Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani ka folur për Fokus për familjen e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. “Unë i njoh, jemi një familje, kush kanë qenë, sa kanë pasur, çfarë kanë bërë para 2001 dhe më pas. E gjithë familja Ahmeti ishin blegtorë dhe bujq dhe gjithmonë në kufijtë e ekzistencës”, theksoi Limani për “Fokus”. Sipas tij, pasurinë e tyre pas luftës e kanë fituar në mënyrë të dyshimtë dhe sipas tij, nëse përfshihen të gjitha institucionet, nuk do të mund t’i gjejnë fundin krimit të tyre. “Kanë shfrytëzuar mjetet e pashpenzuara që kanë mbetur pas luftës në vitin…
Author: Jeta almakos
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, sot nga Brukseli tha se së bashku me kryetarin Mickoski dhe nënkryetarin Nikolloski po qëndrojnë në një vizitë dyditore në kryeqytetin evropian, gjatë së cilës do të thonë se nuk pranojnë ndryshimet kushtetuese “në këto rrethana dhe nën diktatin bullgar”. “Qëllimi parësor është konfirmimi i qëndrimeve të VMRO-DPMNE-së që kanë për qëllim mbrojtjen e interesave kombëtare dhe vështrimin e rrugës së integrimeve evropiane përmes atij prizmi, mospranimi i ndryshimeve kushtetuese në këto rrethana dhe nën diktat bullgar, dhe vlerësimi ynë është se eurointegrimi i Maqedonisë të ndiqet nga një prizm i kritereve reale evropiane”, tha…
Aktivisti politik, Bekim Qoku përmes një postimi në rrjetet sociale ka nënvizuar se partitë politike, përpara se të hedhin kritika e akuza virtuale ndaj Ramiz Merkos dhe BDI-së, të na thonë njëherë se sa padi penale kanë depozituar konkretisht pranë prokurorisë lokale apo republikane. “Partitë politike, përpara se të hedhin kritika e akuza virtuale ndaj Ramiz Merkos dhe BDI-së, të na thonë njëherë se sa padi penale kanë depozituar konkretisht pranë prokurorisë lokale apo republikane. Sa di unë, ASH ka bërë vetëm një përpjekje në 2017 të deponojë parregullësi me godinën e Universitetit të Merkos, që nuk u pranua nga…
Vetingu si proces i paralajmëruar tani më një kohë të gjatë nga partitë politikë dhe institucionet vendore, nuk dihet nëse në gamën e përfshirjes do të mund të jenë edhe përgjegjësitë juridiko penale vlerëson eskpertja juridike, Margarita Caca Nikolovska. Indiciet e Departamentit Amerikan të Shtetit se kryetari i Qytetit të Stugës, Ramiz Merko, akuzohet për korrupsion të theksuar dhe ndikim në procese gjyqësore, Nikollovska i sheh si mosveprim të organeve të ndjekjes dhe kjo nuk është çështje që duhet të zgjidhet me veting. Sipas saj, vetingu kërkon specifika të veçanta. “Kjo që ka të bëjë me Z.Merko, janë disa gjetje…
Kryeministri Dimitar Kovacevski sot nuk është përgjigjur nëse ka folur me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti për ngjarjet e fundit me kryetarin e degës së BDI-së në Strugë, Ramiz Merko, që është futur në listën e zezë të SHBA-së si dhe për rastin e nipit të tij Drin Ahmeti, që është blerësi i qendrës tregtare “Soravia” në qendër të Shkupit. Kryeministri Kovaçevski rekomandoi mediat që të gjitha pyetjet ti drejtojnë në Prokurori dhe gjykatat e vendit, përcjell INA. “Kam pasur një deklaratë në lidhje me kryetarin e Komunës së Strugës dhe i kam bërë thirrje të gjitha institucioneve kompetente në…
Punonjësit e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), presin që Qeveria të pranonte negociatorin e propozuar. Bëhet fjalë për profesorin Lazar Jovevski. Epilogu përfundimtar i situatës duhet të bëhet i ditur javën e ardhshme. Punonjësit e DAP, thonë se nëse nuk marrin pagesën shtesë të pagës atëherë do të shkojnë në grevë të përgjithshme. Ndonëse janë paralajmëruar nga ministri Fatmir Besimi se nuk guxojnë t’i ndalojnë pagat dhe të mbyllin kufijtë. Vase Nedanoski nga organizata sindikale e DAP-it, thotë se nuk ka ligj që mund t’i pengojë ata të mbajnë grevë të përgjithshme. “Për të mbajtur një grevë të përgjithshme…
Rasti i kryetarit të komunës së Strugës nga BDI-ja Ramiz Merko dhe futja në listën e zezë të SHBA-ve në fakt tregon se janë majat e pushtetit që stimulojnë dhe përkrahin krimin dhe korrupsionin, në vend që të luftojnë kundër tij. Këtë e theksoi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova në një tribunë të kësaj partie për korrupsionin dhe krimin. “Dhe ajo që mund të themi me siguri është se rasti Merko na tregoi se si vërtet sundojnë LSDM-ja dhe BDI-ja, dhe sot të jesh kriminel në Maqedoni është ndoshta gjëja më e lehtë që mund të bëhet, sepse është pikërisht…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se përshkallëzimi i situatës në Kosovë nuk e ka arritur pikun dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron luftë. “Ai dëshiron të ndodhë gjithçka që unë dua të shmang. Ne nuk e kemi arritur pikun e përshkallëzimit të krizës në Kosovë, siç mendojnë disa, mirëpo Kurti dëshiron luftë. Ai lutet për diçka të tillë”, ka thënë presidenti serb për Televizionin Pink në Beograd. Ai ka thënë se Kurti nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse duhet të formohet “në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara”. Vuçiç ka thënë…
Kolumnisti i rregullt në Al Jazeera Balkans për çështje rajonale, analisti kroat Davor Gjenero, nuk i sheh të ndara ngarjet e fundit me rrebellimin në Federatën Ruse të forcave mercenare Wagner si dhe kapjen e një veture të stërmbushur me armë në Zveçan ditë më parë për të cilën autoritetet kosovare vlerësuan se po përgatitej një sulm terrorist në vend. Gjenero ka leximin e tij të ndërthurrur të këtyre dy gjërave. Pyetur se si rrebelimi i Wagner mund të ndikojë në Kosovë, Gjenero thotë se: “Për aq sa Ballkani është në pyetje, shqetësimi i madh është Serbia”. “Personazhet më të…
Albert Ademaj, xhaxhai i 5-vjeçarit i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmë me nënën e vet në Pejë, si pasojë e vërshimeve, ka rrëfyer se si ka ndodhur kjo ngjarje tragjike. Ai tregoi se trupin e nipit e ka gjetur gjyshi, ndërkaq të kunatës e ka gjetur ky bashkë me disa shokë tri shtëpi më larg. “Trupin e nipit e ka gjetur babai dhe ka qenë në pyetje 20 sekonda kur ka shpërthyer nga këtu dhe ka mbushur komplet katin me ujë dhe pastaj ka shpërthyer këtej ku i kanë gjetur trupat e pajetë. Fëmijën e kemi gjetur një shtëpi më…
Shtrenjtimet zbrazën xhepat e qytetarëve. Për pjesën më të madhe pushimet në bregdet këtë vit përbëjnë luks pasi mezi ia dalin në sigurimin e nevojave bazë. “Fatkeqësi, gjithë kanë nga pak por për pushime nuk ka, mjafton të kemi për ta kaluar muajin, më tepër s`di çka t them” – banor. “Unë jam pensionistë s’kam sa duhet do të rri këtu. Mjafton fëmijët të shkojnë pak” – banor. “Për mua bregdeti është Tetova, sepse jetoj në perëndim dhe dua pushimet këtu t`i bëj. Para ndoshta ka por shumë shtrenjtë janë. Më lirë kushton të shkosh Kopenhagë Antalia se sa nga…
Kryeministri Dimat Kovaçevski nga Kujmanova bëri thirrje se të rinjtë duhet ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtëpi dhe se të gjithë palët politikë kanë për obligim ta bëjnë këtë të mundur. “Ne e kemi parë prej 20 vitesh se çfarë do të thotë të bësh politikë për mbledhjen e pikëve politike ditore dhe rejtingut. Kemi humbur 20 vjet. Kemi humbur brezat e rinj, të cilët shkojnë të punojnë jashtë dhe marrin pasaporta të vendeve të tjera. Ndërkohë ne u bëmë shtet i robëruar prej 11 viteve, nuk lëvizëm nga një vend, ndërsa të rinjtë tanë emigruan, duke merrë…

