrenjtë, e cila në vend të pacientëve përfundoi në tregun e zi, nuk mund të ndodhte pa dijeninë e strukturave më të…
Ziadin Sela mbrëmë gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e FRASH – Gostivar, ka goditur Kasamin dhe Gashin duke thënë se ASH-ja ka qenë gjithmonë dorë e ndihmës dhe u dhamë fuqi politike për të krijuar frontin opozitar duke e ditur se sa e kanë forcën, përcjellë Klan M. ”Atyre që sot i thonë vetës opozitarë te ASH-ja kanë pasur dorën e zgjatur edhe pse u kemi ditur fuqinë politike jemi sjellur ashtu siç jemi të mëdhej me vizion të madh duke krijuar frontin opozitar për ta sjellur ndryshimin sa më shpejtë për ta ndalur edhe ikjen masive. Dhe nga…
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski bashkë me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, sot do ta shënojnë fillimin e programit të ri IPARD 3. Siç bënë të ditur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në këtë ngjarje e cila do të mbahet në oborrin e Klubit të deputetëve, hollësisht do të prezantohen risitë në programin e ri IPARD 3 dhe thirrjet e para publike për masat 1 dhe 7 nga programi IPARD 3.
Ambasada gjermane në Shkup nga 23 shtatori aplikimet për viza pune do ti pranojë përmes kompanisë VisaMetrik DOOEL dhe jo përmes ambasadës. Këtë e bëri të ditur ambasadorja gjermane në Shkup, Petra Dreklser. Me mënyrën e re të aplikimit, pas procedurës së shortit dhe njoftimit nga Ambasada, aplikantët në të ardhmen do të marrin një e-mail shtesë nga VisaMetrik me kërkesë përmes lidhjes speciale për të rezervuar një termin sipas dëshirës. Kështu me këtë metodë edhe hiqet caktimi i afateve fikse. Në të ardhmen, kërkesat nuk do të dorëzohen më në Ambasadë, por ekskluzivisht në VisaMetric. Por, lidhur me këtë ambasada jep…
Nesër pa rrymë do të mbesin disa rrugë në komunën e Shkupit Gjorçe Petrov. Siç informojnë nga EVN Maqedoni, në periudhën prej orës 09:00 deri në ora 13:00, pa rrymë do të jenë shkolla fillore “Dimitar Pop Berovski” dhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Voin Drashkoci”, ndërsa në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 12:00 një pjesë e përdoruesve të rrugës “3” dhe rrugës “100” në Volkovë.
Dallimi nga dhoma për pritje e BE-së – e deri brenda në BE është 21,8 herë më shumë fonde, të cilat do të bëhen të qasshme për vendin pas hyrjes në BE. Sipas llogaritjeve, anëtarësimi në Union do të sjell 2.868 euro për kokë banori në vend, respektivisht 5,2 miliardë euro shtesë për pesë vite, që është nivel i njëjtë me buxhetin e vendit tonë për vitin 2023. Këto janë mjete, me të cilat do të mund të kemi infrasrukturë më të mirë, kushte më të mira për jetë, më shumë mjete për punë të ndërmarrjeve tona dhe standard më…
Ka përfunduar vizita e delegacionit të lartë të politikanëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në krye me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, në ambientet e fabrikës Comodita. Ahmeti bashkë me kabinetin qeveritar e kryetarin e kuvendit, Talat Xhaferin, u priten në fabrikën Comodita nga pronari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli si dhe drejtuesit e stafi i fabrikës. Pas vizitës në fabrikë, kryetari i BDI-së tha se “nuk ka pasuri më të madhe për vendin sesa këta njerëz që rrezikojnë me investimet e tyre, kapitalin e energjitë e tyre që t’u hynë në shërbim njerëzve”. “Me të gjithë ekipin nga Maqedonia…
17:03 – Ali Ahmeti pas vizitës në Comodita: S’ka pasuri më të madhe për vendin se Devolli Corporation Ka përfunduar vizita e delegacionit të lartë të politikanëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në krye me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, në ambientet e fabrikës Comodita. Ahmeti bashkë me kabinetin qeveritar e kryetarin e kuvendit, Talat Xhaferin, u priten në fabrikën Comodita nga pronari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli si dhe drejtuesit e stafi i fabrikës. Pas vizitës në fabrikë, kryetari i BDI-së tha se “nuk ka pasuri më të madhe për vendin sesa këta njerëz që rrezikojnë me investimet e…
Ka më shumë se dy muaj që tregu i Kosovës ka nisur të pakësohet nga produktet e Serbisë. Vaji, gruri, pijet freskuese e të tjera janë zëvendësuar me produkte të shteteve të tjera. Qeveria e Kosovës i ka ndaluar pothuajse të gjitha importet nga Serbia qysh më 15 qershor, kur forcat serbe kanë arrestuar tre policë të Kosovës. Ndërkohë që policët janë liruar për t’u mbrojtur në liri, masa e ndalesës së prodhimeve ka vazhduar. Në Doganën e Kosovës konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se hyrja e prodhimeve serbe ka rënë dukshëm. Në qershor dhe korrik të këtij viti,…

