Author: Jeta almakos

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq paralajmëroi se me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10d, përgjatë 4 viteve të ardhshme do të ndërtohen 23 kilometra rrugë për çdo vit. Ai shtoi se këto autostrada do të sjellin 8.000 vende pune të reja dhe  investim prej 1.3 miliardë euro, por gjithashtu ai theksoi se këto korridore hapin  edhe mundësi për krijimin e bizneseve të reja. BOJAN MARIÇIQ, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE “Me ndërtimin e një lidhjeje të re moderne rrugore në lindje dhe perëndim, ne po sigurojmë gjithashtu zhvillim të balancuar rajonal dhe lidhje me portet në Durrës dhe Burgas për…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut gëzon mbështetjen e plotë të SHBA-së për politikat e saj strategjike për anëtarësimin e plotë të vendit në BE, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, si sublimat i qëndrimit të tij në SHBA, ku u takua me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Tregtisë dhe Departamentit të Financave të SHBA-së, si dhe me përfaqësues të Bankës Botërore dhe FMN-së. FATMIR BYTYQI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE “Bashkërisht vlerësuam se integrimi evropian nuk ka të bëjë vetëm me respektimin e…

Lexo më Shumë

Në Ligjin e ri për Amnisti do të mund të përfshihen edhe dy të dënuarit e rastit “Monstra”, Haki dhe Fejzi Aziri. Mirëpo, këtë as nuk e pranoi dhe as mohoi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Ai tha se është tendencioze të përmenden emra konkret dhe se të burgosurit që do të lirohen, do të kalkulohen më vonë nga shërbimet e Ministrisë. Ai përmendi se ky ligj është i njëjti me atë të vitit 2018 që e kishte propozuar VMRO-DMNE. Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë “Është ligji i njejtë si në vitin 2018, nëse vepra të tilla janë amnistuar, do…

Lexo më Shumë

Këtë javë në emisionin “Intervistë në Shenja”, ishte i ftuar këshilltari i Albin Kurtit nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, ku temë ishte situata pas sulmit terrorist në veri të Kosovës. Nëse nxirret një konkluzion për të gjithë atë që ka ndodhur nga mëngjesi i së dielës e deri më sot, Qoku tha se është pikërisht efikasiteti i Policisë së Kosovës dhe menaxhimi i situatës i shkëlqyer në aspektin politik. BEKIM QOKU, KËSHILLTAR I KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS ALBIN KURTI “Flasim për një polici e përgatitur jashtëzakonishtë mirë dhe me një efikasitet të jashtëzakonshëm, në duart e një menaxhmenti të mirë…

Lexo më Shumë

Afër pikës kufitare Serbi-Kroaci që gjendet në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi është raportuar nga mediat serbe se janë sulmuar dy të rinj nga Kosova nga disa persona të panjohur. Njëri prej tyre, 19 vjeçar, ka vdekur nga plagët e marra me thikë, siç raporton mediumi serb “Blic”. Polica në Sremska ka konfirmuar se është gjetur trupi i një personi të panjohur dhe se autori “është duke u kërkuar intensivisht”. Gjegjësisht, sipas informacioneve, policia është në kërkim të personave të cilët të martën më 26 shtator sulmuan dy të rinj në hyrje të fshatit Batrovci dhe qëlloi…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur në “10 Minuta” në TV21 se nesër Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë do të sjellë vendim për uljen e tarifave doganore për produktetet bujqësore. “Nuk do të ndodh vetëm për 3-4 produkte bujqësore ku konsiderohet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë që kemi sasi të konsiderueshme për ta mbuluar tregun e vendit dhe me siguri kjo do të ndikojë edhe në uljen e prodteve bujqësore në përgjithësi dhe besoj se do të ketë ulje deri në 30 përqind me uljen e tarifave doganore. Tarifat doganore…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sot, së bashku me deputetin Kastriot Rexhepin dhe Muhamet Ametin, në shoqëri të miqve Driton Lajçit, ish deputet i Kuvendit të Kosovës dhe një nga drejtuesit e lëvizjes studentore, si dhe Man Kelmendit, veprimtar i kauzës kombëtare, qëndruan për vizitë tek familja e heroit të kombit, Afrim Bunjaku, ku shprehën ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Afrimit. Në këtë rast Mexhiti ka theksuar se dhimbja për Afrimin i kalon kufijtë e Kosovës, pra është dhimbje gjithëkombëtare dhe ai vendin do ta ketë në Altarin e atyre që u flijuan për mbrojtjen e atdheut. Flijimi…

Lexo më Shumë

Haki Aziri dhe Fejzi Aziri, të dy të dënuar për ndihmë në lëndën “Monstra”, një rast e dyshuar si i montuar, mund të amnistohen nëse Ligji për amnisti i përpiluar nga Ministri Krenar Lloga, kalon në Kuvend. Këtë për TV21 e konfirmoi edhe avokati i të dënuarve Naser Raufi. Amnistimi i tyre mund të bëhet për shkak se vepra që rëndon mbi ta është vetëm për “ndihmë” për rastin në fjalë, ndërsa nga ana tjetër dy të dënuarit tashmë e kanë kryer dy të tretën e dënimit. Haki e Fejzi Aziri janë të dënuar me 9 dhe 15 vjet burg…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale shkruan se pajtohet dhe përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e udhëzimit të tij, për përfshirjen e grafës etnike në certifikatat e lindjes/vdekjes dhe ato martesore të lëshuara nga Evidenca Amë. Nga ana tjetër, ai thotë se pret që gjykata të veprojë sipas detyrës zyrtare edhe për aktet e tjera ku është shkelur afati kushtetues për publikimin në Gazetën Zyrtare. Sipas Gjykatës Kushtetuese, udhëzimi është shfuqizuar për shkak se gjykata vlerëson se është bërë shkelje e nenit 52, paragrafi 2 i Kushtetutes, gjegjësisht nuk është respektuar afati kushtetues…

Lexo më Shumë

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB u është përgjigjur akuzave të opozitës duke potencuar “Dënimet për pedofilët u ulën kur Besa, Alternativa dhe Mexhiti ishin në Qeveri”, shkruan Top24 Është mëkat i madh njerëzor por edhe politik, biles ështe për të ardhur keq kur “turpin” e juaj u mveshni të tjerëve. Ligji në fjalë është propozuar në 2021 kur në Qeveri ka qenë Levizja Besa me Izet Mexhitin dhe ka vazhduar përsëri me Izet Mexhitin dhe me Alternativën përsëri në Qeveri 2022/2023 dhe është votuar në Kuvend në kohën kur unë nuk…

Lexo më Shumë

Nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq nuk është i përfshirë vetëm në ngjarjet e fundit terroriste në veri. Ai edhe më parë ka udhëhequr atje grupe kriminale të cilat në vazhdimësi kanë shkaktuar destabilizim në komunat veriore të vendit. RTK mëson nga burimet e saj në veri të Republikës, se Radojiçiq dhe grupi i udhëhequr nga ai kanë dhënë deri në 15 mijë euro për t`i djegur veturat e qytetarëve që i regjistronin me targa RKS. Deri në 15 mijë euro ka shkuar pagesa për t`i djegur veturat me regjistrim të Kosovës në veri të vendit. Milan Radoiçiq, i cili…

Lexo më Shumë

Një tifoz terrorist i Crvena Zvezdës ka mbetur i vdekur gjatë aksionit terrorist që një grup serb i organizuar e ka kryer në Kosovë, gjatë ditës të dielës. Mediumi boshnjak,’Klix.ba‘ ka raportuar se Stefan Nedeljkovic, ka mbetur i vrarë gjatë këtij aksioni, me forcat e Policisë së Kosovës që dyshohet se e kanë ekzekutuar terroristin në fjalë. Bashkëshortja e Stefan Nedeljkoviqit, tifozit terrorist i ka dhënë lamtumirën atij me një postim në Instagram: “Pres ende që dikush te me zgjojë nga ky makth. Nuk do të jem patetike e di që nuk të pelqen. Shpresoja deri në momentin e fundit…

Lexo më Shumë