Qytetarë do të protestojnë në Shkup për rastin me Klinikën e Onkologjisë. Siç është paralajmëruar, protesta do të fillojë nga ora 18 para Qeverusl, ndërsa më pas do të vazhdojë para Ministrisë së Shëndetësisë. “Brutaliteti i pushtetit çdo ditë sjell viktima të reja, ndërsa kësaj radhe viktima janë pacientët e Klinikës së Onkologjisë, të cilët me muaj në gjendje të rrezikshme për jetën kanë pritur ilaçe, ndërsa ilaçet kanë përfunduar në tregun e zi në Kosovë. Bëhet fjalë për krim të organizuar ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe ka vitë që vazhdon”, shkruhet në publikimin në…
Author: Jeta almakos
Kryesuesi i Komitetit ushtrarak të NATO-s, admirali Rob Bauer, i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend, sot do të ketë takime me shefin e Shtatëmadhorisë, gjeneral-nënkolonelin, Vasko Gjurçinovski dhe ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Sipas axhendës, pas takimeve do të vijojë konferenca për shtyp. Gjatë vizitës në Shtatëmadhorinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, kryesuesi i trupit më të lartë këshilldhënës ushtarak të NATO-s, do të informohet me planet dhe zhvillimin e aftësive të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, procesin e transformimit dhe pajisimit, si dhe pjesëmarrjen e Armatës në operacionet dhe aktivitetet stërvitëse. Gjatë ditës, admirali Bauer do…
Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, ka bërë të ditur se është regjistruar tërmet me intensitet prej III ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike, teksa është ndjerë këtë mëngjes në ora 9 e 31 minutë në Dellçevë, Trabotivishte dhe rrethinë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 140 kilometra në lindje të Shkupit, në Bullgarinë fqinje, me magnitudë lokale të Rihterit ML3.3.
Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski ka reaguar në lidhje me rastin në Klinikën e Onkologjisë, ndërsa thotë se është i tmerruar nga informacionet për dyshime për keqpërdorim të terapisë për pacientët me kancer. Sipas tij, sistemi shëndetësor ka dështuar, ka humbur besimi, dhe cilësia e trajtimit për të gjithë pacientët e ardhshëm është në pikëpyetje. “Informacioni i disponueshëm publikisht në lidhje me dyshimet për keqpërdorimin e terapisë për pacientët me kancer është tronditës dhe i tmerrshëm. Në vend që të ofrojë mbështetje dhe mbrojtje të plotë për ata njerëz që përballen me diagnozën më të vështirë, sistemi shëndetësor ka dështuar…
Pas qytetit të Gostivarit, Panairi i punës i organizuar nga kompania “Bechtel & Enka” do të vazhdoj dhe në qytetin e Manastirit, Prilepit dhe Tetovës, dhe atë nga data 5 deri më 18 shtator. Në Manastir pikat informative do të jenë të vendosura në rrugën Shirok, afër marketit “Vero”. Në Prilep në sheshin Metodija Andonov si dhe në Tetovë në sheshin Iliria. Përmes këtij panairi, të gjithë të interesuarit do të mund të njoftohen nga afër me mudnësitë e punësimit të ofron “Bechtel & Enka”, kompania prestigjioze e cila do të ndërtoj projektin madhor Korrirodi 8 dhe 10D. Javë më…
Qendra për menaxhim me kriza njoftoi se dy zjarre në pyje janë aktive në komunën e Shtipit dhe Zelenikovës dhe se janë duke u zgjeruar, prandaj është kërkuar ndihmë për shuarjen e tyre me aeroplan dhe helikopter. – Zjarri i parë ka rënë rreth mesditës në territorin e Komunës së Shtipit, ku është djegur bar i thatë në atarin e fshatit Piperovo, por shumë shpejt është përhapur në pyllin përreth. Për shuarjen e pyllit me pisha në afërsi janë angazhuar zjarrfikësit nga njësiti lokal i zjarrfikësve, prandaj është kërkuar ndihmë nga njësiti i helikopterëve të MPB-së, tha drejtori i Qendrës…
Letër e hapur për kryetarin e shtetit Pendarovski nga iniciativa qytetare ‘Më Mirë për Tetovën’ I nderuari President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski, Me zhgënjim të thellë e ndjekim heshtjen tuaj për tre javë që nga publikimi i veprës monstruoze të Prokurorisë Publike për fshehjen dhe shtrembërimin e së vërtetës dhe fajtorët për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ku 14 persona, bashkëqytetarë tanë, u dogjën të gjallë. Është gjithashtu befasues edhe fakti që Ju reagoni shpejt ndaj temave të tjera më pak të rëndësishme në krahasim me këtë tragjedi. Siç e dini, në vendin tonë…
Dje në ora 12 e 30 minuta në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup – Hidrocentrali “Kozjak”, afër kryqëzimit me rrugën lokale për fshatin Breznicë, Shkup, S.K.(29) nga Shkupi duke drejtuar motoçikletën “Honda” me targa të Shkupit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, përcjellë Telegrafi. Motoçiklisti ka ndërruar jetë nga plagët e marra në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB Shkup kanë kryer kontroll.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka parë shpresë në deklaratën e Kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që tha se BE-ja duhet të duhet të përgatitet për zgjerim deri në vitin 2030. Osmani ka thënë se kjo deklaratë është një shpresë e te. “Njoftimi i Presidentit të Këshillit Evropian në Bled të Sllovenisë ku thuhet se BE-ja duhet të përgatitet për zgjerim deri në vitin 2030, jep shpresë të re.” – ka shkruar Osmani. “Ai thekson se kjo qasje e rishikuar nuk është një alternativë ndaj anëtarësimit të plotë, por një proces shpërblyes përgjatë…
Është ulur dukshëm numri i turistëve nga Bullgaria në qendrat turistike në Maqedoninë e Veriut. Krahasuar me vitin 2019, para pandemisë, gjatë këtij viti janë regjistruar 100 mijë turistë më pak, bëjnë të ditur nga Agjencia për Mbështetjen e Turizmit. Megjithëse në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave gjysmën e parë të vitit është rritur për 40 për qind numri i turistëve të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar. Kryetari i Agjencisë për Mbështetjen Turizmit, Lubço Janevski, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë dukuri kanë ndikuar dukshëm tonet e ashpra…
Shtatë persona janë privuar nga liria në Velews, pasi te ata janë gjetur lloje të ndryshme të drogave, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. “Natën e kaluar në harkun kohor nga ora 22:00 deri më 01:30 minuta në vendin e quajtur “Babuna” në Veles, nëpunës policorë të Policisë Kriminalistike pranë SPB Veles dhe të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Veles nga liria i kanë privuar shtatë persona për arsye se tek ata janë gjetur lloje të ndryshme të drogave. Në të vërtetë, duke vepruar në bazë të planit operativ të përgatirur paraprakisht për ‘Verë e sigurt…
Prej sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe Armatën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryesuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer. Vizitën zyrtare, admirali Bauer do ta fillojë nesër në Shtatëmadhorinë e Armatës dhe Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të realizojë takime me shefin e Shtatëmadhorisë, gjeneral-nënkolonelin, Vasko Gjurçinovski dhe ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, pas çka do të vijon edhe konferencë për media. Gjatë vizitës në Shtatëmadhorinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, kryesuesi i trupit më të lartë këshilldhënës ushtarak të NATO-s, do të informohet me planet dhe zhvillimin e aftësive të Armatës së…

